Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Korrik 2009

Qershor 2009

1.           NGJARJE PUBLIKE  DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1.                Leksion për studentët e pa dëgjueshëm 

1.2.                Etika në religjionet ose vënia e sërishme e mësim besimit  vetëm me nocion më të sofistikuar?  

1.3.                Plaka gënjen, por trapi nuk gënjen

1.4.                Arsimi i mesëm është i obligueshëm, por vallë a kanë qasje të gjithë në të në mënyrë të barabartë

2.   RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1.                Rasti Shenoll Memish

2.2.                Rasti Liljana Dimitrova Nakova

2.3.                Rasti Zllate Trajkovski

2.4.                Rasti Sasho Kostadinovski

3.     SHKELJE E TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

3.1.                Kush ka të drejtë: Oda e noterëve apo Ministria e drejtësisë?

3.2.                Vallë a kemi mbrojtje gjyqësore – rasti Zhito Lluks 

3.3.                Rasti Jane Pirganovski

-------------------------------------------------------------------------------------

1. NGJARJE PUBLIKE  DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Leksion për studentët e pa dëgjueshëm

Republika e Maqedonisë konsiderohet si shtet demokratik në të cilin mbahet llogari për sigurimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Dhe kështu me vetë pranimin e dokumenteve ndërkombëtare nga të cilat rrjedhin garancitë themelore për të drejtat e njeriut dhe për integrimin e tyre kushtetues, midis të cilave edhe liria e të bashkuarit dhe të shprehurit të protestës publike, shteti e ka marrë obligimin jo vetëm që t’i mundësojë por ato edhe t’i mbrojë dhe sigurojë.

Për fat të keq, ngjarjet e para do kohshme me një grup studentësh dhe vendimet gjithnjë e më të shpeshta gjyqësore kundër gazetarëve për informacionet e prezantuara, çojnë në konkluzën se demokracia dhe mbrojtja e të drejtës së të shprehurit dhe të të bashkuarit në Maqedoni janë vetëm fjalë në letër.

Komiteti i Helsinkit paraprakisht tanimë vuri në pah për kundërshtimin e Ligjit për tubime publike sipas të cilit është i nevojshëm paralajmërimi paraprak i tubimit publik në MPB me aktin më të lartë juridik Kushtetutën e cila në nenin e vet të 21-të në mënyrë të prerë siguron se “qytetarët kanë të drejtë të tubohen në mënyrë të qetë dhe të shprehin protestë publike pa paralajmërim paraprak dhe pa leje të veçantë.....”. Prapë se prapë, edhepse është në kolizion me Kushtetutën, studentët organizatorë të protestës duke i respektuar kërkesat në Ligjin për tubime publike, në mënyrë të rregullt e kanë paraqitur tubimin në stacionin policor pranë Ministrisë së punëve të brendshme. 

Prej këtu vijnë në shprehje detyrimet e ruajtësve të rendit dhe qetësisë publike, Ministrisë së punëve të brendshme ose nëpunësve policor të cilët me praninë e tyre të drejtë për drejtë dhe me ndërmarrjen e veprimeve e mbajnë rendin dhe qetësinë publike në rajonin në të cilin të njëjtit e bëjnë këtë; e mbrojnë jetën, sigurinë personale dhe pronën e qytetarëve[1].

Më tej, Rregullorja për kryerjen e punëve policore përshkruan  se  policia bashkëpunon me organizatorin e tubimit publik për shkak të mbajtjes së papenguar të tubimit  dhe ndërmarrjes së masave për mbrojtjen e jetës, sigurisë personale dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike[2].

Edhe në këtë rast ka pasur bashkëpunim të organizatorëve me policinë, inspektori i të cilëve vazhdimisht ka qenë në kontakt me organizatorët e tubimit publik dhe ka qenë i informuar për vend ndodhjen në të cilën kanë ndodhur studentët me ç’rast përfaqësues të policisë kanë realizuar edhe takim me organizatorët, pikërisht në vendin e mbajtjes së tubimit, 10 minuta para fillimit të tij, kur në sheshin kanë qenë të pranishëm edhe kundër protestuesit.

Por, pas fillimit të protestës, që shihet edhe nga xhirimet televizive, pjesëtarët e policisë sikur të kishin harruar në obligimet e veta për ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike dhe për mbrojtjen e sigurisë personale të pjesëmarrësve, e të njëjtit lejuan të ndodh sulm verbal dhe fizik mbi organizatorët e protestës. 

Për të qenë ironia më e madhe, protesta ka qenë me lokacion të ndryshuar për shkak të ardhjes së kundër protestuesve e me qëllim që të shmangen ngjarjet e pa këndshme, ajo cila ka zgjatë vetëm disa minuta për shkak se e njëjta është ndërprerë nga sulmi i kundër protestuesve. Policia jo vetëm që nuk i ka mbrojtur protestuesit nga sulmet e kundër protestuesve, por një pjesëtar i saj e ka parë të arsyeshme që të kërkojë nga organizatorët e protestës që t’i tërheqin personat të cilët kanë dhënë deklaratë për mediat me pretekst se ata provokojnë?!! Përsëri, absurdi vazhdon, dhe policia parashtron fletëparaqitje penale kundër organizatorëve për shkak se nuk e kanë ndërprerë në kohë protestën si dhe kundër pjesëmarrësve tjerë dhe vetëm kundër atyre të cilën ditën e nesërme në mënyrë vullnetare kanë shkuar në stacionin policor që të japin deklaratë për atë që ka ndodhur dhe për tu ankuar për dhunën e bërë mbi ta.  

Është e pa nevojshme të theksohet se policia jo vetëm që nuk ka arritur t’ju përgjigjet obligimeve të veta për mbrojtjen e sigurisë së protestuesve, por ajo, në përpjekje që ta fsheh mos suksesin e saj kërkon fajtorë tek organizatorët. Për fat të keq, puna e policisë në këtë rast nuk u rishqyrtua as nga Sektori për kontroll të brendshëm pranë MPB, ndërsa për Ministren me interesante ishin akuzat politike. 

Komiteti i Helsinkit është i brengosur skajshmërisht nga përpjekja e pozitës së pushtetit dhe të dhunës që me frikësime dhe dënime të ndikohet në mbytjen e lirisë së shfaqjes së mendimit dhe të bashkimit dhe shpreson se gjykata do t’i përgjigjet funksionit të vet me vendim të drejtë.

Komiteti rikujton se policia është servil i qytetarëve në funksion të sigurisë dhe qetësisë së tyre pa dallim nga përkatësia e tyre politike, e jo vegël për frikësimin dhe ndëshkimin e atyre të cilët mendojnë ndryshe nga pushteti.

1.1. Etika në religjionet ose vënia e sërishme e mësim besimit  vetëm me nocion më të sofistikuar?  

Më 18 Qershor të vitit 2009 në mediat ditore të shtypura nga ana e Byrosë për zhvillimin e arsimit u shpall konkurs për zgjedhjen e bashkëpunëtorëve të jashtëm nga fakultetet dhe institutet për punën profesionale të Byrosë, më saktësisht për përpilimin e programit arsimor për lëndën zgjedhore Etika në religjionet për nxënësit nga klasa e V të shkollës fillore. Më tej theksohet se lënda arsimore përfshin pesë tema mësimore: Etika në mësimin ortodoks krishterë, Etika në islamin, Etika në katolicizmin, Etika në judaizmin dhe Etika në mësimin evangjelist – metodist.

Siç, tanimë është e njohur, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Maqedonisë më 15 prill të vitit 2009 solli Vendim me të cili shlyhet neni 26 nga Ligji për mësim fillor, sipas të cilit ishte e paraparë mundësia që në mësimin fillor të organizohet mësim besimi fetar si lëndë zgjedhore.

Më se e qartë është se mënyra e këtillë e të vepruarit nga ana e Ministrisë së arsimit dhe të shkencës, në bashkëpunim me bashkësitë fetare, posaçërisht pas deklaratave të dhëna nga ana e tyre se për asnjë çmim nuk heqin dorë nga mësim-besimi, është dëshmi për këmbëngulësinë e Qeverisë, e cila tani paraqet më shumë se sa inat, që e vë nën pikëpyetje qëllimin e njëmendët i cili ka qenë i parashtruar që nga fillimi i aplikimit të mësim-besimit nëpër shkollat fillore. Posaçërisht nëse e kemi parasysh edhe deklaratën e Peshkopit Timotej se lëndën e re duhet ta ligjërojnë teologë, e jo filozofë, për shkak se ata krijojnë kuadro dhe regjistrojnë vajza, e nga kjo del se nuk mund dhe se nuk kanë ku t’i punësojnë të njëjtit.

