Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Shtator 2009

Korrik/Gusht 2009

I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1.            Marrëdhëniet ndëretnike si indikator.

1.2.            Kërcënimet për fjalën e thënë publikisht  janë gjithnjë e më të vrazhdëta. 

1.3.            Ministrin Manevski “as miza nuk e përshkon”. 

1.4.            E drejta për privatësi nëpër mediat.

1.5.            Konfuzioni për shkak të vendosmërisë që me çdo kusht të aplikohet Mësim besimi pa marrë parasysh nën cilin titull. 

1.6.            Largimet masive nga puna të punëtorëve në arsim.

II. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1.       Vallë a praktikohet kufizimi i lirisë në rastin e Avdyl Metajt?

2.2.       Ç’është  shumë, shumë është! – rasti Sevdail Gjureci.

III. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE 

3.1.            Padrejtësia ndaj ushtarëve profesional në ARM.

3.2.            Sfidat e pa përfunduara të qytetarëve në procedurat administrative – rasti Mirçe Gorançiq, Shkup.

----------------------------------------------------------------------------------

I. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1.      Marrëdhëniet ndëretnike si indikator

Në sajë të ndonjë rregulle të pa shkruar, gjithmonë kur gjërat në shtet nuk shkojnë në të mirë, njëri nga indikatorët kyç janë problemet në sferën e marrëdhënieve ndëretnike.

Por, nëse incidentet si ai midis “komitëve” dhe banorëve të lagjes së Nerezit ose problemet gjatë çdo regjistrimi në shkollat atraktive të mesme, rrahjet nëpër shkollat e nxënësve nga bashkësitë e ndryshme etnike ..... tanimë u bënë punë e zakonshme e cila nuk na shqetëson së tepërmi, dukuritë siç është seleksionimi i larësve në baza kombëtare në pishinën e Shkupit “Biser” pas legjitimimit (!?) mund të trajtohen edhe si zhvillim “normal” i punëve. Por, ndarja e fëmijëve Romë në paralele dhe shkolla të veçanta për shkak se kjo u pëlqen prindërve të maqedonasve të vegjël është diçka më tepër dhe tanimë “kundërmon” si  diskriminim në baza etnike, madje edhe si racizëm. Aq më tepër brengos letra për brengosje të cilën ka ndërmend kryetarit të komunës së Koçanit t’ia dërgojë European Roma Rights Centre nga Budapesti, dhe kërkon nga ne që të jemi bashkë-nënshkrues, për shkak të, siç pohojnë ata, dëbimit të dhunshëm nga shtëpitë e tyre të 18 familjeve nga lagja e Romëve më 12, 13 dhe 14 gusht, me ç’rast shtëpitë e tyre kanë qenë edhe të demoluara. Në letrën, në të cilën thirret vëzhguesi lokal i Qendrës, thuhet se bëhet fjalë për 76 persona prej të cilave të paktën 8 janë në moshën nën 15 vjeçare.

Romët, pothuajse çdo kund ku jetojnë hasin në probleme shumë më të mëdha (lexo: padrejtësi, mosrespektim i të drejtave elementare të njeriut) nga popullata tjetër. Duke i llogaritur shembujt tjerë si skajshmërisht serioz Komiteti i Helsinkit do të realizojë mision për përcaktimin e fakteve për të dy rastet dhe shpreson se rezultatet do t’ia vë opinionit në dispozicion në afat sa që është e mundshme më të shkurtër.

1.2.      Kërcënimet për fjalën e thënë publikisht janë gjithnjë e më të vrazhdëta

Gazetari Branko Gerovski doli në opinion me informacionet se në telefonin celular përmes SMS mesazheve ka marrë kërcënime. Jo për herë të parë, por kësaj radhe kërcënimet u janë drejtuar edhe fëmijëve të tij. Prandaj rastin e ka paraqitur në polici duke vënë në pah edhe faktin se kërcënimet janë të drejtuara nga numra të njohur telefoni (të shfrytëzuesve nga kategoria VIP). Por, MPB ende nuk është deklaruar me rastin e kësaj paraqitje të Gerovskit edhe pse duket se është lehtë të konfirmohet nëse shfrytëzuesit e numrave nga të cilat i janë dërguar mesazhet Gerovskit janë të përzier në dërgimin e mesazheve apo jo. Gerovski vuri në pah edhe fyerjet e thëna publikisht në një emision mjaft të shikuar në RTVM në llogari të të shoqes së tij.

Për kërcënimet e këtij lloji në llogarinë e tyre publikisht informuan edhe kollumnistët Zharko Trajanovski dhe Irena Cvetkoviq. Me atë dallim se në rastin e tyre për kërcënimet janë shfrytëzuar mundësitë të cilat i ofron interneti (blog faqet, internet faqet, komentet në kollumnat e tyre....).

Kërcënimet ndaj atyre të cilët paraqiten me kritika në opinion nuk janë asgjë e re. Por, në shembujt e prezantuar shkohet një hap përpara nga praktika e deritanishme e emrave të përmendur (madje edhe kërcënime për pjesëtarët e të njëjtës familje – të cilët ose merren me të njëjtin profesion ose e kanë të vetmin faj që janë në lidhje familjare me ata shkrimet e të cilëve dikujt nuk i pëlqejnë) gjë e cila paraqiste një lloj i dërgimit të tërthortë të mesazheve – kërcënimet tani janë skajshmërisht eksplicite (“Maqedonia nuk harron, VMRO nuk fal. Tradhtia e Maqedonisë paguhet me gjak, e ti e tradhëtove Maqedoninë.”, “Drejtësi për të theksuarën, ose revole ose hanxhar - le të zgjedh vetë”,  “Kjo zonjë duhet të digjet në sheshin kryesor” – shënojmë vetëm një pjesë nga kërcënimet e bëra në llogari të Irena Cvetkoviqit).

