Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Nёntor 2010

Shtator – Tetor 2010

I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Mbyllje e rrethit 

1.2. Ku gabojnë gjykatat e Maqedonisë gjatë përcaktimit të masës paraburgim?

1.3. Implementimi i indikatorëve për matje të diskriminimit në nivel lokal

1.4. Trauma qendër kombëtare urgjente – reforma në shëndetësi ose edhe një aksion i shpejtuar i Qeverisë?          

II. RASTE INDIVIDUALE

2.1. Rasti i zgjidhur pozitivisht i Z-njës Sali Anita për ndarje të shtesës fëmijërore

__________________________________________________________________

I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Mbyllje e rrethit

Një nga treguesit se në tranzicionin tonë që nuk ka fund kemi bërë shumë pak në transformimin e shoqërisë nga ajo e vjetra (e mbyllur) në të re (të hapur) është raporti i pushteteve ndaj sektorit joqeveritar. Çdo pushtet demokratik din të nxjerr përfitim për qytetarët nga bashkëpunimi me sektorin joqeveritar, por në mjedise, siç është i yni me demokraci të brishtë, OJQ vite me radhë përpiqen të vënë në pah atë që nuk në përditshmërinë tonë me qëllim që punët të nisin kah më e mira, mirëpo pushteti, kompetentët ndaj porosive të tyre sillen sipas thënies “Qentë lehin, karvani kalon”, madje edhe përpiqen që t’ua mbyllin gojën.

Edhe Komiteti ynë, për fat të keq, vite me radhë e fiton “vëmendjen” nga pushteti, pa marrë parasysh cilave ngjyra partiake i takon. Disa herë deri tani kemi vënë në pah faktet se pushtetet e këtushme janë të detyruara, në, de fakto, njohuritë tona, pas një kohe të caktuar edhe më ndryshe të paketuara (nga faktorë relevant), ë prapëseprapë tua kushtojnë vëmendjen e duhur. Mjafton që të krahasohen kumtesat tona publike[1] edhe që na e porosisin “të huajt” që kanë domethënie të madhe për ne.

Raporti i botuar para do kohe i Komisionit Evropian për përparimin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2010[2] është përplot me shembuj të cilat e mbështesin këtë pohim tonin.

Në pjesën e gjyqësisë konstatohet përparim i kufizuar në implementimin e reformave (ndërkaq prioritet kyç në partneritetin tonë asociativ me BE): “Në pikëpamje të pavarësisë së gjyqësisë nuk është bërë përparim i mëtejmë i cili do të sigurojë që dispozitat ekzistuese ligjore të implementohen në praktikë”. Që mandej në fjalinë vijuese ta vë në pah zotin Manevski si shembull: “Roli i Ministrit të drejtësisë në kuadër të Këshillit Gjyqësor shkakton brengosje serioze për përzierje të pushtetit ekzekutiv në punën e gjyqësisë”. Raporti i përmend edhe “komentet” në raport me Gjykatën Kushtetuese të përfaqësuesve të pushtetit, e si shkas  për brengosje serioze për presionet mbi pavarësinë e gjyqësisë theksohet edhe lustrimi i kryetarit paraprak të Gjykatës Kushtetuese.

Vallë a është atëherë e çuditshme ajo që në rezymenë e hulumtimit të opinionit publik në kuadër të projektit Ballkan Monitor të  organizatës Galup për vitin 2010[3]  konstatohet se 31 përqind të Maqedonasve dhe 20 përqind të shqiptarëve kanë besim në institucionet dhe posaçërisht në jurisprudencën.

Në pjesën e të drejtave të njeriut, për shembull, konstatohet se para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg, është konstatuar se shteti është fajtor në disa 21 raste, se 400 aplikacionet e reja janë parashtruar nga tetori i vitit 2009 deri në shtator të vitit 2010 me çka numri i tërësishëm i rasteve tona atje është rritur në      1 222.