Është e dukshme se përzierja e këtillë e bashkësive fetare në politikën, e shtrembëron qëllimin dhe kalon në politikë të Qeverisë për punësimin e teologëve, për shkak se në vendin tonë edhe ashtu ballafaqohemi me papunësi të madhe, për Qeverinë është mirë që prej diku të fillohet.

Sërish, nga leksioni i pa mësuar, burojnë një numër i madh i problemeve: pse mësim-besimi sërish të aplikohet përmes derës së vogël në mënyrë të fshehur nga opinioni më i gjerë  - gjatë pushimeve verore; si mund të pritet sukses në implementimin e kur ende nuk dihet kuadri përkatës i cili do të duhet ta ligjërojë këtë lëndë për dy muaj jo të plota të ardhshëm; edhe më brengosëse është se as që mendohet për faktin se ky kuadër duhet të ketë përgatitje solide pedagogjike dhe se duhet të kenë kaluar provimet e lëndëve në disa fakultete tjera pikërisht për kryerjen e veprimtarisë arsimtar; pse të reduktohet etika vetëm në sferën religjioze kur është më se e qartë se etika duhet t’i përfshijë të gjitha sistemet etike?

Me siguri se nuk mund të presim përgjigje dhe arsyetime të denja nga kompetentët, posaçërisht pas deklaratës se për vendimin nuk ka qenë e obligueshme që të konsultohen me dikë, pra pse atëherë do të shfaqnin dëshirë që këtë ta bëjnë.

Prapë se prapë, duke e pasur përvojën paraprake dhe pasojat negative nga aplikimi, praktikimi, e mandej edhe shlyerja e lëndës Mësim-besim, Komiteti i Helsinkit ju drejtua me shkresë Byrosë për zhvillimin e arsimit dhe Ministrisë së arsimit dhe të shkencës, me qëllim të marrjes së përgjigjes në lidhje me lëshimet e bëra paraprakisht gjatë aplikimit të mësim-besimit, edhepse pas deklaratave në mediat e shtypura ditore, paraqitet dyshimi për përgjigje negative për të gjitha pyetjet. Kjo posaçërisht ka të bëjë me problemin nëse është sjellë Vendim përkatës për aplikimin e lëndës së re zgjedhore në arsimin fillor; nëse është mbajtur llogari për arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për shkaqet për të cilat tanimë dy herë shlyhet mësim-besimi në shkollat fillore; nëse është përgatitur analizë për përcaktimin e nevojave për zhvillimin e planeve dhe programeve mësimore gjatë vitit shkollor; nëse janë organizuar diskutime profesionale për nevojat për përpilimin e planeve dhe programeve mësimore gjatë vitit shkollor, e posaçërisht nëse është përgatitur strategji për organizimin dhe zbatimin e lëndës së theksuar?

Komiteti i Helsinkit sërish apelon që në vend që Ministria e arsimit dhe e shkencës të bëjë inat, të fillon të merret me analizë gjithëpërfshirëse, të kujdesshme dhe më afatgjate për nevojat për lloj të këtillë të reformave në arsimin fillor, dhe e tërë kjo në drejtim të përgatitjes dhe edukimit të popullatës më të re nga sistemi arsimor e cila duhet të ballafaqohet me të gjitha sfidat dhe ndryshimet e kohës së re, në pajtim me moshën, nevojat dhe interesat e tyre.

1.2. Plaka gënjen, por trapi nuk gënjen

Gjatë vitit 2008 Komiteti i Helsinkit disa herë pati korrespodencë me Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë prej ku u kërkuan të dhëna më të detajuara në lidhje me procedurën për kthyerjen e të ashtuquajturve Lëndë të Hagës në Republikën e Maqedonisë.

Vetëm për ta rikujtuar opinionin, nga ana jonë u kërkua që të na informojnë nëse Tribunali i Hagës ka sjellë vendim për kthyerjen e lëndëve në Republikën e Maqedonisë, si dhe kur saktësisht është bërë dorëzim-pranimi i lëndëve, e me qëllim të shihet nëse në lidhje me këto lëndë është përmbushur ligji, në këtë rast Ligji për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës.

Nga z. Shvërgovski[3] u informuam për ekzistimin e vendimit publik nr. IT – 02 – 55MISC6 të datës 17 Janar të vitit 2008 të Tribunalit Ndërkombëtar për akuza ndaj personave përgjegjës për shkelje serioze të të drejtës ndërkombëtare humanitare të kryera në territorin e Jugosllavisë së mëparshme të vitit 1991 e cila njëkohësisht na u dërgua si fotokopje. Në përgjigjen që e morëm theksohet se vendimi i përmendur më lartë në përgjithësi ka të bëjë me të ashtuquajturit “Lënda të ridorëzuara të Hagës”, të cilat janë kthyer në fazën në të cilën janë ri dhënë. Më tej në shkresën na informojnë se për një lëndë është krijuar Akti i akuzës në fuqi juridike, ndërsa për tre lëndët tjera procedura penale ka filluar me sjelljen e vendimeve për zbatimin e hetimit. Prapë se prapë, nga Vendimi nuk mund të përcaktohet deri në fund në cilën fazë dhe me çfarë mandati rastet i janë kthyer gjyqësisë sonë.

Prandaj edhe insistonim për marrjen e proces verbaleve për dorëzim-pranimin e lëndëve, duke parasupozuar se përgjigjet në pyetjet e hapura do t’i marrim prej atyre. Në datën 10 nëntor të vitit 2008, Komiteti i Helsinkit nga Prokuroria Publike e R. M. morri lajmërim А. nr. 396/08 se në pajtim me Proces verbalit të nënshkruar për dorëzim-pranimin, datën e pranimit të lëndëve të kthyera të Hagës do t’i marrim më vonë, për shkaqet të cilat ishin të arsyetuara gjatë bisedës telefonike me ushtruesin e detyrës së kryetarit të Komitetit të Helsinkit.

Përpjekjet e mëtejmë që të marrim të dhëna për datën formale për dorëzim-pranimin të lëndëve nga Tribunali i Hagës Republikës së Maqedonisë, Prokuroria Publike e RM me shkresën А. nr. 378/08 të datës 19 shkurt të vitit 2009 i ndërpreu me ç’rast na udhëzoi t’i drejtohemi Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara si organ kompetent për dërgimin e informacionit të kërkuar ku janë dërguar lëndët nga Tribunali i Hagës. 

Komiteti i Helsinkit më 25 Maj të vitit 2009 i dërgoi shkresë drejtorit të Drejtorisë për siguri të informacioneve të klasifikuara me kërkesë që të informohemi për datën kur Republika e Maqedonisë formalisht  sërish i ka pranuar lëndët e rikthyera nga ana e Tribunalit të Hagës. Nga Drejtoria, në datën 1 Qershor të vitit 2009 është marrë lajmërim nr. 0203 – 500/2 me të cilën na informojnë se “Drejtoria për sigurinë e informacioneve të klasifikuara kishte obligim ligjor dhe ndërmori masa dhe aktivitete për mbrojtjen e dokumentacionit të klasifikuar nga lëndët gjyqësore të rikthyera Republikës së Maqedonisë nga Tribunali i Hagës.” Më tej në shkresën theksohet se “momenti i dorëzim-pranimit formal Republikës së Maqedonisë nga Tribunali i Hagës as ka qenë e as është në domenin e punës së Drejtorisë, dhe për shkak të kësaj nuk jemi në mundësi që T’ua japim të dhënat e kërkuara.”

Për shkak se nuk morri një pjesë të informacioneve, Komiteti i Helsinkit sërish ju drejtua Prokurorisë Publike të RM me kërkesë që të na informojnë për datën e pranimit të lëndëve të kthyera të Hagës, në pajtim me Proces Verbalin e nënshkruar për pranim-dorëzimin, diçka që më esencë edhe na ishte premtuar me shkresën e regjistruar nën А. nr. 396/08 të datës 6 Nëntor të vitit 2008.

Por saga nuk përfundon këtu. Me shkresën që është marrë nga Prokuroria Publike e RM[4] Komiteti i Helsinkit është udhëzuar që për informacionin e kërkuar t’i drejtohet Ministrisë së punëve të jashtme me arsyetim se pranim-dorëzimi i lëndëve nga Tribunali i Hagës është bërë në Ambasadën e RM në Mbretërinë e Holandës, edhepse është tejet e qartë se ambasada në këtë rast e ka pasur rolin e ndërmjetësit teknik.

Është më se e qartë se Prokuroria Publike e RM, vetëm ose sipas udhëzimeve të tjetërkujt, nuk dëshiron të shpallen proces verbalet e pranim-dorëzimit të këtyre rasteve që në mënyrë tejet të qartë dhe pa mëdyshje të arrihet në konstatimin vallë nëse janë përmbushur parakushtet të cilat i përmban ligji për bashkëpunim me Tribunalin e Hagës dhe i vuri pikë (keq)përdorimit të këtyre rasteve nga ana e politikës ditore.