Të tre autorët të cilët i kemi theksuar me këtë rast  janë të njohur për raportin e tyre të qartë kritik ndaj pushtetit aktual, raport ky që shprehet në mënyrë të civilizuar dhe elokuente. Nuk është vështirë të supozohet se kërcënimet që atyre u janë drejtuar para së gjithash janë me intencë që këtyre autorëve “jo komod” t’u mbyllet goja. Për atë se sa të kota janë përpjekjet e këtilla, madje edhe në shoqëri shumë të fuqishme autoritare, është e pa nevojshme të shpenzohen fjalë. Por, e vërtetë është edhe ajo se kërcënimet nuk kanë mbetur gjithmonë vetëm verbale, prandaj gjithmonë duhet të kuptohen seriozisht, para së gjithash nga ato për të cilat janë kompetent për gjetje dhe nxjerrje para gjykatës të kryerësve të veprave të tilla penale. Zvarritja e “hetimeve”, kthimi i vëmendjes në anë tjetër dhe “zgjidhje” tjera, të njohura mirë nuk do t’i sjellin asgjë të mirë shtetit – rastet e këtilla i kthehen  nga organizatat dhe institucionet të njohura ndërkombëtare përmes raporteve të cilat merren me problematikën e këtillë.

1.3.      Ministrin Manevski “as miza nuk e përshkon”

Në fund të qershorit Komiteti i Helsinkit në sajë të dokumentit, autenticitetin e të cilit e kontrolloi, kërkoi largim të Ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski, përveç tjerash edhe në sajë të deklaratës së vetë Manevskit në mediat pas shpërthimit të skandalit në të cilën ai pranon se ka marrë edhe rrogë edhe pension për muajin janar të vitit  2009. Konsideronim dhe konsiderojmë se me shkeljen e ligjit Manevski tërësisht e humb kredibilitetin politik si Ministër i drejtësisë që duhet të kujdeset për sundimin e të drejtës si garanci themelore për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut në Republikën e Maqedonisë, se edhe në sferën siç është politika si e jona ekziston minimumi etik nën të cilin nuk mund të shkohet.

Argumente shtesë për humbjen e kredibilitetit që Manevski ta ushtrojë funksionin ishin edhe një varg gafesh së Manevskit me të cilat ai tregoi se nuk ka ndjenjë për nevojën e gjyqësisë që të jetë e pavarur nga politika ditore, gjë e cila është qëllimi themelor i reformave të gjyqësisë në të cilat rolin kryesor e ka pikërisht ministria të cilën ai e udhëheq.

Pas zvarritjes disaditore në opinion, shërbimet qeveritare dhe ajo në Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dolën me zgjidhje “solomone” – gabimi është te ata, e jo te ministri. Pa marrë parasysh se bëhet fjalë për obligim dhe përgjegjësi personale të qytetarit Manevski që ta respektojë ligjin sipas të cilit nuk mund të merr edhe pension edhe rrogë, (pasi të merret dokumentacioni i duhur, do të përcaktohet nëse ai mban përgjegjësi në rastin për marrje të pa ligjshme të rrogës dhe të pensionit katër muaj me radhë), ministrin e arriti aferë e re që është e vjetër 20 vjet – spekulimet me truallin e uzurpuar pranë shtëpisë së tij në Komunën Butel!

Sipas gazetës Vest në tekstin “Reforma më e madhe e gjyqësisë do të jetë ndërrimi i ministrit të drejtësisë Mihajllo Manevski, e kanë bindur kryeministrin Gruevski diplomatë perëndimor, duke ja tërhequr vërejtjen se raporti i Komisionit Evropian do të jetë më katastrofal pikërisht për gjendjet në gjyqësi” Por, edhe përkundër të gjitha këto Manevskin  “as miza nuk e përshkon”. Mu për këtë, ligjet që i sjell Parlamenti dhe reforma e gjyqësisë janë të atilla siç janë – pasqyrë dhe reflektim i Ministrit të drejtësisë.

1.4.      E drejta për privatësi nëpër mediat.

Gjatë disa muajve të fundit përmes mediave (të shkruara dhe elektronike) u raportua për disa raste të ndërlidhura me të drejtën për privatësi nga aspekte të ndryshme. Njëra nga reportazhet ishte xhirimi i një vajze të vogël të cilës i nevojiteshin mjete financiare për operacion, shembull tjetër ishte fotografimi i fëmijës që mban armë zjarri me rastin e Ditës së Armatës të RM.

E përbashkët për këto raportime ishte përdorimi i fëmijëve në drejtim të krijimit të “lajmeve sensacionale”, duke mos i pasur parasysh të drejtat e fëmijëve.

Mediat mund të bëjnë shumë për fëmijët, por këtë duhet ta bëjnë në mënyrë shumë të kujdesshme dhe të mos harrojnë se identiteti i fëmijës nuk duhet të zbulohet, nuk duhet të thuhet emri dhe mbiemri i plotë i tij ose të prezantohen xhirime dhe fotografi të fëmijëve, me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve ose të përzierjes jo ligjore në jetën e tij private dhe familjare[1].

Pa marrë parasysh se Republika e Maqedonisë vite me radhë e ka ratifikuar Konventën për të drejtat e fëmijëve, është e dukshme se e njëjta nuk respektohet në tërësi dhe harrohet në nenin 3 sipas të cilit “Në të gjitha aktivitetet të cilat kanë të bëjnë me fëmijët, me rëndësi parësore janë interesat e fëmijës”.

Kodi i gazetarëve të Maqedonisë parashikon se gazetari nuk guxon të intervistojë ose të fotografojë fëmijë nën moshën 16 vjeçare pa pëlqimin e prindërve ose tutorëve, vetëm nëse kjo nuk është në pajtim me të drejtat e fëmijës dhe nëse gazetari nuk do të krijojë, as përpunojë me vetëdije informacione të cilat i rrezikojnë të drejtat dhe liritë e njeriut.

Prapëseprapë, gjatë shkeljes eventuale të drejtave nga ana e gazetarëve, e njëjta shumë butë ose assesi nuk sanksionohet. Pa marrë parasysh që në Ligjin për radiodifuzion është paraparë se radio programet dhe programet televizive mbështeten mbi parimin e kultivimit dhe zhvillimit të vlerave humane dhe morale të njeriut dhe mbi mbrojtjen e privatësisë dhe dinjitetit, gjatë shkeljes eventuale nuk janë përcaktuar sanksione të caktuara për kryerësit.

Për fat të keq, raportimi jo etik dhe jo profesional gazetaresk i cili depërton thellë në të drejtën e privatësisë dhe në dinjitetin e personalitetit i prek edhe të gjithë qytetarët tjerë. 

