Corner Raporte

Raport mujor për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë 10 Shkurt 2009

Dhjetor 2008 / Janar 2009

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Ndalesa e abortit ose rruga drejtë teokracisë? 

1.2. Shpërndarje e mjeteve nga buxheti i RM për shoqata të qytetarëve dhe fondacionet 

1.3. Komisioni i Venedikut e konfirmoi qëndrimin e Komitetit të Helsinkit për legjislacion anti diskriminues në Maqedoni!

1.4. Poqese dita njihet nga mëngjesi...

1.5. Mosrespektimi i obligimeve dhe i detyrimeve ligjore nga ana e organeve shtetërore (Prokuroria Publike Themelore – PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup)

1.6. Vizita në Entin Publik (EP) qendra Ndërkomunale për punë sociale në Makedonski Brod dhe familjet përkujdesëse në fsh. Manastirec

2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

2.1. Rasti Gjorgji Biljanovski

2.2. Ligji për qarkullim pagesor shkakton shkelje të të drejtave sociale të qytetarëve  

2.2.1. Rasti Millka Simonovska 

2.2.2. Rasti Millosh Naumovski

3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

3.1. Shkelje e vrazhdët dhe manipulimi i të drejtës së mbajtjes në polici  

3.1.1. Rasti Todorovski Goce, Aleksovski Bllagojçe dhe Vellovski Sasho, Manastir 

3.1.2. Rasti Katerina Petro, Shkup

3.2. Rasti Vanço Georgievski

------------------------------------------------------------------------------------

1. NGJARJE PUBLIKE DHE SHKELJE TË PARIMEVE DEMOKRATIKE

1.1. Ndalesë e abortit ose rruga drejtë teokracisë?

            Vallë a e dridh Maqedoninë trendi ku në vend të respektimit dhe përparimit të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë fillon hyrja në perridhën e teokracisë[1]?

Pra, për herë të dytë, u paraqit fushata kundër abortit, pothuajse në të njëjtën kohë me fushatën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për fëmijë të tretë. Është për tu habitur, por është edhe fyese, ata që e organizojnë, realizojnë dhe përfaqësojnë fushatën e këtillë, edhepse kinse ende nuk dihet se kush është organizatori, sikur kanë harruar se nataliteti nuk është vegël shtetërore ose e kujt do qoftë e cila mund të ndryshojë brenda natës, të kultivohet ose rritet në llogari të të drejtave të njeriut, të të drejtës për zgjedhje dhe kundër dinjitetit të gruas.

Menjëherë pastaj u paraqitën pakënaqësitë e shumta nga organizatat joqeveritare, me përjashtim të organizatës proqeveritare “Revita” e cila me këmbëngulësi lufton për ndalimin e abortit, duke përdorur me këtë rast të dhëna të rreme, duke mos mbajtur llogari për të dhënat shtetërore statistikore që janë të qasshme për çdo qytetar në internet faqet zyrtare të organeve kompetente.

Duke e pasur parasysh Ligjin për ndërprerjen e shtatzënisë, Rregulloren për mënyrën e punës se mjekut dhe komisionit të shkallës së parë dhe shkallës së dytë për miratimin e ndërprerjes së shtatzënisë, konventat e shumta të ratifikuara vendase dhe ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, posaçërisht të drejtat e gruas, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i përkrah reagimet e Koalicionit për përkrahjen dhe mbrojtjen e të drejtave seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara, reagimin e posaçëm të Asociacionit për edukim shëndetësor dhe hulumtim, si dhe të të gjithë të tjerëve kundër fushatës për ndalimin e abortit.

Ndërprerja e shtatzënisë, ndërkaq, është e rregulluar në shtetin tonë në mënyrë gjithëpërfshirëse me ligj të posaçëm, ku që në vetë nenin 1 të Ligjit për ndërprerjen e shtatzënisë në mënyrë të stimuluar është thënë se “Ndërprerja e shtatzënisë është intervenim i posaçëm medicinal për të cilin në mënyrë të lirë vendos gruaja shtatzëne. E drejta për ndërprerjen e shtatzënisë mund të kufizohet  vetëm për shkak të mbrojtjes së shëndetit të gruas shtatzëne”. Të gjitha shkaqet për të cilat mund të kufizohet ndërprerja e shtatzënisë në favor të shëndetit të gruas shtatzëne janë të rregulluara në nenet e mëtejme e ligjit të përmendur. Nga ana tjetër, mënyra dhe kushtet nën të cilat duhet të punojnë mjeku, komisioni i shkallës së parë dhe shkallës së dytë në këto raste janë më konkretisht dhe në mënyrë të përpiktë të rregulluara me Rregulloren e miratuar për këtë qëllim, ku midis tjerash përcaktohet se: “Mjeku në organizatën shëndetësore, bën ndërprerje të shtatzënisë pas konstatimit se gruaja shtatzëne nuk ka kaluar më tepër se 10 javë të shtatzënisë nga fekondimi dhe se nuk ka bazë për të dyshuar se mund të shkaktohen pasoja të dëmshme për shëndetin e gruas”.