Komiteti i Helsinkit është i habitur nga veprimi i z. Shvërgovski dhe i Prokurorisë Publike të RM që në fillim na i premtoi proces verbalet për pranim-dorëzimin e Lëndëve të Hagës, por mandej e transferonte  përgjegjësinë nga institucioni në institucion, duke luajtur me Komitetin fshehu-mbyll sytë, duke kontribuar që opinionit t’i shkurtohet e drejta të ketë informacione relevante prej të cilat do të hiqet  mjegulla e panevojshme rreth rasteve të Hagës.

1.3. Arsimi i mesëm është i obligueshëm, por vallë a kanë qasje të gjithë në të në mënyrë të barabartë

Me ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për arsim të mesëm (“Gaz. zyrtare” e RM nr. 49) të datës 18.04.2007, arsimi i mesëm është i obligueshëm për çdo qytetar, me kushte të njëjta të përcaktuara me Ligjin. Në pajtim me këtë ligj arsimi i mesëm në shkollat publike është pa pagesë. Por, vallë a është me të vërtetë kështu?

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë ju drejtua z-nja Asija Damevska nga Shkupi e cila na informoi se e bija e saj N.D. ka pengesë fizike me diagnozë Fybrodysplasia osificans progressivа, përkatësisht formën më të rëndë të sëmundjes kronika dhe gjendje seriozisht të vështirësuar, por psiqikisht është e shëndoshë dhe e aftë.

Vajza e saj, gjatë shkollimit për shkak të mospasjes së kushteve përkatëse për përcjelljen e mësimit në gjendjen e saj, ka përjetuar rrëzim, pasojat e të cilit i ndjen edhe sot e kësaj dite.

Pas kërkimit të pa suksesshëm shtatë mujor të shkollës së mesme shtetërore e cila ofron kushte përkatëse për arsimimin e nxënësve me nevoja të posaçme, pala e ka regjistruar vajzën në një gjimnaz privat në Shkup, i cili i posedon kushtet e nevojshme, mirëpo pala paguan participim të lartë.

Pala na informoi se i është drejtuar Ministrisë së arsimit  për ndihmë për ndarje të mjeteve për nxënës me nevoja të posaçme arsimore, mirëpo përgjigja ka qenë negative.

Në sajë të kërkesës së Komitetit të Helsinkit për listë të shkollave të mesme në të cilat fëmijët me handikap të caktuar mund të përcjellin mësim të rregullt, nga Ministria e arsimit dhe e shkencës na informuan se “Në qytetin e Shkupit ekzistojnë disa shkolla në të cilat ekzistojnë qasje përkatëse për hyrje në shkollën për nxënësit me nevoja të posaçme. Ministria duke e konstatuar gjendjen i përmirësoi kushtet për qasje të nxënësve me nevoja të posaçme me renovimin e qasjeve ekzistuese ose ndërtimin e qasjeve të reja për hyrje nëpër shkollat”, me listë të 11 shkollave ku janë vendosur rrugë për qasje.

Midis këtyre shkollave është edhe ShMPN “Georgi Dimitrov” – Shkup, ku Asija Damevska më herët është përpjekur ta regjistrojë bijën e vet, por ku ka marrë përgjigje negative me arsyetim se:

“...1.   Paralelet në vitin e II-të të arsimit gjimnazit tanimë janë të plotësuara, ndërsa mësimi zhvillohet në mësonjëtoret – kabinete në katin e parë.

2. Nuk ekziston mundësi që bija e Juaj edhe kur do ta pranonin në shkollën, për shkak të handikapit të theksuar të vendoset në klasë në katin përdhes, për shkak se atje mësimi realizohet për mësim profesional...”

Personat me nevoja të posaçme shpesh herë janë të përjashtuar nga arsimimi i rregullt. Duke pasur parasysh se arsimi është qenësor për punësim në shumë sfera dhe është parakusht për pavarësi ekonomike, e drejta për arsim është me rëndësi të veçantë për personat me nevoja të posaçme. Parashikimi ligjor për të drejtën e përgjithshme për arsimim ka domethënie të vogël, nëse nuk ndërmerren masa pozitive për sigurimin e qasjes në arsim fillor, të mesëm dhe të lartë për fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit me lloje dhe shkallë të ndryshme të invaliditetit.

Duke pasur parasysh se jo çdo familje financiarisht mund t’i lejojë vetes që ta regjistrojë fëmijën në shkollë private, Komiteti i Helsinkit rikujton se e drejta për arsimim patjetër duhet të jetë e qasshme për çdo fëmijë dhe pret që Qeveria dhe Ministria e arsimit dhe e shkencës në afat sa më të shkurtër t’i përshtatin kushtet në vetë shkollat me qëllim që të njëjtat të jenë të qasshme për të gjithë fëmijët, e jo vetëm në mënyrë selektive, vetëm në shkolla të caktuara të mesme të vendosin qasje për hyrje të nxënësve me nevoja të posaçme.

2. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Rasti Shenoll Memish

Gjatë vitit 2005 u miratua Ligjin për përmbarim, me të cilin midis tjerash përmbarimi i dhunshëm i vendimeve gjyqësore të cilat kanë të bëjnë me përmbushjen e obligimeve kaloi në kompetencën e përmbaruesve të pavarur. E tërë kjo në drejtim të rritjes së efikasitetit të gjyqësisë, gjithsesi edhe të përmbarimin me dhunë. Nga ana tjetër, që nga vetë fillimi i zbatimit të ligjit, jemi dëshmitarë të vështirësive të mëdha në implementimin praktik të dispozitave të të njëjtit.

Komiteti i Helsinkit i Maqedonisë disa herë e lajmëronte opinionin për këtë temë, por për fat të keq problemet vazhdojnë të multiplikohen.

Në të vërtetë, personi Shenoll Memish në procedurë gjyqësore, me vendim të plotfuqishëm është shpallur fajtor për veprën penale Shpifje. Nëse lihet anësh çështja për fajin e personit, e posaçërisht duke pasur parasysh faktin që i njëjti ka parashtruar Kërkesë për përsëritjen e procedurës në sajë të dëshmive të reja, procedura e përmbarimit ndaj personit Shenoll Memish është zbatuar në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për përmbarim.

Fillimisht, nga kontrollimi i dokumentacionit konstatohet se Përmbaruesi më 19 Mars të vitit 2009 ka miratuar Konkluzion për lajmërimin e palës për regjistrim, por, nga ana tjetër askund nuk e thekson orën se kur do të realizohet regjistrimi, e as nuk ka dëshmi se Konkluza i është dërguar borxhliut. Për këtë flet edhe fakti se, ditën e ardhshme, edhe krahas propozimit të dhënë paraprakisht nga ana e borxhliut që pagesa të bëhet përmes mbajtjes së 1/3 të rrogës së tij, prapë se prapë në datën 20 Mars të vitit 2009, në përcjellje policore bashkë me dy dëshmitarë, përmbaruesi bashkë me bravapunues e ndërruar bravën e derës së hyrjes së banesës me qëllim që të mund të bëjë regjistrim, për shkak se borxhliu nuk ka dëshiruar që vetë ai ta hapë derën. Gjatë mënyrës së këtillë të veprimit, përmbarësuesi nuk e ka dhënë për ta parë as lejen me shkrim të Kryetarit të Gjykatës Themelore në rajonin e të cilit zbatohet përmbarimi, e cila, në pajtim me ligjin është e nevojshme për lloje të këtilla të veprimeve përmbaruese. Aq më tepër, ligji lejon që përmbaruesi të hap hapësirë të mbyllur në prani të policisë dhe dy dëshmitarëve në moshë madhore, por jo edhe banesë, me çka vihet nën pikëpyetje edhe pacenueshmëria e shtëpisë.

Më tej, gjë e cila shihet nga Proces verbali për regjistrimin dhe vlerësimin e sendeve të luajtshme, përmbaruesi ka regjistruar sende të cilat në pajtim me nenin 84 nga Ligji për përmbarim nuk janë cak i përmbarimit, e këto janë frigorifer, stufë elektrike, thithëse me korrent, lavatriçe të cilat shërbejnë për kënaqjen e nevojave themelore të amvisërisë. Aq më tepër, është regjistruar edhe kompjuteri në pronësi të personit të tretë, i cili në atë moment është gjetur për përdorim të përkohshëm tek borxhliu, por ai atë nuk e ka zotëruar. Parregullsitë në pjesën e sendeve të regjistruara janë konfirmuar edhe nga ana e Kryetarit të Gjykatës Themelore Manastir e cila ka vendosur për parashtresën e dorëzuar kundër Proces verbalit për regjistrim dhe vlerësim të sendeve të luajtshme.