Në raport përmenden edhe “Alfat” famoze, të cilët për shkak të presionit nga jashtë mbetën vetëm në Shkup, edhe më tej në kontekst të trajtimit të qytetarëve jashtë nga ligji dhe si dyshim për hetimet të cilat realizohen për akuzat e këtilla.

Këtu janë edhe trajtimi johuman dhe degradues në institucionet tona mjekësore për shërim nga sëmundjet mendore, e përmendet edhe rasti i Kalid El-Mastrit, shtetas gjerman me origjinë libaneze, për odisenë e të cilit nga aeroporti i Shkupit deri në Afganistan dhe prapa deri në Shqipëri rol kyç kanë “xhems-bondat” tonë, por politikanët tanë nuk janë të disponuar ta zbardhin me procedurë legale. Mu për këtë këto ditë nga Londra, në mënyrë plotësuese na arriti edhe apeli i organizatës Amnisti Interneshënel, duke na informuar me këtë rast se gjykata në Strasburg do të merret edhe me këtë rast.

Dhe nënkuptohet nuk mbeti e pa vërejtur politika antidiskriminuese (zyrtare) dhe injorimi i “orientimit seksual” si bazë të diskriminimit: Këtu është plus, brengosja për stigmatizimin dhe rastet e LGBT bashkësisë...

Në fund të shtatorit përfundoi edhe vizita e nëntë në Maqedoni nga ana e Komitetit për parandalim të torturës dhe procedimit ose ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues (KPT) të Këshillit të Evropës (21 shtator – 1 tetor 2010). Fokusi i vizitës ishin institucionet ku personat janë të kufizuar ose të privuar nga liria e tyre, e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë si dhe me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.  Delegacioni vizitoi rreth dhjetë stacione policore të cilat janë nën kompetencat e Ministrisë së punëve të brendshme, katër burgje dhe një shtëpi përmirësuese të cilat janë nën kompetencat e Ministrisë së drejtësisë, tre spitale psikiatrike të cilat janë kompetencat e Ministrisë së shëndetësisë dhe Enti special nga Demir Kapia i cili është nën kompetencë të Ministrisë së punës dhe politikës sociale. Në fund të vizitës delegacioni ua prezantoi pushteteve kombëtare konkluzionin e vet fillestare, e ndërkohë ju urdhëroi menjëherë të hapen pjesë të caktuara të institucioneve që janë vizituara.

Konkluzionet e këtij komisioni të fuqishëm më së shpeshti nuk janë të këndshme për autoritetet tona për shkak të mekanizmave kontrolluese dhe për shqiptimin e sanksioneve të mundshme për shtetet të cilat nuk e respektojnë ose i shkelin këto standarde. Konkluzioni nga raporti i fundit dërguar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për vizitën që Maqedonisë që ia ka bërë Komitetit për parandalim të torturës dhe procedimit ose ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues (KPT) nga 30 Qershori deri më 3 Korrik të vitit 2008 ishte – “Vendi që i përkushtuar sundimit të të drejtës dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, siç është rasti me Republikën e Maqedonisë, nuk mund t’ua kthejë shpinën obligimeve të veta ndërkombëtare – të bashkëpunojë me trupat e themeluara në sajë të marrëveshjeve, të tillë siç është KPT.” Pas këtij reagimi mungonte edhe pak që Komiteti të na “shpërblejë” me deklaratë publike, e cila me sa duket ende qëndron mbi kokat tona.

Në pritje të raportit të plotë për këtë vizitë, më se e qartë është se edhe krahas moskujdesit demonstrativ për institucionet e mbyllura, pushteti nuk është aq i pafuqishëm që të ballafaqohet me problemet e shtresuara me decenie në këto institucione. Dhe gjithsesi ajo këtë nuk e bën në mënyrë të vazhdueshme, sepse kjo temë kurrë, madje asnjëherë nuk ka qenë parësore në fushatat zgjedhore.