          Me rregullativës e këtillë ekzistuese të përpiktë gjatë sjelljes së të cilës tërësisht është mbajtur llogari për shëndetin e gruas, për të drejtën e saj për zgjedhje të lirë dhe për dinjitet, të gjitha fushatat për ndryshimin e tyre në drejtim të ndalesës së përgjithshme të abortit nuk kanë kurrfarë baze, aq më tepër që dokumentet e ratifikuara ndërkombëtare të cilat, mes tjerash, e obligojnë edhe Republikën e Maqedonisë e thonë të kundërtën. Mjafton vetëm të përmenden Deklarata Universale për të drejtat dhe liritë e njeriut, Konventa për eliminimin e të gjitha formave të diskriminimit kundër gruas, Karta sociale Evropiane, Traktati Ndërkombëtar për të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore, dhe posaçërisht Rekomandimet e Grupit të ekspertëve nga konferenca për rritjen e popullatës dhe për strukturën demografike pranë Kombeve të Bashkuara të cilat: Me respektimin e të drejtës së çifteve bashkëshortore dhe të individëve që lirisht ta zgjedhin numrin e fëmijëve të tyre, i fton Qeveritë dhe bashkësinë ndërkombëtare që t’i japin përparësi rritjes së sasisë dhe cilësisë së programeve për përkujdesje shëndetësore dhe reproduksion”. Me rëndësi është të përmenden edhe Rekomandimet e Grupit të ekspertëve nga konferenca për popullatë dhe për gruan pranë OKB, të cilat në Rekomandimin nr. 8 përcaktojnë: “Gruaja e cila dëshiron ta ndërpresë shtatzëninë e saj duhet të ketë qasje në informacionet e vërteta dhe të besueshme, këshillim të saktë dhe qasje në servil të sigurt për ndërprerjen e shtatzënisë”.

          Tinejxherët pranojnë se nuk kanë se me kënd të bisedojnë hapur për çështjet që kanë të bëjnë me jetën seksuale dhe me shëndetin riprodhues, ndërkaq prindërit më shpesh nuk janë të gatshëm të pranojnë se fëmijët janë seksualisht aktiv, kështu që u shmangen bisedave të këtilla. Nga kjo del se do të kishte qenë mirë që shteti ti kushtojë më tepër vëmendje kërkimit të mënyrave alternative për zvogëlimin e shtatzënisë së padëshiruar, posaçërisht përmes stimulimit të çifteve të reja bashkëshortore në fushën e planifikimit të familjes, mënyrave të ngritjes së vetëdijes së tinejxherëve, programeve edukative për shëndet seksual dhe mjeteve kontraceptive, në vend që të merret me masa me të cilat në mënyrë të dhunshme do ta rrisë natalitetin përmes shkeljes së të drejtave themelore të gruas.

          Habit edhe fakti që vetëm disa muaj pas miratimit të vlerësimit Strategjik të politikës, cilësisë dhe qasjes në kontracepsion dhe në abortim në Republikën e Maqedonisë, dokument ky i përpiluar nga Ministria e shëndetësisë dhe Enti republikan për mbrojtje shëndetësore, bëhen hapa të kundërta të detyrave dhe qëllimeve themelore të parapara në vetë dokumentin. Sipas të dhënave zyrtare të Entit Shtetëror për statistikë, në vitin 2006, shkalla e natalitetit në Maqedoni është 11.1 në 1000 banorë, ndërsa shkalla e mortalitetit është 9.1 në 1000 banorë, që tregon shkallë të shtimit vjetor të popullatës prej 2.0 në 1000 banorë, si dhe se në Maqedoni në periudhën e kaluar numri i aborteve të regjistruara është në rënie e sipër, kështu që në vitin 1991 numri i abortimeve ka qenë 665.1 në 1000 foshnje të lindura të gjallë, për dallim nga viti 2006 kur i njëjti është zvogëluar në 272.9 në 1000 fëmijë të lindur të gjallë. Inkurajuese janë edhe të dhënat se në Maqedoni shënohet rënie e fuqishme e shkallëve të vdekshmërisë së fëmijëve më të mëdhenj që thithin gji, si dhe rënie e vdekshmërisë maternale.