Në sajë të shkeljeve të bëra të dispozitave nga Ligji për përmbarim[5], personi Shenoll Memish i është drejtuar Ministrisë së drejtësisë, si dhe Odës së përmbaruesve, me qëllim të përcaktimit të përgjegjësisë penale të përmbaruesit[6]. Për të qenë absurdi edhe më i madh, Ministria e drejtësisë, në vend që ta shfrytëzojë mundësinë për kryerjen e mbikëqyrjes së rregullt dhe/ose të jashtëzakonshme mbi punën e përmbaruesve dhe Odës së përmbaruesve, vetëm e informon borxhliun se lënda është shqyrtuar me kujdes dhe mandej është dërguar për shqyrtim dhe vendosje Odës së përmbaruesve. Në kuadër të Odës së përmbaruesve, nga ana tjetër, në pajtim me procedurën e rregulluar disiplinore, është kërkuar që përmbaruesi të prononcohet lidhur me fletëparaqitjen, e ky prononcim është marrë në datën 21 Prill të vitit 2009. Prej atëherë paraqitet pengesë e re, e në të vërtetë, Oda e informon borxhliun se për shkak se mandati i komisionit Disiplinor ka kaluar në datën 14 Prill të vitit 2009, e zgjedhja e anëtarëve të ri do të bëhej më 11 Qershor të vitit 2009, fletëparaqitja do të shqyrtuaka pas përfundimit të këtij procesi.

Deri në momentin e të shkruarit e këtij teksti, ende nuk është ndërmarrë asgjë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore të përmbaruesit.

Parashtrohet pyetja si është e mundshme që madje pas dy muaj pas skadimit të mandatin të anëtarëve të organit të Odës e njëjta të bëjë zgjedhje të anëtarëve të ri, duke funksionuar ndërkohë pa organin e vet – Komisionin Disiplinor, duke krijuar vakum në procedimin, dhe e tërë kjo jo vetëm në dëm të debitorëve, por edhe të kreditorëve. Si rrjedhojë e kësaj, Komiteti i Helsinkit pyet nëse kjo procedurë disiplinore mund të konsiderohet si urgjente, duke pasur parasysh se Statuti i Odës ka përcaktuar se e njëjta duhet të jetë URGJENTE. Ose, mundet edhe në këtë pjesë nuk mund të presim qasje objektive të vetë përmbaruesve në rast të nevojës për përcaktimin e përgjegjësisë së kolegëve të tyre?  

2.2. Rasti Liljana Dimitrova Nakova

Z-nja Liljana Dimitrova Nakova nga Koçani na informoi se në datën 26 Tetor të vitit 2006 ka parashtruar kërkesë për sjelljen e vendimit për njohjen e stazhit pensional për periudhën prej datës 1 Maj të vitit 1994 deri në datën 17 Tetor të vitit 1997. Kërkesa i është parashtruar Fondit për sigurim pensional dhe invalidor të Maqedonisë - Njësia rajonale Koçan dhe e njëjta është regjistruar nën nr. 19 - 748/1.

Në afatin e paraparë ligjor prej 30 ditësh z-nja Dimitrova – Nakova nuk ka marrë vendim nga ana e organit kompetent të shkallës së parë, kështu që në pajtim me dispozitat ligjore në afat prej 15 ditësh i është paraqitur ankesë[7] organit të shkallës së dytë. Komisioni për vendimmarrje në shkallë të dytë për lëndët nga sigurimi pensional dhe invalidor, si organ i shkallës së dytë nuk e ka respektuar afatin e paraparë prej 60 ditësh e në pajtim me Ligjin për procedurë të përgjithshme administrative (LPPA) dhe nuk ka sjellë Vendim, kështu që pala në afat prej 7 ditës i ka paraqitur edhe urgjencë[8] organit të shkallës së dytë për shkak të rikujtimit se nuk është sjellë vendim nga ana e tyre.

Por, edhe urgjenca nuk ka dhënë rezultat, kështu që më 17 Shkurt të vitit 2007 z-nja Dimitrova – Nakova në Gjykatën Supreme të RM ka ngritur Padi për shkak të heshtjes së administratës. Duke vendosur për padinë e ngritur, Gjykata administrative i RM[9] në seancën e këshillit të mbajtur në datën 3 korrik të vitit 2008 ka sjellë aktvendim gjyqësor U. Nr. 2725/2007 me të cilin padia e ngritur merret parasysh , me ç’rast obligohet Qeveria e Republikës së Maqedonisë – Komisioni për vendimmarrje në shkallë të dytë për lëndët nga sigurimi pensional dhe invalidor që të sjell vendim me rastin e ankesës së paraqitur nga ana e z-njës Dimitrova – Nakova nga Koçani.

Pasiqë Komiteti i Helsinkit konstatoi se në rastin konkret ekziston shkelje dhe mos respektim të dispozitave të parapara ligjore nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative gjë e cila ka ndodhur disa herë[10] ju drejtua Komisionit qeveritar të shkallës së II – të me kërkesë që të informohemi nëse është vepruar sipas obligimit në Vendimin gjyqësor U. Nr. 2725/2007 të 3 korrikut të vitit 2008 të sjellë nga Gjykata administrative e RM, i cili akt vendim gjyqësor është i obligueshëm për organin e shkallës së dytë, duke i theksuar afatet e parapara ligjore dhe nenet 221, 246 и 247[11] nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative. 

Në ndërkohë z-nja Dimitrova – Nakova na informoi se organi i shkallës së dytë sërish nuk ka sjellë vendim në afatet e parapara ligjore, edhepse ka qenë i obliguar me vendimin gjyqësor të Gjykatës administrative të RM, e pas kësaj z-nja Dimitrova – Nakova në pajtim me nenin 53 paragrafi 1[12] nga Ligji për konteste administrative ka dhënë parashtresë të veçantë me kërkesë që të sillet Vendim i cili do ta zëvendësojë aktin e organit të paditur, përkatësisht organin e shkallës së dytë. Duke vepruar në lidhje me kërkesën e parashtruar Gjykata Administrative e RM në seancën e mbajtur në ditën 4 Mars të vitit 2009 ka sjellë Vendim  UI. Nr. 34/2008 me të cilin kërkesa është marrë parasysh, vendimi i FSPI i RM – njësia rajonale në Koçan, (pa numër dhe datë) – për heshtje të administratës është shlyer dhe lënda është kthyer për shqyrtim dhe vendosje të sërishme.

Nga ana e z-njës Dimitrova – Nakova njëkohësisht u informuam se komisioni qeveritar i shkallës së II – të në datën 20 Maj të vitit 2009,  ka miratuar Vendim me të cilin kërkesën e parashtruar për përcaktimin e të dhënave për stazh dhe rroga në evidencën amë për periudhën e caktuar është refuzuar si e pa bazë.

Në datën 10 Korrik të vitit 2009 komisioni qeveritar i shkallës së dytë na informoi se kërkesa e z-njës Dimitrova – Nakova është refuzuar si e pa bazë, me ç’rast pranojnë se vendimi është sjellë pas kalimit të afateve ligjore për shkak të lëshimeve në procedurën e kompletimit të kërkesës dhe të sigurimit të akteve të lëndës për kontestin e regjistruar administrativ.

Komiteti i Helsinkit dëshiron të thekson se z-nja Dimitrova – Nakova nuk është e vetmja viktimë e mos respektimit të dispozitave ligjore në procedurën administrative nga ana e personave zyrtar, përkundrazi, Komiteti regjistroi më tepër raste të tilla të cilat në raportet e ardhshme mujore do t’i prezantojë në opinion në mënyrë më të thelluar.

Përmes të njëjtave regjistrohet  shkelje e dinjitetit njerëzor përmes pritjes së gjatë para dyerve administrative të institucioneve shtetërore, të cilat siç shihet nuk janë azhure. Për shkak të paralajmërimit se në procedurën konkrete janë bërë lëshime nga ana e organit të shkallës së parë e ftojmë inspekcionin shtetëror administrativ që në pajtim me nenin 2, 9 dhe 11 nga Ligji për inspekcion administrativ të bëjë mbikëqyrje dhe kontrollim për zbatimin e dispozitave ligjore për procedurën administrative dhe varësisht nga e konstatuara të ngriti fletëparaqitje penale ose iniciativa për ngritjen e procedurës disiplinore kundër personave zyrtar ose të punësuarve.