Trajtimi i personave të privuar nga liria e tyre është kontrollim ose test për shkallën e civilizimit në një shoqëri të caktuar. Nuk ekziston liria e jonë dhe e juaj, por ekziston ose respektimi i saj ose shkelje dhe abuzim. Institucionet ku janë të vendosur personat që janë të kufizuar ose të privuar nga liria, të përcaktuara që ti shërbejnë shoqërisë, nuk janë dhe nuk mund të jenë ishuj të izoluar që janë jashtë nga supervizionit të jashtëm.

Për raportin e pushtetit ndaj OJQ flasin edhe sulmet e fundit mbi organizatat,fondacionet e caktuara civile dhe të aktivistëve të tyre. Pozita është e qartë Pozita është e qartë – çdo kush që mendon ndryshe sipas definicionit është armik. Ky pushtet pas qërim hesapeve me mediet të cilat nuk i kontrollon, sërish ju kthye organizatave, fondeve dhe aktivistëve të sektorit civil, të cilët nuk i ndajnë “vizionet” e saj. Përpjekja e këtillë e ashpër për diskualifikimin dhe minorizimin e rekomandimeve nga lëvizjet qytetare, flet për konceptin totalitar sepse jo vetëm që nuk merren parasysh analizat dhe projeksionet nga organizatat joqeveritare, por bëhet çdo gjë që t’ua mbyllin gojën. Pas skemës tanimë të parë shpallen struktura anti-shtetërore dhe tradhtare, mercenarë të huaj e kështu me radhë.

Shembuj të këtillë mund radhiten deri në pafundësi, por edhe në vazhdim të këtij raporti ne do të vëmë në pah disa shembuj të ri.

Vallë a duhet edhe kësaj radhe të përsëritet se në vend të stigmatizimit, diskreditimit dhe mbylljes së gojës të sektorit joqeveritar, pushteti duhet të fillojë dialog serioz dhe të hapur me të gjithë faktorët aktiv në shoqërinë e Maqedonisë dhe seriozisht ti shqyrtojë analizat, rekomandimet dhe projeksionet të cilat i shpalosin lëvizjet civile. Monitorimi objektiv i lëvizjeve në shoqëri nga ana e organizatave civile është korrektues i pa zëvendësueshëm dhe orientues në çdo shoqëri të shëndoshë demokratike.

1.2. Ku gabojnë gjykatat e Maqedonisë gjatë përcaktimit të masës paraburgim?

Kah fundi i muajit të kaluar Maqedonisë ju dërgua edhe një vendim gjyqësor[4] nga Gjykata në Strasburg, kësaj radhe sipas nenit 5 paragrafi 3 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, përkatësisht për shkelje të të drejtës për liri dhe siguri.

Të vetëdijshëm për mos-konsekuencat në caktimin e masës paraburgim në të ashtuquajturin rast “Syri i gjarprit”, Komiteti i Helsinkit dukë i përfaqësuar palët kah fundi i vitit 2008 vendosi ti parashtrojë ankesë Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut për të drejtat e njeriut, i nxitur nga sjellja injorante të gjykatave në shtet ndaj asaj që ne theksonim.

Pas dy vitesh, konfirmimi për pohimet e Komitetit të Helsinkit arriti nga Gjykata në Strasburg, por kësaj radhe në formë vendimi gjyqësor me të cilin konstatohet se Republika e Maqedonisë në rastin në fjalë me të cilin konstatohet se e ka shkelur Konventën[5] me atë që nuk ka siguruar shkaqe të mjaftueshme që qytetarët e vet ti mbajë më tepër se tetë muaj në paraburgim të vazhdueshëm.

Në të vërtetë,  në vendimin e vet gjyqësor Gjykata Evropiane rikujton, njëlloj si Komiteti i Helsinkit disa herë më parë, se “personi i akuzuar për shkelje gjatë gjykimit duhet gjithmonë të jetë i lirë, përveç në rastet kur shteti mund të dëshmojë se ekzistojnë shkaqe të mjaftueshme dhe relevante që ta arsyetojë paraburgimin e vazhduar[6]".