Në të vërtetë, gjatë muajve të kaluara ishim dëshmitarë të raportimeve nga aksidente tragjike të komunikacionit të përcjella me xhirime të cilat u transmetuan edhe nga disa herë nëpër televizionet. Të njëjtat përmbanin xhirime nga transporti i kufomave të të vdekurve në aksidentin, që kulminacionin e vet ta arrijnë me shfaqjen e fotografive se si kompetentët me lopata i grumbullojnë mbeturinat e kufomave të djegura të viktimave në aksidentin e komunikacionit.  

Komiteti i Helsinkit rikujton se në vazhdimësi vë në pah shkeljen e të drejtës për privatësi gjatë shfaqjes së xhirimeve nga privimi nga liria të personave të dyshuar, raportimit jo përkatës për rastin e gazetarit Tanevski dhe raste të ngjashme.

Prapëseprapë, mund të konkludohet se nuk janë vetëm mediat ato që e lëndojnë të drejtën e privatësisë dhe mbrojtjen e dinjitetit të personalitetit, por i tërë sistemi i krijuar për sigurimin e këtyre të drejtave dështon në realizimin e detyrës së vet.

Në të vërtetë, Komitetit të Helsinkit ju drejtuan studentët e fakultetit arkitektonik nga shoqata Arkibrigada të cilët u përpoqën ta shfaqin qëndrimin e tyre për ndërtimin e kishës në sheshin qendror të Shkupit.

Ata, duke u gjetur të prekur nga fakti se një medium televiziv gjatë transmetimit të lajmit i ka botuar të dhënat e tyre personale mbiemrin, emrin dhe numrat e telefonave të tyre celular i janë drejtuar Drejtorisë për mbrojtjen e të dhënave personale duke kërkuar mbrojtje.

Nga Drejtoria pas hetimit të rastit kanë sjellë Vendim me të cilin merret parasysh kërkesa e dërguesve të parashtresës për përcaktimin e shkeljes së të drejtës për mbrojtjen e të drejtave personale, të bërë nga televizioni përkatës e për shkak të shpalljes së pa autorizuar të të dhënave të tyre personale. Më tej në arsyetimin e vendimit, Drejtoria pas nxjerrjes së dëshmive konstaton se televizioni në fjalë me shpalljen e lajmit ka bërë “identifikim të drejtpërdrejtë të parashtruesve dhe në këtë mënyrë ka vepruar në kundërshtim me nenin 5[2] nga Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale.”

Por, ajo që në mënyrë të dukshme mungon në Vendimin është informimi për atë se cilat masa do t’i ndërmerr Drejtoria për sanksionimin e shkeljes së bërë. Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale e posaçërisht me ndryshimin dhe plotësimin e tij i jep kompetenca të gjëra Drejtorisë në zbatimin e funksionit të saj kontrollues. Ajo mund të lëshojë ndalesë për përpunimin e mëtejmë të të dhënave personale[3], të bëjë mbikëqyrje inspektuese, të shqiptojë dënime, të obligojë për mënjanimin e shkeljeve e ngjashëm, por në këtë rast ajo ka mbetur vetëm në konstatimin se është bërë shkelje?!

Në të gjitha rastet e përmendura më lartë dhe në të ngjashmet me këto raste, vërehet edhe mungesa e reagimit nga Këshilli për radiodifuzion i cili poashtu ka ingerenca në këtë sferë si dhe pasiviteti i Shoqatës së gazetarëve e cila u paraqit me reagim në raport me raportimin për fatkeqësinë e përmendur të komunikacionit.

Pa marrë parasysh se janë për t’u përshëndetur hapat e fundit të medieve kur gjatë informimit për personat e dyshuar të privuar nga liria të njëjtit ishin me fytyra të errësuara, Komiteti  përkujton se sjellja e këtillë është e nevojshme për të gjitha rastet të cilat prekin në privatësinë dhe dinjitetin e personalitetit.

Komiteti i Helsinkit u apelon të gjitha subjekteve të cilët disponojnë me të dhëna personale që me sjelljen e vet profesionale ta respektojnë të drejtën e privatësisë dhe të dinjitetit të personalitetit, si dhe organeve mbikëqyrëse të implementojnë zbatim më efikas të kompetencës së tyre me qëllim të ngritjes së nivelit të mbrojtjes së të drejtave të njeriut në shoqërinë tonë.

1.5.      Konfuzioni për shkak të vendosmërisë që me çdo kusht të aplikohet Mësim besimi pa marrë parasysh nën cilin titull

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në raportin e kaluar mujor theksoi se në lidhje me paralajmërimet për aplikimin e lëndës së re zgjedhore në arsimin fillor më vend të Mësim besimit ju drejtua me shkresë Byrosë për zhvillimin e arsimit, në të cilën shkresë morëm përgjigje. 

Përgjigja e Byrosë për zhvillimin e arsimit është vetëm edhe një konfirmim se Ministria e arsimit dhe e shkencës nuk ka strategji reale për zhvillimin e arsimit, posaçërisht për këtë projekt. Konkluzioni i këtillë padyshim rrjedh nga pamundësia për ballafaqim dhe për pranim të mendimeve të ndryshme, posaçërisht nga konfuzioni i cili u krijua në arsimin për shkak të vendosmërisë që me çdo kusht të aplikohet Mësimbesimi pa marrë parasysh nën cilin emërtim.

Në përgjigjen thuhet se me ruajtjen vetëm të lëndës mësimore Njohja e religjioneve është prishur koncepti i mundësisë së zgjedhjes, për shkak se nxënësve duhet t’ju ofrohen së paku dy lëndë në pajtim me interesimin dhe aftësitë dhe në pajtim me prindërit; se janë mbajtur disa debate tematike në më shumë komuna në të cilat kanë marrë pjesë të gjitha shkollat fillore në RM, përfaqësues të prindërve të nxënësve, pedagogë dhe psikologë shkollor dhe qytetarë tjerë të interesuar ku është shqyrtuar nevoja që në arsimin fillor të ofrohen përmbajtje nga lëmi i religjioneve dhe të etikës; se tanimë është përcaktuar profili i kuadrit arsimor për realizimin e mësimit, për të cilin në konkurs publik do të organizohen seminare profesionale për planifikimin dhe realizimin e mësimit.