2.3. Rasti Zllate Trajkovski, Shkup

Komiteti të Helsinkit me parashtresë me shkrim iu drejtua z. Boris Trajkovski nga Shkupi dhe i njëjti na informoi për rastin e djalit të tij Zllate Trajkovski (në tekstin e mëtejmë Zllate).  Në fakt, z. Trajkovski na informoi se në ditën 23.03.2009 prej para ndërtesës së Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup, Zllate ka qenë i privuar nga liria nga ana e nëpunësve policor, pa fletë urdhëresë gjyqësore dhe mandej është dërguar në drejtim të panjohur. Pas një periudhe të caktuar kohore Zllate është dërguar në Entin Ndëshkues Përmirësues (ENP) “Idrizovë” – në Shkup, e pas 23 ditësh është transferuar në spitalin psikiatrik në Demir Hisar me arsyetim se duhet ta vuajë dënimin e caktuar në procedurën penale të evidentuar nën K. Nr. 57/00. Me të njëjtin vendim gjyqësor atëherë të akuzuarit Zllate Trajkovski i është  caktuar masa e sigurisë “Shërim i obligueshëm psikiatrik dhe vendosje në institucion shëndetësor” në kohëzgjatje prej 1 viti. Të njëjtën masë z. Trajkovski e ka vuajtur, për të cilën gjë ka edhe letër lëshimi të lëshuar nga Spitali Psikiatrik në Demir Hisar.

Nga dokumentacioni i parashtruar Komiteti i Helsinkit mund të konstatonte se kundër Zllates ka qenë e udhëhequr edhe procedurë tjetër penale pranë Gjykatës Shkup 1 – Shkup të regjistruar nën K. Nr. 490/05. Me vendimin gjyqësor të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup i akuzuari Trajkovski është shpallur fajtor dhe është dënuar me një vit burgim, me ç’rast i është shqiptuar edhe masë alternative – DËNIM ME KUSHT me të cilën dënimi i caktuar i tillë me burgim nuk do të ekzekutohet nëse i njëjti në afat prej tre vitesh nuk bën vepër të re penale. Gjykata e Apelit në Shkup pas ankesës së paraqitur nga ana e PPTh – Shkup ka sjellë Vendim gjyqësor KZh. Nr. 1863/07 me të cilin vendimin gjyqësor të shkallës së parë e ka ndryshuar në pjesën e vendimit për sanksionin penal dhe të akuzuarin e ka dënuar me dënim efektiv me burg në kohëzgjatje prej një viti, por nuk i është shqiptuar masa e sigurisë – shërim i obligueshëm në institucion ose masë tjetër e sigurisë.

Pasiqë babai Boris Trajkovski ka kuptuar se djali i tij është dërguar në Burgun “Idrizovë”, nga punëtorët në sportel nga gjykata penale i është thënë se djali i tij është dërguar për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti në pajtim me vendimin gjyqësor K. nr. 57/00 – të cilin ai e ka vuajtur.

Duke u nisur nga fakti se Zllate ka qenë i privuar nga liria nga nëpunës policor dhe ka qenë i dërguar në Idrizovë e mandej është transferuar në Demir Hisar, Komiteti i Helsinkit në datën 29.04.2009 i dërgoi shkresë Spitalit Psikiatrik Demir Hisar dhe ENP “Idrizovë” – Shkup me kërkesë që të na informojnë në bazë të çfarë akti e kanë pranuar Zllaten në institucionin dhe çka në realitet vuan Zllate, cilin dënim dhe në sajë të cilit vendim gjyqësor dhe në sajë të cilit objektiv është i dërguar në spitalin në Demir Hisar.

Të njëjtën ditë, Komiteti i Helsinkit i dërgoi shkresë Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde pranë MPB me të cilin e informoi se pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup zbatohet procedurë penale kundër dy nëpunësve policor të punësuar në MPB e që përndiqen për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” në pajtim me nenin 131 nga Kodi Penal.

Sipas deklarimeve të z-tërive Trajkovski gjatë çdo seancë të caktuar gjyqësore nëpunësit policor i kanë fyer, u janë kërcënuar dhe i kanë frikësuar të dëmtuarit, e me qëllim që të heqin dorë nga përndjekja penale. 

Komiteti i Helsinkit kërkoi që të informohet nëse Sektori është i njoftuar me deklarimet e palës, a do të bëjnë kontroll saktësisë së theksimeve, si dhe çfarë masa dhe veprime do të ndërmerren në pajtim me ingerencat e tyre ligjore.

Në datën 13.05.2009 është marrë përgjigje nga RNP “Idrizovë” – Shkup me të cilën na informojnë se në atë moment Zllate nuk gjendet në burgun, por se i njëjti në ditën 23.03.2009 ka qenë i privuar nga ana e pjesëtarëve të policisë për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej 1 viti pas vendimit të plotfuqishëm gjyqësor K. Nr. 490/05 të datës 28.03.2007 . Por, në datën 10.04.2009 gjykatësi për ekzekutimin e sanksioneve nga gjykata penale entit i ka dërguar lajmërim dhe vendimin gjyqësor K. nr. 57/00 për ekzekutimin e masës së sigurisë – “Shërim dhe vendosje e obligueshme psikiatrike në institucion shëndetësor”, kështu që në ditën 13.04.2009 i dënuari Zllate është dërguar në spitalin në Demir Hisar. 

Të njëjtën ditë është marrë përgjigje nga spitali në Demir Hisar me ç’rast jemi informuar se Zllate në spitalin është pranuar në datën 13.04.2009 pasiqë ka qenë i shpjerë nga persona zyrtar pranë ENP “Idrizovë” – Shkup me aktin për udhëzim UZL. r. 3/9 të datës 31.03.2009 për procedurën penale K. nr. 57/00.

Në datën 02.06.2009 është marrë përgjigje nga ana e Sektorit me të cilën na informojnë se në datën e theksuar më lartë nëpunës policor duke proceduar në sajë të aktit për udhëzim KP nr. 229/07 (AKTI I RI UDHËZIMI)  nga gjykata penale në Shkup të datës 22.01.2009 personin Zllate Trajkovski e kanë privuar nga liria në SP Gazi Babë, e mandej e kanë dërguar në ENP “Idrizovë”. Duke mbetur të habitur me përgjigjet që i morëm dhe me faktin e pa shpjeguar se çka në realitet ka ndodhur në datën 23.03.2009 dhe me luajtjen lojëra me kufizimin e lirisë dhe të drejtës për lëvizje të Zllates, Komiteti i Helsinkit ju drejtua edhe Kryetarit të Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup dhe gjykatësit kompetent për ekzekutim pranë të njëjtës gjykatë.

Me shkresën është sqaruar situata e krijuar dhe është kërkuar që të informohemi se në sajë të çfarë akti – vendimi të plotfuqishëm gjyqësor Zllate ka qenë i privuar nga liria dhe i dërguar për vuajtje të dënimit me burgim në ENP “Idrizovë” – Shkup si dhe për shkaqet për të cilat ka qenë i privuar nga liria dhe ka qenë i dërguar në vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti me masën sigurim dhe shërim e qëndrim i obligueshëm në institucion shëndetësor, duke pasur parasysh me këtë rast  se masën e shqiptuar si dënim Zllate tanimë e ka vuajtur, për të cilën ka edhe vërtetim të lëshuar nga Spitali Psikiatrik në Demir Hisar.

Kryetari i Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup na informoi se pas marrjes së aktit udhëzues për dënimin me burg në kohëzgjatje prej një viti, Zllate ka parashtruar lutje për prolongimin e fillimit të zbatimit të dënimit, dhe e njëjta pas mjeteve të parashtruara juridike është bërë edhe e plotfuqishme. Vendimi Zllates i është dorëzuar në datën 23.03.2009 (ME SIGURI KUR EDHE KA QENË I PRIVUAR NGA ANA E PJESËTARËVE TË POLICISË – V.J.) kur edhe ka qenë i dërguar në ENP “Idrizovë”. E për të njëjtën gjykata ka qenë e informuar në datën 26.03.2009. Gjykatësi kompetent me telefon ka biseduar me kompetentët nga ENP “Idrizovë” kur i është konfirmuar se Zllate e vuan dënimin me burg.

Më tej gjykata e konfirmon gjendjen faktike të cilën z-tërinjtë Trajkovski e paraqitën para Komitetit të Helsinkit, përkatësisht se ka qenë formësuar lëndë UZL. Nr. 3/09 me rastin e vendimit të plotfuqishëm gjyqësor K. Nr. 57/00 (ndërkaq dënimin e shqiptuar Zllate tanimë e ka vuajtur), ndërsa kur gjykata ka qenë e informuar se Zllate sipas ndonjë fati magjik gjendet në ENP “Idrizovë”, ka dërguar akt udhëzues deri te spitali, burgu dhe i dënuari për zbatimin e masës së sigurisë. Dhe atëherë kanë reaguar  prindërit e palës pas së cilës gjykata ka qenë e informuar se Zllate tanimë e ka vuajtur masën e shqiptuar dhe pasiqë ka bërë kontroll në dokumentet e duhura i ka dërguar lajmërim spitalit që ta kthejnë sërish në burgun me qëllim të ekzekutimit të dënimit njëvjeçar me burg.