Gjykata konstaton se “nevoja për privim të vazhdueshëm nga liria nuk mund të vlerësohet nga pika abstrakte e shikimit, duke e marrë parasysh vetëm seriozitetin e shkeljes. Ajo duhet të konstatohet me referim në faktorë të shumtë të tjerë relevante....“, njëlloj si që vazhdimi i paraburgimit NUK MUND të përdoret si lloj ndëshkimi[7], ajo që për fat të keq ndodh në realitetin e Maqedonisë.

“Sipas mendimit të Gjykatës, gjykatat vendore nuk e kanë konstatuar ekzistimin e çfarë do qoftë fakti konkret në përkrahje të konkluzioneve të tyre. Nuk janë dhënë shkaqet për atë se përse pasojat dhe rreziku nga arratisje janë dukë si më pak të rrezikshme për ankuesit, se paraburgimi i tyre i vazhdueshëm[8]”.

Më tej Gjykata Evropiane konstaton se “në asnjë stadium të procedurës, gjykatat vendore nuk i kanë arsyetuar vendimet e veta sepse alternativat e privimit nga liria nuk kanë qenë të mjaftueshme të sigurojnë që gjykimi të zhvillohet me rrjedhën përkatëse, që sipas Qeverisë, është qëllimi kryesor për vazhdimin e paraburgimit të banorëve[9]”.

Në vendimin gjyqësor gjithashtu theksohet se “duke e konfirmuar paraburgimin, gjykatat vendore në mënyrë të vazhdueshme  e kanë përsëritur formulimin e njëjtë duke përdorur fjalë identike. Duket se ata kanë pasur pak para sysh, nëse madje edhe kanë pasur, për rrethanat për çdo njërin nga ankuesit veç e veç, sepse paraburgimi i tyre është vazhduar me vendime kolektive për paraburgim. Praktika e lëshimit të vendimeve kolektive për paraburgim është konstatuar nga Gjykata si vetvetiu e pa përputhshme me nenin 5 paragrafin 3 nga Konventa, nëse kjo lejon paraburgim të vazhdueshëm për grup të personave pa vlerësimin veç e veç të bazave për paraburgim në raport me çdo anëtar të veçantë të grupit[10]”. 

Në raport me mjetit juridik ankesë, Gjykata Evropiane konsideron se “në rrethanat konkrete të lëndës, ankesa ka qenë jo-efektive, për shkak se Gjykata e Apelit, në çdo rast i ka refuzuar ankesat me vendim të thjeshtë në të cilën i ka përsëritur shkaqet, në formë të shkurtuar, të shprehura nga këshilli gjyqësor[11].”

Këto qëndrime nuk janë kurrfarë risi por të njëjtat janë të njohura nga praktika e deritanishme e Gjykatës në këtë temë. Ajo që kërkohet nga Republika e Maqedonisë si anëtare të Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës është që harmonizohet me dispozitat e saja dhe posaçërisht me praktikën e Gjykatës për të mund të sigurojë mbrojtje përkatëse dhe efikase të të drejtave të qytetarëve të vet. Kjo posaçërisht ka të bëjë me të drejtën për liri dhe siguri sepse e njëjta është njëra nga të drejtat më të ndjeshme të njeriut. 

Komiteti i Helsinkit me keqardhje konstaton se retorika e këtillë e ashpër nga Gjykata Evropiane mund të mënjanohej nëse gjykatat në kohë i pranonin theksimet tona[12], si dhe theksimet e opinionit të ekspertëve. Prapëseprapë, Komiteti sinqerisht shpreson se ky vendim gjyqësor do të jetë shkas i mjaftueshëm që i njëjti të përdoret si doracak për përcaktimin e udhërrëfyesit sipas të cilit gjykatat duhet të lëvizin gjatë përcaktimit të masës paraburgim, me çka do të mënjanohen vendimet e tjera të këtilla gjyqësore, si dhe kritikat dhe shpenzimet në llogari të R. së Maqedonisë.