Është për tu habitur, por si Byroja për zhvillimin e arsimit konsideron se ruhet koncepti i zgjedhjes me aplikimin e dy lëndëve zgjedhore të lëmisë së njëjtë tematike, ku praktikisht fëmijët në pajtim me prindërit nuk do të mund të shfaqin interesim që dallon nga ai i ofruar – religjion me dy emërtime të ndryshme. Dhe sërish pa koncept të arsyetuar, vallë a bëhet fjalë për një lëndë të vetme e cila në përgjithësi i përfshin pesë temat mësimore ose Etika në religjionet, por për çdo njërën veç e veç?!

Më tej, në cilat komuna dhe kur janë organizuar debatet e përmendura tematike? Vallë a janë ftuar në të njëjtat ekspertë të profileve të ndryshme që të marrin pjesë, si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare? Përgjigjen nuk e kemi të njohur, duke pasur parasysh atë se nuk i kemi dëgjuar për mbajtjen e debateve të llojit të tillë, e prej këtu rrjedh dyshimi për të njëjtën.

Më befasuese, si rezultat i mos përgatitjes së gjithëmbarshme të MASH, në mediat e shtypura ditore përfaqësues relevant të bashkësive fetare deklaruan se Etika e religjioneve do të aplikohet ashtu siç duhet dhe do ta ligjërojnë teologë ose aspak nuk do të fillojë. Aq më tepër, ata nuk do të zbrapsen nga kërkesa që teologë ta ligjërojnë lëndën, e sivjet le ta rrumbullakojnë arsimimin, e mandej le të aplikohet Etika e religjioneve. Së shpejti mandej vijonte deklarata e Ministrit të arsimit dhe shkencës se lënda e re zgjedhore në shkollat fillore nuk do të aplikohet në këtë vit shkollor. Sipas tij, qenka e nevojshme periudhë plotësuese prej një viti, në të cilën ekspertët do t’i bëjnë ndryshimet e nevojshme në ligjin, që më fund të mund pa kundërthënie mësimbesimi të gjendet në bankat në shkollat fillore. Posaçërisht në këtë periudhë të gjendet zgjidhje rreth çështjes se kush do ta ligjërojë këtë lëndë.

Kështu parashtrohet pyetja se si është e mundshme një herë të përcaktohet profili i kuadrit arsimor, e mandej të mos ketë zgjidhje për këtë problem? Ose mundet ndikesa e bashkësive fetare është tejet e madhe në drejtim edhe të vendosjes dhe zgjidhjes së kësaj çështjeje, kështu që i tërë procesi ndërpritet deri sa kompetentët dhe jo kompetentët nuk merren vesh rreth çështjeve kontestuese. Me këtë rast të mos harrojmë se në Ligjin për arsim fillor duke filluar nga neni 77 ekziston një kapitull i tërë me titull “Arsimtarë, bashkëpunëtorë profesional dhe edukatorë” që në mënyrë të detajuar e rregullon edhe çështjen e zgjedhjes dhe krijimin e marrëdhënies së punës në shkollat fillore.

Pamundësia, shtyrja e projektit të kuptohet si rrekje përfundimtare në përpilimin e strategjisë së plotë dhe reale, rrodhi edhe nga promovimi i mësimbesimit përmes reklamave televizive shumë minutëshe, që është në kundërshtim me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjithsesi e hap edhe çështjen për shpenzimet e bëra deri tani. Vallë nëse realizimi i përkohshëm i mësim besimit, shpenzimet për konkurset publike për zgjedhje, reklamimi dhe të gjitha aktivitetet tjera përcjellëse për të cilat gjithsesi kanë qenë të nevojshme mjete nga buxheti, sërish do të jenë në dëm të interesave të fëmijëve? Dhe e tërë kjo për shkak se hapat e nevojshme ndërmerren pa analizat e nevojshme...

1.6. Largimet masive nga puna të punëtorëve në arsim

Viti shkollor filloi, por në vend që i njëjti të jetë i përcjellë me çaste të gëzueshme, ai u karakterizua me skandale të shumta. Fillimisht, në mediat ditore jehoi skandali për paralelet plotësuese në shkollën e mesme të mjekësisë “Pançe Karagjozov” dhe pazarllëku midis prindërve dhe Ministrisë së arsimit dhe të shkencës. 

Por, ajo që me të vërtetë i brengosi të gjithë janë ngjarjet me largimet masive të punëtorëve të arsimit në shkollat fillore dhe të mesme në mbarë Republikën. Në fillimin e vitit shkollor, jehuan informacionet për shpërndarjen e vendimeve për largim nga puna dhe mos transformimi i kontratave nga marrëdhënie punë për kohë të caktuar në marrëdhënie punë për kohë të pacaktuar. Të shumta ishin dëshmitë e arsimtarëve marrëdhënia e punës e të cilëve për kohë të caktuar ka pushuar, e në vendin e tyre janë punësuar njerëz jo profesionist pa provim të dhënë profesional. Të njëjtin pohonin se këto ngjarje janë me prapavijë partiake. Në opinion vazhdimisht spekulohej për numrin e saktë të punëtorëve të arsimit të cilët kanë marrë vendime për largim nga puna.

Problemet në arsim kulminuan edhe me qërim hesapin fizik në shkollën gostivarase “Përparimi”.

Komiteti i Helsinkit në vazhdimësi i përcjell ngjarjet në arsim e disa herë vuri në pah pasojat negative nga partizimi i procesit arsimor.

Ligji për marrëdhënie pune në mënyrë të përpiktë e rregullon këtë çështje, përkatësisht parasheh transformim të marrëdhënies së punës të bazuar në kontratë për kohë të caktuar në marrëdhënie punë për kohë të pacaktuar, nëse punëtori vazhdon të punojë edhe pas kalimit  të afatit prej 5 vitesh, që është i paraparë me vetë Ligjin. Por, është e dukshme se formulimi i këtillë është shfrytëzuar dhe keqpërdorur nga ana e organeve kompetente, të cilët i kanë shpërndarë vendimet për largim nga puna para përmbushjes së afatit ligjor.

Mediat raportonin edhe për punëtorë të arsimit të cilët angazhimin e tyre punuese e kanë realizuar në sajë të “Kontratës në vepër”. Pa marrë parasysh se Komiteti disa herë ka përmendur se rregullimi i marrëdhënies së punës me “Kontratë në vepër”[4] nuk është në pajtim me Ligjin për marrëdhënie pune, është evidente se kjo praktikë edhe më tej aplikohet.