Mirëpo, spitali e ka informuar gjykatën se të njëjtit kanë kërkuar nga burgu të vijnë dhe ta marrin të burgosurin për shkak se nuk disponojnë me mjet dhe personel të përshtatshëm transportues, pas së cilës burgu është përgjigjur se edhe ata nuk kanë mundësi që të shkojnë e ta marrin të burgosurin në entin e tyre, kështu që ka mbetur që gjykata të vendos kur dhe si i dënuari Zllate do të kthehet në burgun për shkak të vuajtjes së dënimit.

Në një pjesë kryetari i gjykatës na informon për me sa vijon ”është e pa kontestueshme se nga ana e gjykatës ka qenë e lëshuar akti udhëzues për të dënuarin Zllate Trajkovski për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një viti, por për gjykatën mbetet e paqartë pse i dënuari nga ana e MPB ShPB – OthK kërkime ka qenë i përcjellë në ENP Idrizovë  Shkup duke mos u dhënë urdhër për dërgimin e tij, përkatësisht pse personi ka qenë i dërguar vetëm në sajë të aktit udhëzues të lëshuar. “

Patjetër duhet të pranojmë se përgjigjet që i kemi marrë nga gjykata dhe Sektori nuk korrespondojnë mes veti në pjesën e masave dhe veprimeve të ndërmarra kështu që del se nga njëra anë policia i lexon mendimet e gjykatës dhe para se të marrin akte udhëzuese i privon personat nga liria (së paku ata që i ndëshkojnë kolegët e tyre), ndërsa gjykata nga ana tjetër është tërësisht e pa koordinuar mes vete, kështu që të dënuarve mund t’ju aktivizohen edhe dënime të vjetra të vuajtura. Por prapë se prapë dy herë është dënim më i sigurt i vuajtur me burg ose masë e sigurisë.

Komiteti i Helsinkit pret se gjykata me shkresë të dytë të na informojë nëse Zllate është në vuajtjen e dënimit me burgim edhepse në kundërshtim me dispozitat ligjore të njëjtën e vuan në spitalin në Demir Hisar dhe nëse në fund e njëjta do ti llogaritet se e ka vuajtur ose pala në një të ardhme të afërt , pas seancës sëmur gjyqësore mund të pret të privohet sërish nga liria për shkak të vuajtjes së dënimit me burg.

Komiteti i Helsinkit i fton të gjitha institucionet kompetente që të interesohen për rastin dhe shkelësit e ligjeve të cilët duhet të ndëshkohen në mënyrë kompetente.

2.4. Rasti Sasho Kostadinovski, fsh. Tromegja – rrethi i Kumanovës: Aktvendimi fuqiplotë gjyqësor kundër pjesëtarëve të policisë për maltretim gjatë kryerjes së shërbimit

Rasti Sasho Kostadinovski ishte lëndë i observimit që nga viti 2003[13], kur z. Kostadinovski ishte i rrahur dhe i maltretuar nga pjesëtarë të policisë pranë Sektorit për punë të brendshme – Kumanovë. 

Kundër të punësuarve u udhëhoq procedurë penale për veprën penale “Maltretim në gjatë kryerjes së shërbimit” në sajë të nenit 143 nga KP, e regjistruar nën K. nr. 392/03 e ngritur nga  Prokuroria Themelore publike – Kumanovë, e dhe e udhëhequr në Gjykatën Themelore në Kumanovë. Gjykata dy herë i dënoi të akuzuarit me dënim me burg në kohëzgjatje prej 6 muaj, e me aplikimin e masës alternative dënim me kusht e njëjta nuk do të ekzekutohet poqese të akuzuarit nuk bëjnë vepër të re penale për periudhën kohore prej 2 vite. Gjykata e Apelit dy herë lëndën e ka kthyer për shqyrtim dhe vendimmarrje të sërishme.

Në përbërje të re të këshillit gjyqësor Gjykata Themelore Kumanovë në datën 16.01.2009 ka sjellë Vendim gjyqësor K. nr. 392/03 me të cilin të akuzuarit i ka shpallur fajtor, u ka caktuar dënim me burg në kohëzgjatje prej nga 1 vjet, të cilin dënim me zbatimin e  masës alternative dënim me kusht nuk do të ekzekutohet nëse të akuzuarit nuk bëjnë vepër të re penale për periudhën kohore prej 3 vite. Me të njëjtin vendim gjyqësor i dëmtuari për realizimin e të drejtës së zhdëmtimit është udhëzuar në proces të rregullt civil.

Vendimi i lartë përmendur gjyqësor është konfirmuar me Vendimin gjyqësor Kzh. Nr. 756/09 që është sjellë në seancë publike të mbajtur në datën 19.05.2009 prej kur është e plotë fuqishme.

Komiteti i Helsinkit e përshëndet vendimin e parë të sjellë ndëshkues gjyqësor kundër të akuzuarve (pjesëtarë të policisë) për maltretim në kryerjen e shërbimit , me ç’rast vë në pah se zvarritja e mundimshme dhe e gjatë e z-tit Kostadinovski nëpër sallat gjyqësore më në fund prapë se prapë shpaguhet. Presim që numri i vendimeve dënuese gjyqësore kundër policëve të akuzuar për maltretim dhe sjellje jonjerëzore në të ardhmen do të rritet. 

3.   SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

3.1. Kush ka të drejtë: Oda e noterëve apo Ministria e drejtësisë?

Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut të Republikës së Maqedonisë ju drejtua pala Kristijan Gligorov nga Shkupi, e në lidhje me parashtresën të paraqitur Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë për parregullsitë e bëra nga ana e noterit J.Gj. nga Berova.

Sipas deklarimeve të palës, nga noteri është dhënë përshkrim të autorizimit të përgjithshëm dhe marrëveshje e solemnizuar e cila nuk është lëndë e procedurës së trashëgimisë të personit B.T. nga lënda në të cilën z-tëri B.T. nuk është pjesëmarrës, me çka ka bërë shkelje të nenit 30[14] dhe nenit 77 paragrafi 1[15] nga Ligji për noteri dhe Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.

Nga ana e Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale është sjellë vendim me të cilin konstatohet shkelje e të drejtës për mbrojtje të të dhënave personale të Kristijan Gligorovit dhe Ruzha Gligorovës, e bërë nga ana e J.Gj., noter nga Berova dhe B.T. nga Shkupi.

Ministria e drejtësisë, pas parashtresës së paraqitur nga ana e personave Kristijan dhe Ruzha Gligorov ka bërë kontroll mbi punën e noterit J.Gj. nga Berova. Pas kontrollit të bërë nga ana e Ministrisë së drejtësisë janë konstatuar parregullsi në punën e noterit dhe pala është informuar se proces verbali për aktivitetet e ndërmarra i është dërguar Këshilli Disiplinor të Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë për procedim dhe vendimmarrje të mëtejmë.

Nga ana e Odës së noterëve të Republikës së Maqedonisë u informuam se vendimin përfundimtar të këshillit Disiplinor të Odës së noterëve, Noteri J.Gj. nga Berova është liruar nga përgjegjësia se ka vepruar në kundërshtim me nenin 77 paragrafi 1 nga Ligji për noteri, kur personit B.T. nga Shkupi i ka dhënë përshkrim të dokumenteve notere.

Duke pasur parasysh se organe të ndryshme, kompetente  për ç’thurjen e problemit të krijuar japin mendime diametralisht të kundërta, Komiteti i Helsinkit e fton Ministrinë e drejtësisë, si organ kompetent mbi punën e Odës së noterëve dhe të noterëve, të bëjë kontroll mbi punën e Odës së noterëve në lidhje me rastin e z-tit Kristijan Gligorov.

3.2. Vallë a kemi mbrojtje gjyqësore – rasti Zhito Lluks 

Komitetit të Helsinkit ju drejtua një grup më i madh i qytetarëve paraprakisht të punësuar në Zhito Lluks SH. A. Shkup, duke e shfaqur pakënaqësinë e tyre nga vendimet gjyqësore.

Ndërmarrja, Zhito Lluks SH A Shkup në datën 14.07.2006 ka sjellë vendim për shlyerjen e Marrëveshjes për punësim, përkatësisht për pushim të marrëdhënies së punës 113 punëtorëve, e për arsye ekonomike, organizative dhe teknologjike.