1.3. Implementimi i indikatorëve për matje të diskriminimit në nivel lokal

Si rezultat i stereotipeve, paragjykimeve dhe praktikave diskriminuese gjerësisht të përhapura, diskriminimi në sajë gjinisë, kombësisë, prejardhjes etnike, handikapit, moshës, orientimit seksual ende është dukshëm i pranishëm në shoqërinë tonë. Legjislatura dhe politike anti-diskriminuese janë në proces të zhvillimit, por ende janë jo-efektive dhe të pamjaftueshme. Hulumtimet dhe anketat e OJQ-ve për të drejtat e njeriut dhe për të drejtat e grave, si dhe raportet nga mekanizmat e shumtë kundër diskriminimit, tregojnë se grupet më të diskriminuara janë gratë dhe vajzat, pakicat etnike dhe fetare, Romët, popullata gej/lesbike, personat me nevoja të posaçme. Ekziston diskriminim i përhapur gjerë në tregun e punës dhe në procesin e punësimit drejt grave dhe burrave më të moshuar, nënat/prindërit vetushqyes, personat me handikap, popullatës gej/lesbike, Romet. Dhuna mbi gratë dhe fëmijët, madje dhuna në familje ende mbizotëron fuqishëm si formë e diskriminimit mbi gratë. Keqpërdorimi dhe shqetësimi në vendin e punës më në fund shënohet në Ligjin për marrëdhënie pune, mirëpo mobingu është çështje që kryesisht diskutohet vetëm midis organizatave joqeveritare që merren me të drejtat e njeriut

Gjatë implementimit të Ligjit për pengimin  dhe mbrojtje nga diskriminimi, në përgatitjen e politikave dhe të praktikës kundër diskriminimit hap i rëndësishëm do të jetë zhvillimi dhe përcaktimi i indikatorëve për matje të diskriminimit.

Indikatorët e përgatitur për matje të diskriminimit në nivel lokal nga ana e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë janë në formë të kornizës lehtë të lexueshme dhe duhet tu shërbejnë pushteteve lokale si udhëheqës për krijimin e politikave, për identifikimin e dallimeve ekzistuese në të dhënat të cilat i sintetizojnë, për krijimin e planeve aksionare me masa/aktivitete konkrete dhe duhet të shërbejnë si bazë për trajnim të mëtejmë të administratës për zbatim të ligjit, politikave dhe aktiviteteve, si dhe për ngritjen e vetëdijes midis palëve të prekura dhe më gjerë në bashkësinë.

Gjatë realizimit të punëtorive nëpër tërë shtetin, në bashkëpunim me të gjitha 84 komunat, hasëm në disa njohuri fillestare për funksionimin e vetëqeverisjes lokale, si dhe për funksionimin e, deri tani, mekanizmit të vetëm për pengim dhe mbrojtje nga diskriminimi në nivel lokal: Komisionet për mundësi të barabarta midis burrave dhe grave (KMB).

Nga komunikimi intensiv me Koordinatorët/et e KMB, si dhe nga gjendja e gjetur në terren të cilën e konstatuam gjatë vetë realizimit të punëtorive, konkluzioni është se ato funksionojnë vetëm formalisht, përkatësisht vetëm me qëllim të përmbushjes së obligimit ligjor që të themelohen;

KMB janë të informuar në mënyrë jo-përkatëse  dhe të përgatitur për përmbushjen e funksionit të vet. Të njëjtit as që janë të njoftuar as që i zbatojnë praktikisht autorizimet e veta të cilat rrjedhin nga Ligji për mundësi të njëjta midis grave dhe burrave dhe grave posaçërisht për obligimin që të shqyrtojnë, japin komente posaçërisht për obligimet e propozim Buxhetit të njësive të vetëqeverisjes lokale (NJVL);