Problem tjetër i cili e përshkon procesin arsimor është prania e presioneve nga ana e partive politike. Një kohë më të gjatë në arsimin mungon vlerësimi i cilësisë dhe i ekspertizës së punëtorëve të arsimit, përkatësisht me rëndësi gjithnjë e më të madhe u jepet “predispozitave” të kandidatit, duke mos menduar me këtë rast seriozisht për pasojat të cilat do të ishin krijuar për shkak të jo kompetencës së kuadrit arsimor.

Në tërë procesin më hutues është fakti se Ministria e arsimit dhe e shkencës shprehimisht është përjashtuar nga përgjegjësia dhe fajin e kalon në pushtetet lokale, duke mos i marrë parasysh me këtë rast kompetencat e veta ligjore[5].

Nga ana tjetër mbetet e pa qartë se a janë pushtetet lokale ato që luajnë me dispozitat ligjore ose të njëjtit vendimet e veta i kanë sjellë në bashkëpunim me Pushtetin Qendror – MASH, siç parashikon Ligji për vetëqeverisje lokale[6].

Kaosi në arsimin, ku punëtorët e arsimit nga njëra anë kërkojnë që dikush ti mbrojë të drejtat e tyre dhe ligji të respektohet, thellohet dhe me pasivitetin e SASHK-ut dhe të institucioneve kompetente nga ana tjetër.

Komiteti i Helsinkit shpreh brengosje për shkak të praktikës së largimeve masive nga puna në pothuajse të gjitha shkollat të cilat e iniciojnë partizimin e procesit arsimor, raste në të cilat organet kompetente nuk i zbatojnë dispozitat ligjore në vepër dhe e tërë kjo i sjell nën pikëpyetje të drejtat e punëtorëve arsimor.

Komiteti u apelon institucioneve kompetente që ti ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme të cilat janë në kompetencat e tyre, përkatësisht fokusin e vet ta orientojnë drejtë ngritjes së cilësisë së shërbimeve arsimore me punësimin e kuadrit profesional, nga e cila benefit do të ndjejnë vetë nxënësit.

II. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

2.1. Vallë a praktikohet kufizimi i lirisë në rastin e Avdyl Metajt?

E drejta për liri të personalitetit nënkupton liri fizike dhe kjo e drejtë në shoqërinë demokratike ka për qëllim të sigurojë që askujt të mos i merret liria në “mënyrë arbitrar”.  Pa marrë parasysh se e drejta për liri nuk është e drejtë absolute, personi mund të jetë i privuar nga liria vetëm në baza ligjore, e bazat ligjore patjetër duhet të jenë në pajtim me standardet e pranuara evropiane. Vallë a është kështu edhe në rastin e Avdyl Metajt?

Në fakt, Avdyl Metaj i cili është shtetas i Maqedonisë, e prej vitit 1990 jeton dhe punon në Mbretërinë e Suedisë, më 16 korrik të vitit 2007 ka arritur në Maqedoni për vizitë familjes së tij më të ngushtë. Në hyrje në Maqedoni nga ana e personave të autorizuar të Ministrisë së punëve të brendshme, është privuar që në kufi nga liria për të marrë pjesë në veprimin procesual njohje - dallim të personave nën supozimin se është kryerës i veprës penale Tentativë për Vrasje e cila ka ndodhur më 9 qershor në Shkup.

Njohja - dallimi e personit ka filluar të njëjtën ditë më 16 korrik të vitit 2007 në orën 11 e 30 minuta në stacionin policor në praninë e personit të autorizuar zyrtar dhe të të dëmtuarit, dhe ka përfunduar në orën 14 e 15 minuta të njëjtën ditë. Sipas proces verbalit të njohje - dallimit, i cili është pjesë përbërëse e lëndës penale K. nr. 2593/09 të Gjykatës Themelore Shkup I Shkup, i dëmtuari si person i cili e ka bërë njohje - dallimin nuk ka njohur asnjë nga personat të cilat i janë prezantuar përfshirë aty edhe Avdyl Metajn, e për të cilët është konsideruar se kanë shtënë në të.

Avdyl Metaj mandej është liruar nga stacioni policor dhe pa kurrfarë kufizimi ka lëvizë dhe ka dalë nga Maqedonia. Pas përfundimit të pushimit të tij vjetor në vitin 2007 është kthyer dhe ka vazhduar të jetojë dhe të punojë në Mbretërinë e Suedisë.

Më 2 korrik të vitit 2009 sërish Avdyl Metajt, gjatë hyrjes në Maqedoni i është kufizuar liria, por tani i është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh në sajë të Vendimit HII KI nr. 1467/07 të gjykatësit hetues të datës 13 shtator të vitit 2007.

Lidhja shkaktare – pasuese midis privimit nga liria më 16 korrik të vitit 2007 dhe paraburgimi më 2 korrik të vitit 2009 është e njëjtë, dhe bëhet fjalë për veprën krejtësisht të njëjtë për të cilën tanimë është ndërmarrë veprimi procesual i njohje – dallimit dhe është konstatuar se personi Avdyl Metaj nuk është kryerësi. Por, prapëseprapë Avdyl Metaj ende gjendet në paraburgim!

Duke e shqyrtuar çështjen nëse ekzistojnë rrethana të cilat e rrezikojnë lirinë e Avdyl Metajt, Komiteti i Helsinkit niset nga çështja: Vallë a ka bazë masa e paraburgimit në këtë rast dhe vallë a është përmbushja e saj patjetër e nevojshme dhe vallë a janë rrethanat e tilla që asnjë mënyrë tjetër e sigurimit të përmbushjes së saj është racionalisht e zbatueshme?

Komiteti i Helsinkit konsideron se në rastin e theksuar nuk bëhet dallimi midis faktet tanimë të konstatuara dhe veprimet që janë ndërmarrë, rëndësia e të drejtës për liri dhe masës së shqiptuar të paraburgimit. Njëkohësisht u apelon autoriteteve të Maqedonisë që në mënyrë ekspeditive dhe pa kurrfarë do qoftë shtyrje ose vonesë, të sigurojnë ç’thurje urgjente të këtij rasti duke pasur parasysh se bëhet fjalë për 'të drejtë në liri'.