Të pakënaqur nga vendimi i këtillë e cila ka qenë në kundërshtim me Marrëveshjen të cilën organizata e sindikatës së të punësuarve në ndërmarrjen Zhito Lluks e ka kontraktuar me punëdhënësin, palët kanë ngritur kontest pune për shlyerjen e vendimit për pushim të punës.

Me që realizohen procedura të veçanta, disa prej tyre kanë përfunduar me vendime të plotfuqishme, tjera janë në procedurë të animimit ndërsa për të treta pritet mendimi i Gjykatës Supreme për revizionin. Është interesant që disa nga lëndët kanë vendim pozitiv të shkallës së parë ndërsa disa mendim negativ, por vendimet gjyqësore të Gjykatës së Apelit të Shkupit nuk dallojnë dhe të gjitha janë negative për palët, njëlloj si Vendimet e deritanishme të Gjykatës Supreme.

Gjatë procedurës palët thirren në Marrëveshjen e kontraktuar në datën 12.03.2004 midis ndërmarrjes Zhito Lluks Sh.A. Shkup dhe organizata bazë sindikale, sipas së cilës  “Shoqata i garanton Sindikatës se gjatë 4 viteve të ardhshme nuk do ta zvogëlojë numrin nën 1200 të punësuar në sajë të shpalljes së punëtorëve si tepricë teknologjike dhe nuk do të bëjë ndryshime ekonomike, teknologjike dhe strukturore të cilat do ta shkaktojnë nevojën për zvogëlimin e numrit të punëtorëve.” Me këtë rast palët janë pajtuar me kërkesat e partnerëve social dhe për shkak të kësaj nuk do të ketë ndërprerje të punës ose grevë në shoqatën.  

Por edhe përkundër marrëveshjes së këtillë, pas kalimit të vetëm dy viteve të kontraktimit të saj, punëdhënësi Zhito Lluks Sh.A. Shkup duke e shkelë Marrëveshjen pushon nga puna 113 punëtorë pikërisht në bazë të tepricës teknologjike.

Për të qenë absurdi edhe më i madh, pjesa më e madhe e këshillave gjyqësor duke vendosur për aktpadinë e paditësve për shlyerje të vendimit për pushim të marrëdhënies së punës, as që i bëjnë vështrim Marrëveshjes së përmendur as duke mos e përmendur, tjerat konsiderojnë se Marrëveshja nuk e ka fuqinë e marrëveshjes kolektive por vetëm fuqinë e marrëdhënies obligative - juridike?!, ndërsa të tretët konstatojnë se Marrëveshja ka cilësi të marrëveshjes kolektive nuk shkojnë në elaborim të mëtejmë.

Për shembull, Gjykata e Apelit Shkup në njërën nga vendimet gjyqësore është shprehur se nuk mund të pranojë se në kundërshtim me Marrëveshjen nuk mund të zbatohet procedurë për tepricë teknologjike për shkak se bëhet fjalë për  proces teknologjik të prodhimtarisë dhe ndryshime të ngjashme që të mund punëdhënësi të mbijetojë. E nëse punëtorët kanë konsideruar se sipas marrëveshjes janë shkelur disa nga të drejtat e tyre, atëherë në sajë të Ligjit për marrëdhënie obligative kanë mund të kërkojnë mbrojtje, por kjo nuk do të ndikonte në shpalljen e tepricës teknologjike.

Në arsyetimet e vendimeve gjyqësore, gjykatësit në vend në Marrëveshjen përqendrohen në vetë procesin e shlyerjes së Marrëveshjes për punësim dhe konstatojnë se ai është zbatuar në mënyrë të drejtë për shkak se punëdhënësi ju ka ofruar të punësuarve dyqane pa pagesë të qirasë, por ata këtë nuk e kanë pranuar. Sërish gjykatësit e injorojnë faktin se për mirëmbajtjen e dyqanit të tillë janë të nevojshme mjete plotësuese financiare të cilat palët mundet nuk i kanë pasur ose shumë prej tyre  nuk kanë punuar në sektorin shitje por në sektorë tjerë siç janë sektori i financave ode të administratës. 

Pas të menduarit të këtillë të gjykatave, logjikisht imponohet pyetja pse do të ishin kontraktuar marrëveshje të këtilla të cilat Ligji për marrëdhënie obligative i lejon, të cilat nuk janë në kundërshtim as me dispozita tjera, shërbejnë për mbrojtjen e punëtorëve kur gjatë shkeljes së tyre gjykatat aspak nuk i marrin parasysh por fokusohen në mënyrën në të cilën është realizuar shlyerja e kontratës për punësim.

Në raport me llojllojshmërinë e vendimeve gjyqësore, Komiteti është plotësisht i vetëdijshëm se në Maqedoni nuk zbatohet sistemi anglo-saksonik i të drejtës precedente, por prapë se prapë konsideron se në të njëjtën lëmi, në të njëjtat gjykata me rastin e fakteve plotësisht të njëjta dhe normave identike gjyqësor, gjykatat së paku do të duhej të kenë qëndrim të njëjtë ndaj ndonjë pune juridike me qëllim të arritjes së sigurisë juridike të qytetarëve.

Komiteti i Helsinkit thekson të drejtën e qytetarëve për arsyetim dinjitoz të vendimeve gjyqësore dhe trajtim përkatës të dëshmive të ofruara, për shkak se në të kundërtën, njëlloj si në këto raste, vendimet e gjykatave të Maqedonisë do të shqyrtohen para Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, ndërsa çmimi për mos seriozitetin e tyre do ta paguajnë të gjithë qytetarët e shtetit.

3.3. Rasti Jane Pirganovski

Që nga viti 2004 pas rrëzimit nga një objekt të lartë[16], Jane Pirganovski nga Prilepi lëngon nga DG KOMA VIGLI. ST.POST. HYPOXIOCEREBRI, lloj i komës në të cilën pacienti është në gjendje të vetëdijshme. 

Prindërit e tij na informuan se pas kërkesës së dërguar për miratimin e shërimit të tij jashtë vendit, u është dhënë mendim konsiliar nga Konsiliumi i Klinikës për neurokirurgji në Shkup në datën 13.12.2004 me ç’rast ju është rekomanduar që shërimi të bëhet në Klinikën “Interballkanika” në Selanik, R. e Greqisë. Në sajë të mendimit Konsiliar, i është parashtruar kërkesë Fondit për sigurim shëndetësor të Maqedonisë për  lëshim të aktit përkatës për shërim të miratuar në botën e jashtme, por për shkak të lëshimeve të shumta gjatë procedurës, shërimi kurrë nuk është realizuar.

Në pajtim me nenin 30 nga Ligji për sigurim shëndetësor, personi i siguruar mund të shfrytëzojë shërim spitalor jashtë vendit me miratimin e Fondit, nëse është në pyetje sëmundje e cila nuk mund të shërohet në Maqedoni, e në shtetin në të cilin dërgohet ekziston mundësi për shërim të suksesshëm të kësaj sëmundjeje.

Gjatë pesë viteve të kaluara në kërkim të përhershëm për gjetjen e mënyrës për të marrë miratim për shërimin e djalit të tyre në spital në të cilin ka mundësi për trajtimin e llojit të këtillë të gjendjes së pa vetëdije, prindërit e Janes kanë parashtruar një numër të madh kërkesa organeve kompetente.

Kërkesa e fundit për shërim jashtë vendit në Tokuda – Republika e Bullgarisë, i është parashtruar Fondit  për sigurim shëndetësor të Maqedonisë – Shkup në datën 23. 11. 2008 .

Si shtojcë e kërkesës janë dërguar Propozimi për dërgimin në shërim jashtë vendit nga Konsiliumi nga Klinika për neurokirurgji pranë Qendrës së Klinikave në Shkup të datës 22. 12. 2008 në të cilin është konstatuar se në disa raste janë bërë kontrollime të CT dhe MRI  të trurit me gjetje me të cilin është konstatuar atrofi së të G.Aobalna të strukturave të trurit me zgjerimin e hapësirave subahnoidale dhe të barkusheve për çka ka qenë e nevojshme të bëhet PET scan për vendosje të mëtejme për procedura terapeutike. Konsiliumi i Klinikës së përmendur më lartë ka dhënë propozim për dërgimin për shërim jashtë vendit për shkak se nuk ka pasur mundësi dijastonikifimi për përcaktimin e diagnozës në kushte spitalore përkatësisht nuk ka pasur mundësi për PET scan (positron emission tomography – PET).