Në strukturat e vendimmarrjes në NJVL, KMB nuk luan kurrfarë roli të rëndësishëm dhe vendimet më shpesh nuk kanë kaluar përmes filtrit të balancimit në strukturën e vendimmarrjes në NJVL, KMB nuk luajnë rol të rëndësishëm dhe vendimet më së shpeshti nuk kanë kaluar përmes filtrit të balancimit gjinor;

Pas të gjitha zgjedhjeve ndërrohen edhe koordinatorët e KMB, me çka humbet memoria institucionale;

Nuk ekzistojnë mekanizma për mbajtjen dhe mbindërtimin e memories institucionale, e as ekzistojnë mekanizma për transfero të diturisë së përfituar, me çka në çdo katër vjet fillohet nga fillimi pa kushte për përparim;

Buxhetet miratohen në një transparencë të kushtëzuar;

Qytetarët nuk janë të informuar për të drejtat e në procesin  krijimit dhe realizimit të buxheteve komunale, e prej këtu edhe interesi i qytetarëve për këto procese;

Ka vetë procedura formale të prioretizimit, me çka është luhatur parimi për komuna sipas masës së qytetarëve, përkatësisht të idesë themelore për decentralizim;

Procesi i decentralizimit është në gjendje kritike, për shkak të ndikesës së fuqishme të pushtetit qendror në vendimmarrjen dhe punën e pushteteve lokale;

Kyçje e pjesshme e qytetarëve në procesin buxhetor, si dhe informim më i madh në raport me qasshmërinë e raporteve ka në ato komuna që e kanë implementuar ISO standardin.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë është iu brengosur për nivelin e pjesëmarrjes, llogaridhënies dhe transparencës së vetëqeverisjeve lokale, me çka në mënyrë drastike zvogëlohen të drejtat e njeriut të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Për shkak të “centralizimit të decentralizimit” që mund të vërehet, të zgjedhurit e popullit nuk janë në mundësi që ta përmbushin rolin e vet të zërit dhe mjetit të qytetarëve në përmbushjen e të drejtave të tyre dhe realizimi i jetës më të mirë dhe më dinjitoze. Vetëqeverisjet lokale bashkë me pushtetin qendror duhet të bëjnë përpjekje për implementimin e legjislativit anti-diskriminues dhe ti përforcojnë mekanizmat ekzistues për pengimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi (KMB), si dhe ti miratojnë indikatorët me çka diskriminimi do të bëhej i matshëm, e kjo do të thotë edhe fillimi i zbatimit të parimit të “nga poshtë-lartë” në vendimmarrjen dhe krijimin e politikave

1.4. Trauma-qendër kombëtare urgjente – reforma në shëndetësi ose edhe një aksion i shpejtuar i Qeverisë?

Komitetit të Helsinkit ju drejtua një grup mjekësh nga Klinika Universitare për sëmundje ortopedike në lidhje me vendimin qeveritar për integrimin e katër klinikave në trauma qendër urgjente të re, duke e arsyetuar se bashkëngjitja e klinikës së tyre në trauma qendrën e re është gabim serioz me të cilin do ti shkaktohet dëm sistemit shëndetësor dhe me të cilin Qeveria do ta braktis planin e paraparë për riorganizim të shëndetësisë. Nga ana e tyre tanimë i është parashtruar iniciativa Gjykatës Kushtetuese me të cilën kërkohet shlyerje e vendimit të Qeverisë për integrimin e katër klinikave në trauma qendër të re klinike.

Kolegjiumi profesional i ortopedisë kërkesën për shlyerje të vendimit ja ka dërguar edhe Qeverisë edhe Ministrisë së shëndetësisë. Për fat të keq edhe përkundër seriozitetit të situatës të cilën ata kanë dashur edhe personalisht ta arsyetojnë para Kryeministrit, ata deri sot nga nuk janë thirrur në bisedë.