Komiteti i Helsinkit nga palët ishte i informuar se më në fund prokuroria ka konstatuar se në rastin konkret nuk ka vend për përndjekje, e as që ka pasur nevojë për propozimin e masës përndjekje duke e tërhequr akt akuzën kundër Metajt. Gjykata të njejtën me Vendim gjyqësor e ka konfirmuar, përkatësisht e ka refuzuar në tërësi akuzën.

Në rastin konkret edhe një herë u konfirmua absurditeti dhe mos ekzistimi i nevojës së caktimit të masës paraburgim, të cilën organet gjyqësore tejet shpesh, si nga mënga e caktojnë, duke mos e arsyetuar në mënyrë ligjore dhe duke mos e shqyrtuar deri në fund nevojën për shqiptimin e të njëjtës, e pasojat në para i paguajnë qytetarët e shtetit!

Komiteti i Helsinkit e udhëzoi palën që të iniciojë procedurë për zhdëmtim të dëmit për kohëzgjatjen e masës së paraburgimit e cila siç shihet ishte e pabazë dhe e panevojshme.

2.2.      Ç’është  shumë, shumë është! – rasti Sevdail Gjureci

Më 3 korrik të vitit 2007 në lagjen Gjorçe Petrov, Sevdail Gjureci ka qenë verbalisht dhe fizikisht i sulmuar nga një person i punësuar në Ministrinë e punëve të brendshme të Republikës së Maqedonisë. Me kërkesë të personit të punësuar në MPB, pala është ndalur me automjetin, ndërsa i dyshuari i cili është legjitimuar si pjesëtar i forcave speciale pranë MPB-së – Alfat ka drejtuar revole në të dhe ka filluar t’i bëjë lëndime  duke e rrahur në krye me kondakun e revoles, e mandej edhe me grushte dhe shqelma nëpër tërë trupin, Mandej, personi i punësuar në MPB është identifikuar si polic kufitar.

Nga dokumentacioni mjekësor të Sevdail Gjurecit, është e dukshme se ai ka pësuar lëndime në krye, tronditje të trurit dhe goditje në trup, përkatësisht ka pasur vende të ënjtura në hundën, pjesën e dhëmbëve, kraharor dhe në mushkëritë e bardhë. Gjureci është lëshuar nga shërimi spitalor në datën 5.7.2007.

Sipas gjendjes faktike të vendosur në këtë mënyrë, ekzistojnë indicie serioze se pjesëtari i MPB i ka keqpërdorur autorizimet e veta jashtë nga kryerja e detyrës dhe ka vepruar në kundërshtim me rregullativat juridike, në mënyrën që me identifikimin e vetes si person zyrtar dhe me përdorimin e revoles zyrtare supozohet se ka bërë maltretim, dhunë me shkaktimin e lëndimeve trupore, rrezikim me armë të rrezikshme gjatë rrahjes ose zënkës me çka e ka rrezikuar sigurinë e personave të pranishëm të tjerë.

Komiteti i Helsinkit ju drejtua Stacionit Policor në Gjorçe Petrov ku ka qenë i paraqitur rasti dhe Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale. Nga ana e Sektorit na u dërgua përgjigje nr. 11.3-1108/4 të datës 6 gusht të vitit 2007 me të cilën na informojnë se kundër kryerësit, përkatësisht personit të autorizuar zyrtar është parashtrua fletë paraqitje penale për veprën penale “Dhunë” sipas nenit 386 nga Kodi penal i RM, dhe Komisionit për largim nga puna i është parashtruar propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë.

Komiteti i Helsinkit pas marrjes së përgjigjes në vitin 2007 informonte për këtë rast dhe e theksoi si shembull pozitiv ku Ministria e punëve të brendshme ndërmerr veprime ligjore kundër kryerësve në mënyrë ekspeditive.

Për fat të keq 2 vite më vonë i njëjti rast ende vend qëndron. Prokurori publik as që ka ngritur procedurë penale, e as që e ka hedhur poshtë akt paraqitjen penale.

Me kërkesë të Komitetit të Helsinkit në lidhje me marrjen e informacioneve për procedurën, nga ana e Prokurorisë Themelore publike në datën 28 korrik të vitit 2009 është marrë përgjigja se nga prokuroria ka qenë e parashtruar kërkesë për zbatimin e hetimit në datën 5 shtator të vitit 2007, ndërsa në datën 18 mars të vitit 2008 është parashtruar propozimi për plotësimin e hetimit.

Duke e pasur parasysh se kanë kaluar saktësisht 2 vjet nga Kërkesa e parashtruar për zbatimin e hetimit, Komiteti i Helsinkit publikisht i apelon prokurorisë dhe gjykatës për punë më efikase në lidhje me këtë lëndë. Konsiderojmë se afati prej 2 vitesh sa punohet në këtë lëndë është tejet i pa lejueshëm dhe paraqet shkelje të të drejtave të të dëmtuarit.

III. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

3.2.      Padrejtësia ndaj ushtarëve profesional në ARM

Në periudhën e kaluar Komiteti i Helsinkit u njoftua me gjendjen e ushtarëve profesional në ARM e cila rrjedh nga rregullativa për punësimin e tyre e përcaktuar me Ligjin për shërbim në armatën.

Në të vërtetë, në pajtim me të njëjtin ligj[7] ushtarët profesionist punësohen në ARM me nënshkrimin e kontratës me Ministrinë e mbrojtjes në kohëzgjatje prej tre vjet, e cila varësisht nga rezultatet e treguara mund të vazhdohet edhe më së shumti tri herë. Me dispozitën e këtillë ligjore punësimi i ushtarëve profesionist që paraprakisht kufizohet në kohëzgjatjen prej më së shumti 12 vjet pa dallim nga rezultatet e realizuara ose gatishmërisë profesionale.

Pa dyshim vendimi i këtillë është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me Ligjin për marrëdhënie pune sipas të cilit Kontrata për punësim mund të lidhet për kohë të caktuar me ndërprerje ose pa ndërprerje deri në pesë vjet, por nëse punëtori vazhdon të punojë pas kalimit të këtij afati marrëdhënia e punës transformohet në marrëdhënie pune për kohë të pacaktuar, e jo si në rastin 12 vjet punë me kontratë për kohë të caktuar e mandej pushim i marrëdhënies së punës.