Patjetër duhet të theksohet se komisioni mjekësor i shkallës së parë për vlerësim dhe mendim të nevojës për dërgim për shërim në botën e jashtme, në afat prej 20 ditësh ka sjellë dy mendime krejtësisht të kundërta, dhe atë: në datën 29.12. 2008 ka dhënë mendim që të dërgohet pëlqim për pranim dhe profakturë nga  Tokuda – Hospital në Sofje – R. e Bullgarisë, që mandej i njëjti komision komision në datën 15.01.2009 të sjell proces verbal të ri me vlerësim dhe mendim ku thuhet se nuk ekziston mundësi për arsyetim medicinal për dërgimin për shërim jashtë vendit    për shkak se shërimi i propozuar nga ana e entit shëndetësor i huaj bëhet në klinikën për neurokirurgji në Shkup dhe me të njëjtin nuk pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore e as shërim.

Komisioni mjekësor i shkallës së dytë në datën 22.01.2009 për personin Jane Pirganovski ka dhënë mendim se mbetet se mbetet në mendimin e komisionit mjekësor të shkallës së parë, duke mos arsyetuar se në cilin mendim dhe vlerësim nga proces verbali mbetet në atë të datës 15.01.2009 ose të datës 29.12.2008. Në sajë të mendimit të tillë ka sjellë Vendim në datën 26.01.2009, me të cilin refuzohet kërkesa për shërim jashtë vendit.

          Gjykata administrative në datën 18.06.2009 e ka shlyer Vendimin e sjellë nga ana e Ministrisë së shëndetësisë të datës 26.01.2009, me arsyetim se nga mendimi i parashtruar konsiliar nga Klinika për neurokirurgji pranë Qendrës Klinike – Shkup të datës 22.12.2008, është konstatuar se pas hulumtimeve të bëra të trurit është konstatuar nevoja që pacienti të dërgohet për shërim jashtë vendit për shkak se nuk ka pasur mundësi dijagnostikë për përcaktimin e diagnozës në kushte spitalore përkatësisht nuk ka pasur mundësi për PET scan.

Sipas Gjykatës, por edhe sipas Komitetit të Helsinkit, nuk është e qartë se si, nga njëra anë në mendimin konsiliar të datës 22.12.2008, është konstatuar mos ekzistimi i mundësisë për zbatimin e metodës së nevojshme për shërim të pacientit – të siguruarit në Republikën e Maqedonisë, e nga ana tjetër në mendimin e komisionit mjekësor të shkallës së parë të datës 15.01.2009, është theksuar se nuk ekziston mundësi për arsye medicinale për dërgim për shërim në botën e jashtme për shkak se shërimi i propozuar nga ana e entit shëndetësor të huaj bëhet në klinikën për neurokirurgji në Shkup dhe me të njëjtën nuk pritet përmirësim i gjendjes shëndetësore e as shërim.

Poashtu nuk është e qartë se me cilin mendim dhe vlerësim nga proces verbali pajtohet komisioni i shkallës së dytë, vallë nëse me atë të datës 15.01.2009 ose të datës 29.12.2008 ?

Duke e përshëndetur vendimin e Gjykatës Administrative, prapë se prapë mbetet e hapur pyetja kush do ta bart përgjegjësinë për stërzgjaten e procedurës dhe rrezikun nga keqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientit, duke e pasur posaçërisht lëshimin e cili tanimë ka qenë i bërë dhe për shkak të të cilit Janë nuk është dërguar në spitalin në Selanik qysh në vitin 2004/2005 kur ka pasur përgjigje konfirmative për pranim në spitalin?

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Neni 66 par. 2 nga Rregullorja për kryerjen e punëve policore 

[2]  Neni 78 nga Rregullorja për kryerjen e punëve policore

[3] Në datën 21.10.2008 Lajmërimi  А. Nr. 380/08

[4] E regjistruar nën Dov. Nr. 19/08 të datës 16.06.2009 .

[5] Neni 5 paragrafi 2, Ligji për përmbarim: “Gjatë realizimit të përmbarimit do të mbahet llogari për dinjitetin dhe personalitetit ne debitorit, si dhe për atë që përmbarimi të jetë sa më pak i pa volitshëm për debitorin”.

Neni 75 paragrafi 1: “Për ndërmarrjen e veprimeve përmbaruese në banesën e debitorit, përmbaruesi duhet të sigurojë leje nga kryetari i gjykatës themelore në rajonin e të cilës realizohet përmbarimi”.

Neni 75 paragrafi 4, neni 84 dhe neni 87 paragrafi 1

[6] Neni 54: “Nëse përmbaruesi me sjelljen e vet bën shkelje të detyrës zyrtare gjatë zbatimit të veprimeve përmbaruese ose veprimet përmbaruese i bën në mënyrë kundërligjore ose me fajin e tij i prolongon, ose me sjelljen e vet në jetën private e përdhos nderin dhe shëmbëlltyrën si kryerës i autorizimeve publike, do të dënohet për shkak të pa rregullshmërisë ose shkeljes disiplinore”.

[7] Ankesa është parashtruar më 04.12.2006 

[8] Urgjenca është parashtruar në ditën 06.02.2007 

[9] Si organ kompetent për procedim me paditë për kontest administrativ në pajtim me nenin 34 nga Ligji për gjykatat

[10] 05.12.2008, 12.02.2009, 24.03.2009, 29.05.2009 

[11] Neni 221 – afati për lëshim të vendimit 

Neni 246 – ankesë kur vendimi i shkallës së parë nuk është sjellë

Neni 247 – afati për sjelljen e vendimit në lidhje me ankesën

[12] Neni 53 – Ligji për konteste administrative 

(1) Nëse organi kompetent pas shlyerjes së aktit administrativ nuk sjell menjëherë, e më vonë në afat prej 30 ditësh akt të ri administrativ, ose akt për ekzekutimit të vendimit gjyqësor të miratuar në sajë të nenit 40 paragrafi 5 nga ky ligj, pala me parashtresë të posaçme mund ta kërkojë sjelljen e aktit të tillë. Poqese organi kompetent  nuk sjell akt as brenda shtatë ditë nga kjo kërkesë, pala mund të kërkojë sjellje të aktit të këtillë nga gjykata që e ka sjellë vendimin gjyqësor.

(2) Për kërkesën nga paragrafi 1 të këtij neni, gjykata do të kërkojë nga organi kompetent lajmërim për shkaqet për të cilat nuk ka sjellë akt administrativ. Organi kompetent është i obliguar që ta jep këtë lajmërim menjëherë, e më vonë në afat prej shtatë ditësh. Poqese ai nuk e bën këtë ose nëse lajmërimi i dhënë sipas mendimit të gjykatës nuk e arsyeton mos ekzekutimin e vendimit gjyqësor, gjykata do të sjell vendim i cili në tërësi e zëvendëson aktin e organit kompetent, nëse natyra e punës këtë e lejon. Gjykata këtë vendim do t’ia dërgojë organit kompetent për përmbarim dhe për këtë njëkohësisht do ta informojë i cili e kryen mbikëqyrjen. Organi kompetent për përmbarim është i obliguar që pa shtyrje ta zbatojë vendimin e këtillë.

[13] www.mhc.org.mk/dekemvri2003-januari2004  и www.mhc.org.mk/mart2005

[14] Sekreti noter dhe qasje e lirë në informacionet me karakter publik 

Neni 30

(1) Noteri është i obliguar ta ruajë si sekret të gjithë atë që është me karakter personal e që e ka kuptuar gjatë kryerjes së punëve notere, përveç nëse me ligj dhe me vullnetin e palës nuk buron diçka tjetër.

(2) Sekretin e noterit janë të obliguar ta ruajnë edhe personat e punësuar te noteri. Obligimin për ruajtjen  e sekretit mbetet i përhershëm.

(3) Noterit i është rreptësisht e ndaluar që të lejojë mbikëqyrje, të jep përshkrim, certifikatë ose vërtetim që ka të bëjë me testament, poqese kërkuesi paraprakisht nuk parashtroi certifikatë të rregullt nga libri amë i të vdekurve në emër të lënësit dhe atë vetëm pas hapjes së testamentit, me kërkesë të cilës do qoftë palë të interesuar.

[15] Kompetenca për dhënie (lëshim)

Neni 77

(1) Noteri është i autorizuar dhe i obliguar që palëve të cilat kanë marrë pjesë në përpilimin e dokumenteve, si dhe personave në emër dhe në dobi të të cilëve është kontraktuar puna juridike, të autorizuarve  dhe përfaqësuesve të tyre si dhe trashëgimtarëve dhe trashëguesve juridik, me kërkesë të tyre dhe për llogari të tyre tu lëshojë: certifikata, vërtetime dhe përshkrime të dokumenteve të cilat i ruan noteri vetë.

[16] Në periudhën kur Janë ka qenë ka qenë i mbrojtur nga Enti për përkujdesje, edukim dhe arsimim të fëmijëve dhe të rinjve Ranka Millanoviq – Shkup.


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57