Gjatë disa viteve të fundit gjithnjë e më tepër në sipërfaqe dalin problemet me të cilat ballafaqohet shëndetësia në Republikën e Maqedonisë. Duke filluar nga objektet e rrënuara, kushtet e këqija për vendosje dhe punë, rastet e shpeshta të vdekjes, mungesa e barërave dhe të materialeve të tjera medicinale, kështu këtë muaj erdhëm deri tek ndalesa për dhënie e deklaratave nga mjekët e punësuar. 

Vazhdimisht jemi të informuar publikisht se Ministria e shëndetësisë themelon komisione, hulumtojnë rastet, punojnë në ndryshimet në sektorin shëndetësor me qëllim të përmirësimit të kushteve për sigurimin e shërbimeve shëndetësore, por në jetën reale këto kushte më të mira assesi të realizohen.

Gjatë vitit të fundit nga Ministria e shëndetësisë u përgatit Strategjia për shërbimet urgjente medicinale dhe Plani aksionar për përmbushjen e saj, sepse siç deklaroi Ministri i shëndetësisë: “Segmenti i cili ende nuk është reformuar janë shërbimet e ndihmës urgjente mjekësore të cilat janë pjesë përbërëse e sistemit shëndetësor, kanë rëndësi të madhe, e në të njëjtën kohë janë edhe tregues për gjendjet e gjithëmbarshme në sektorin shëndetësor të një shteti”.

Qëllimi i Strategjisë është përmirësimi i nivelit të dhënies së shërbimeve mjekësore, sigurimi i mbulimit të njëjtë me shërbime urgjente mjekësore në territorin e tërë shtetit, ri-shpërndarja e shpenzimeve të tërësishme në sistemin e shërbimeve mjekësore të urgjencës dhe sigurimi i informimit më të mirë të popullatës për qasshmërinë e shërbimeve mjekësore të urgjencës.

Dhe në vend që të vijohet strategjia dhe plani aksionar dhe në mënyrë të përshkallëzuar të ndërtohet dhe të reformohet ky sistem, vetëm dy vjet pasi e shpërndau Qendrën Klinike në 31 klinikë, Qeveria vendosi sërish të bashkojë katër klinika (traumatologji, ortopedi, KARIL – shërim intensiv, anestezi dhe ri-animim) dhe Qendrën urgjente në trauma-qendër kombëtare urgjente.

Mbrojtja shëndetësore është e drejtë, e jo edhe privilegj. Për përmbushjen e të drejtës njerëzore për mbrojtje shëndetësore, sistemi shëndetësor patjetër duhet të sigurojë që çdo person të ketë qasje në mbrojtje gjithëpërfshirëse, cilësore shëndetësore. Askush në sajë të çfarë do qoftë baze nuk guxon të diskriminohet.

Ngjarjet e fundit ku pacientët deklarojnë se për tu operuar nevojitet që paraprakisht të blejnë materiale të caktuara për shkak të mungesës së të njëjtave në klinikat, e të njëjtën e konfirmojnë edhe mjetet, janë brengosëse. Atëherë, si do të ndikojë mungesa e mjeteve në shëndetin e tyre?

Dhe, në vend që kompetentët të merren me këtë problem dhe të kontrollojnë nëse mungon dhe çka mungon, për të gjetur mënyrë që ti sigurojnë materialet e nevojshme, ata vendosën të sjellin urdhër për ndalesë që mjekët të japin deklarata. Kjo në asnjë rast nuk ndihmon në zgjidhjen e problemeve me të cilat janë të ballafaquar pacientët.

Rikujtojmë në disa aksionet e fundit të pa suksesshme të Qeverisë pas të cilave vijonte abrogimi i tyre nga Gjykata Kushtetuese dhe ndryshimi i tyre. Shëndetësia nuk është fushë në të cilën mund të lejohen aksione të shpejta dhe të pa menduara mirë, sepse të njëjtat mund të tërheqin pasoja të shumta për shëndetin dhe jetën e njerëzve.

Komiteti i Helsinkit e përcjell gjendjen me Trauma-qendrën e porsaformuar Kombëtare urgjente dhe procedurën para Gjykatën Kushtetuese me rastin e iniciativës së parashtruar për shlyerje të vendimit të Qeverisë.