Për fat të keq, ky nuk është kufizimi i vetëm i marrëdhënies së punës të ushtarëve profesionist. Ata, në pajtim me Ligjin për shërbim në armatën[8] nëse kanë lidhur kontratë për punë vazhdojnë me shërbimin deri në skadimin e marrëveshjes me mundësi për vazhdimin e saj deri sa të mbush 38 vjet, pas së cilës marrëdhënia e punës ju pushon.

Nga rregullativa e këtillë vërehet pozita e pa barabartë e ushtarëve profesionist në raport me punëtorët tjerë, që definohet si diskriminim në sajë të moshës.

Nuk është e nevojshme të theksohet se diskriminimi në vendin e punës si ai i drejtpërdrejtë ashtu edhe i tërthortë në çfarë do qoftë baze (midis të cilave hyn edhe mosha) është i ndaluar në mënyrë eksplicite edhe me Ligjin për marrëdhënie pune i cili mbështetet në nenin 14 dhe protokollin 12 nga Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe në të gjitha dokumentet bazike për të drejtat e njeriut.

Mirëpo, duke i pasur parasysh karakteristikat dhe veçoritë e vendit punues – ushtar profesionist në armatë, mund të pranohet se diskriminimi i këtillë është i arsyeshëm sepse është përfshirë në përjashtim i cili definohet në pajtim me kërkesat, kushtet dhe qëllimet e posaçme të profesioneve të caktuara. Përjashtimet e këtilla përveç se në Ligjin për marrëdhënie pune[9] janë të aplikuara edhe në Konventën kundër diskriminimit në vendin e punës të Organizatës Botërore të punës[10] dhe posaçërisht në Direktivën e Unionit Evropian për trajtim të barabartë gjatë punësimit[11].

Prapëseprapë, ajo që nuk është e pranueshme është mënyra në të cilën është e rregulluar marrëdhënia e punës e ushtarëve profesionist pasi të mbushin 38 vjet ose edhe më habitës pasi të shërbejnë 12 vjet, madje edhe në se janë më të rinj se 38 vjet (?!) në të cilin rast ata mbeten pa punë.

Rikujtojmë se sipas Kushtetutës Republika e Maqedonisë është shtet social i cili kujdeset për mbrojtjen sociale dhe sigurinë sociale të qytetarëve në pajtim me parimin e drejtësisë sociale, dhe në rast të diskriminimit të lejuar të të punësuarve në Armatën edhe atë për shkak të kërkesave specifike të profesionit  i cili është në shërbim të sigurisë së shtetit dhe të të gjithë qytetarëve që jetojnë në të, konsiderojmë se i njëjti shtet më të paktën që mund ta bëjë është ta përmbush obligimin kushtetues dhe ta sigurojë statusin social të ushtarëve profesionist.

Aq më tepër që edhe vetë Ligji për marrëdhënie pune  e parashikon obligimin e punëdhënësit për aftësim profesional, trajnim, ri-kualifikim ose rrumbullakësim të kualifikimit tek i njëjti ose te punëdhënës tjetër para ndërprerjes së kontratës për punësim.

Për këto shkaqe, Komiteti i Helsinkit vë në pah nevojën për ndryshimin urgjent të Ligjit për shërbim në armatën dhe për zgjidhjen e statusit të ushtarëve profesionist me ri-kualifikimin e tyre dhe radhitjen në vend tjetër pune pas përfundimit të kushteve për punë si ushtarë profesionist.

3.3.      Sfidat e qytetareve në procedurat administrative – Rasti Mirçe Gorançiq, Shkup

Edhe në raportin paraprak mujor Komiteti i Helsinkit ceku një rast të korrespodencës shumëvjeçare me organet shtetërore dhe viktimë të mosrespektimit të dispozitave ligjore të procedurës administrative nga ana e personave zyrtar, me ç’rast vuri në pah se në raportet vijuese në mënyrë më të thelluar dhe ndaras do ti prezantojë në opinion.

Në pajtim me nenin 1 nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative është paraparë se sipas të njëjtit ligj janë të obliguar të veprojnë ministritë, organet tjera të administratës shtetërore, organizatat e përcaktuara me ligj dhe organet tjera shtetërore, kur në punët administrative, drejtpërdrejtë duke i aplikuar dispozitat vendosin për të drejtat, obligimet ose interesat juridike të personave fizik ose të palëve tjera (në tekstin e mëtejmë: palë).

Me nenin 15 paragrafi 1 nga i njëjti ligj është paraparë se kundër vendimit të miratuar në shkallë të parë pala ka të drejtë ankese. E njëjta e drejtë është e drejtë e garantuar kushtetuese, që është e stipuluar në nenin[12] të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Zotëri Mirçe Gorançiq (në tekstin e mëtejmë kërkuesi) nga Shkupi përmes kërkesës së parashtruar me shkrim na informoi se në datën 11 korrik të vitit 2008 i ka paraqitur kërkesë me shkrim Agjencisë për punësim të RM – Qendra për punësim në qytetin e Shkupit, për të cilën gjë si dëshmi e ka edhe numrin arkivor me të cilin është shënuar ankesa e pranuar. Por, edhe përkundër afatit kohor prej pothuajse nëntë muaj kërkuesi nuk ka marrë përgjigje kthyese nga ana e organit shtetëror.

Më 31 mars të vitit 2009 Komiteti i Helsinkit i dërgoi shkresë Qendrës për punësim të qytetit të Shkupit dhe kërkoi të informohet a janë deklarimet e kërkuesit të sakta, nëse janë të sakta atëherë cilat janë arsyet atëherë cilat janë shkaqet të cilat edhe pas kalimit të periudhës së përmendur kohore prej disa muaj organi shtetëror ende nuk është prononcuar për ankesën e parashtruar, e me këtë rast duke e pasur parasysh nenin 247 paragrafi 1[13] nga Ligji për procedurë të përgjithshme administrative (ku është paraparë afat i përpiktë prej dy muaj për sjelljen e vendimit lidhur me ankesën).

Më 18 maj të vitit 2009 është marrë përgjigja me të cilën na informojnë me të dhëna të cilat as që janë kërkuar nga ana jonë, përkatësisht se kërkuesi ka qenë i shlyer nga evidenca e rregullt për shkak të paraqitjes jo në kohë nga ana e tij. Njëkohësisht ishim të informuar se masa ndalesë e kërkuesit i ka skaduar përfundimisht me datën 31 maj të vitit 2009, ndërsa nga data 1.6.2009 i njëjti ka mund të paraqitej në evidencën e rregullt në Qendrën për punësim të qytetit të Shkupit, si person i papunë.

Por, në shkresën që e kemi marrë, Komiteti i Helsinkit mbeti i shkurtuar me përgjigje në pjesën e ankesës. Për këtë shkak, në datën 4 qershor të vitit 2009 sërish i është dërguar shkresë udhëheqësit kompetent të Qendrës dhe është kërkuar të informohemi nëse është proceduar për ankesën[14] e parashtruar apo për të njëjtën ende nuk është proceduar. Nëse për ankesën e parashtruar është proceduar, atëherë të informohemi për shkaqet për të cilat kërkuesi nuk ka qenë i informuar dhe nuk i është dërguar vendim për të njëjtën.

Në datën 7 korrik të vitit 2009 nga ana e Qendrës është marrë përgjigje kthyese me të cilën na informojnë se nuk disponojnë me kopje të ankesës së parashtruar dhe nga ne është kërkuar që nëse disponojmë tu dërgojmë kopje nga Vendimi  dhe një ekzemplar nga ankesa me të vetmin qëllim që të procedojnë, ta përcaktojnë gjendjen juridike dhe në kohën e duhur do të na informonin për aktivitete që janë ndërmarrë lidhur me të njëjtën

Komiteti i Helsinkit duke mbetur i befasuar nga përgjigjet që janë marrë kërkoi që kompetentët në Qendrën për punësim të qytetit të Shkupit në sajë të detyrës zyrtare të bëjnë kontroll dhe mbikëqyrje të brendshme me të vetmin qëllim të gjendet ankesa e parashtruar, e cila është e dukshme se është pranuar në entin, për shkak se ekziston numër arkivor dhe e njëjta nuk mund ashtu kot të humbet në lokalet e Qendrës, e njëkohësisht të dënohet personi zyrtar e i cili të njëjtën e ka humbur.

Njëkohësisht, sërish e ftojmë edhe inspekconin shtetëror administrativ që në pajtim me nenet 2, 9 dhe 11 nga Ligji për inspeksion administrativ të bëjë kontroll dhe mbikëqyrje për zbatimin e dispozitave ligjore për procedurën administrative dhe varësisht nga ajo që do të konstatohet të ndërmerr masa ligjore, të parashtrojë padi penale ose iniciativë për ngritjen e procedurës disiplinore kundër personave zyrtarë ose të punësuarve.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Neni 16 – Konventa për të drejtën e fëmijës.

[2] Neni 5, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

Të dhëna personale janë: - përpunohen në pajtim me ligjin; grumbullojnë për qëllime konkrete, të qarta dhe me ligj të përcaktuara dhe përpunohen në mënyrën që është në pajtim me ato qëllime. Përpunimi i mëtejmë i të dhënave për qëllime të hulumtimeve historike, shkencore ose statistikore nuk do të konsiderohet se nuk është në pajtim me qëllimet fillestare të grumbullimit të të dhënave nëse janë ndërmarrë masa përkatëse mbrojtëse në pajtim me ligjin; përkatëse relevante dhe tejet vëllimore në raport me qëllimet për të cilat grumbullohen dhe përpunohen; të sakta, të plota dhe të azhurnuara, me ç’rast do të shlyhen ose korrigjohen të dhënat të cilat janë të pasakta ose jo të plota, duke i pasur parasysh qëllimet për të cilat janë grumbulluar ose janë përpunuar....... Për cilësinë e të dhënave personale në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni përgjigjet kontrolluesi.

[3] Neni 41, Ligji për mbrojtjen e të dhënave personale

[4] Ligji për marrëdhëniet obligative neni  619

[5] Ligji për organizimin dhe punën e organeve të administratës shtetërore neni 23 

“(1) Ministria e arsimit dhe e shkencës i kryen punët që kanë të bëjnë me:

            - edukimin dhe arsimimin e të gjitha llojeve dhe shkallëve;

            - organizimin, financimin, zhvillimin dhe përparimin e edukimit, arsimimit dhe shkencës;

            -mbikëqyrjen nga kompetencat e saja.....

[6] Ligji për vetëqeverisje lokale neni 22 paragrafi 1 pika 8 “Arsimi – themelimi, financimi dhe administrimi i shkollave fillore dhe të mesme, në bashkëpunim me pushtetin qendror.....”

[7] Neni 35, Ligji për shërbim në armatën 

Me ushtarët profesional në shërbim në Armatën, Ministria e mbrojtjes lidh kontratë për punë. Kontrata për punë me ushtarët profesional lidhet për kohëzgjatje prej tre vitesh.

Varësisht nga rezultatet e treguara dhe nevojat të gjinisë përkatësisht shërbimit përkatës, kontrata për punë me ushtarët profesional mund të zgjatet më së shumti edhe tri herë.

[8] Neni 259 a, Ligji për shërbim në armatën, “Gazeta Zyrtare” e RM nr. 134 e datës 06.011.2007

[9] Neni 8, Përjashtime nga ndalesa për diskriminim nga Ligji për marrëdhënie pune

[10] C 111 Konventa kundër diskriminimit në vendin e punës e vitit 1958

[11] Direktiva 2000/78/BE e datës 27 nëntor të vitit 2000

[12] Neni 15 – Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë 

Garantohet e drejta për ankesë kundër akteve të veçanta juridike të miratuara në shkallë të parë para gjykatës, organit administrativ ose organizatës ose institucioneve tjera të cilat kryejnë autorizime publike.

[13]  Afati për sjelljen e vendimit për ankesë – Neni  247 

Vendimi për ankesën patjetër duhet të sillet dhe ti dërgohet palës sa të jetë e mundshme, e më vonë në afat prej dy muaj duke llogaritur nga dita e dorëzimit të ankesës, vetëm nëse me shkresë të posaçme nuk është përcaktuar afat më i shkurtër. 

[14] E pranuar në datën 11 korrik të vitit 2008, që është e dukshme nga numri arkivor 03-1811/2001


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57