Sërish rikujtojmë se ajo që është më me rëndësi në tërë këtë situatë është shëndeti dhe jeta e pacientëve. Presim që rezultati përfundimtar të jetë në favor të tyre, dhe madje nëse është e nevojshme dikush të pranojë se ka shpejtuar me reformat dhe se ka filluar nga fundi, që mandej të kthehet një hap prapa dhe kësaj radhe ta bëjë punën ashtu siç duhet!

II. RASTE INDIVIDUALE

2.1. Rasti i zgjidhur pozitivisht i Z-njës Sali Anita për ndarje të shtesës fëmijërore

Në raportin e kaluar mujor[13], Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i Republikës së Maqedonisë raportonte për lëndën e Z-njës Sali Anita nga Velesi, e cila na u drejtua dhe na informoi se është refuzuar kërkesa e saj për realizimin e të drejtës për shtesë prindërore për fëmijën e lindur të katërt.

Në vendimin që e ka marrë është theksuar se: “Kërkesa për realizimin e të drejtës për shtesë prindërore refuzohet si e pabazë sepse Sali Anita në muajin prill të vitit 2010 ka lindur në lindjen e saj të katërt me radhë dy fëmijë të lindur të gjallë (binek) si fëmijë i katërt dhe i pestë, që do të thotë se me lindjen e fëmijës së pestë për shkak se në pajtim me dispozitat ligjore të drejtën për shtesë prindërore mund të realizohet deri në fëmijën e katërt të lindur të gjallë”.

Në shkresën tonë, nga Qendra për punë sociale në Veles qysh gjatë muajit qershor të vitit 2010 është marrë përgjigje se për vendimin e tillë janë konsultuar me personat kompetent nga Ministria e punës dhe politikës sociale dhe se në sajë të ankesës së parasht6ruar nga pala e tërë lënda i është dërguar Ministrisë për shqyrtim dhe vendimmarrje.

Pas ankesës së parashtruar dhe intervenimit nga ana e Komitetit, nga Ministria e punës dhe e politikës sociale, gjatë muajit tetor ne na informuan se lënda është zgjidhur dhe se palës i është miratuar e drejta për shtesë prindërore e cila i takon në sajë të ligjit.

Komiteti i Helsinkit e përshëndet procedurën e Ministrisë, por apelon për zgjidhje më të shpejtë të lëndëve të këtilla, posaçërisht kur bëhet fjalë për mjete të cilat fëmijëve dhe familjeve të tyre u janë më tepër se të nevojshme për ti realizuar nevojat e përditshme ekzistenciale. Prandaj në lëndët e këtilla reagimi i shpejtë ka rëndësi tejet të madhe.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Vizitoje ueb faqen tonë  www.mhc.org.mk 

[2] Bruksel, 9 Nëntor 2010

[3] Gallup Balkan Monitor – Insights and Perceptions: Voices of The Balkan 2010

[4] Vendim gjyqësor i datës 28.10.2010, për lëndën N.  Vasillkovski dhe të tjerë kundër RM, Aplikacioni nr. 28169/08

[5] Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut

[6] Paragrafi 56 nga Vendimi gjyqësor

[7] Nj., Paragrafi 61  

[8] Nj., paragrafi 62 

[9] Paragrafi 62 nga Vendimi gjyqësor

[10] Nj., paragrafi 63

[11]  Nj., paragrafi 46

[12] Shih http://www.mhc.org.mk/?ItemID=6F2C84109F368E439246B7E0370D8833 , raportet mujore për dhjetor 2007/janar 2008, nëntor 2007, korrik/gusht 2007, shkurt 2007, mars 2008, qershor 2008 ose kërko “paraburgim” në www.mhc.irg.mk 

[13] http://www.mhc.org.mk/?ItemID=BFC0352DC393A44283C3E3FA46DBEEA1

Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57