          Madje edhe të mos jetë kështu, Qeveria e Republikës së Maqedonisë gjithmonë duhet ti respektojë të drejtat e njeriut, posaçërisht e drejta e zgjedhjes së lirë, dhe në pajtim me politikën Strategjike në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë vazhdimisht duhet të punojnë në planin e identifikimit të gjendjes, të problemeve dhe në gjetjen e zgjidhjeve më adekuate përmes angazhimit të të gjitha institucioneve relevante në vend me të cilat do të përmirësohet shëndeti seksual dhe riprodhues. Përmes koordinimit t’i realizojnë qëllimet kryesore për shkak të të cilave është sjellë politika e tillë Strategjike, ndërsa vetëm të përkujtojmë, ato janë: si të zvogëlohet nevoja për abort, e jo si i njëjti të ndalohet, si të përmirësohet qasja dhe mundësitë për kontracepsion, si të përmirësohet cilësia e shërbimeve për abortim dhe të mbrohen të drejtat për shëndet reproduktiv të gruas, e jo të aplikohen masat me të cilat do të rriten shërbimet jolegale në dëm të shëndetit të gruas.

          Nga ana tjetër, është e saktë se çdo fëmijë e ka të drejtën të jetojë, por ka të drejtë të ketë jetë dinjitoze dhe të lumtur, të përmbushur me dashuri dhe ngrohtësi familjare e jo jetë me ndjenjën se nuk është i dëshiruar dhe se është i lënë anësh. Aq më tepër që Republika e Maqedonisë nuk ka ndërtuar sistem adekuat për strehimin e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe të braktisur nga familja, numri i të cilëve, siç mund të parashihet, do të rritet në situatën kur aborti do të jetë i ndaluar.

Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut i fton organet dhe institucionet kompetente shtetërore që të angazhohen për përmbushjen konsekuente të qëllimeve të parapara në politikën e paradokohshme Strategjike dhe për orientimin e aktiviteteve drejtë promovimit dhe përmirësimit të shëndetit riprodhues tek gratë, me theks të posaçëm në popullatën adoleshente dhe gratë në mjediset rurale, përmes veprimtarisë shëndetësore – edukuese dhe këshillave për mbrojtje nga shtatzënia e padëshiruar dhe marrëdhënie të sigurta seksuale.

1.2. Shpërndarje e mjeteve nga buxheti i RM për shoqata të qytetarëve dhe fondacionet

Në datën 25.12.2008 në “Gazetën Zyrtare” të Republikës së Maqedonisë u paraqit informacioni se Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e mbajtur në datën 02.12.2008 solli vendim për shpërndarjen e mjeteve nga Buxheti i Maqedonisë të dedikuara për shoqata të qytetarëve dhe fondacione. Konkursi u shpall kah fundi i muajit shkurt të vitit 2008 me afat për parashtrimin e aplikacioneve deri më 7 mars të vitit 2008.

Krahas asaj që Qeveria: ka shpallur strategji për bashkëpunim me sektorin joqeveritar, si dhe planit Aksionar për periudhën 2007-2011; për shkak të sigurimit të transparencës, përcaktimit të kritereve themelore organizative dhe përcjelljen efikase të përkrahjes financiare të shoqatave të qytetarëve dhe të fondacioneve ka përcaktuar Kod të praktikave të mira për përkrahje financiare të shoqatave të qytetarëve dhe të fondacioneve; njëri nga rekomandimet e raportit të BE për përparimin e Maqedonisë është përforcimi i bashkëpunimit me sektorin joqeveritar dhe rritja e transparencës për shpërndarjen e mjeteve..... sipas avazit të vjetër të mirë, mjetet sërish ishin të shpërndara në 83 organizata, por pa kritere transparente dhe të qarta për shpërndarje.

Njëri nga kriteret organizative të shpallura në thirrjen ishte edhe “Të merren me aktivitete dhe projekte me interes publik”. Parashtrohet pyetja sa nga organizatat të cilat kanë marrë mjete, kanë përvojë me projekte me interes publik, e sa me zhvillim lokal, kjo aq më tepër që me decentralizimin, shoqatat lokale e kanë mundësinë të aplikojnë edhe për mjete nga vetëqeverisja lokale. Në kontekst të kësaj që e thamë paraprakisht, së paku sipas titujve të projekteve, një pjesë e projekteve me siguri hyjnë edhe në domenin e Ministrive tjera (olimpiada matematikore, manifestime kulturore e sportive dhe ngjashëm).

Sipas Kodit, në shpalljen nuk ishte e botuar metodologjia për vlerësimin e propozim projekteve, pra me sa duket mu për këtë organizatat që u refuzuan nuk morën as sqarim përkatës se pse janë refuzuar që të mund në të ardhmen ta përmirësojnë cilësinë e aplikacioneve të veta.

Qytetarët e Maqedonisë kanë të drejtë të dinë se si shpenzohen paratë e tyre. Deri tani Qeveria nuk ka shpallur as raporte financiare as raporte narrative për projektet për të cilat janë dhënë mjete në vitet paraprake. Sërish edhe sivjet, edhe në vendimin edhe në kumtesat në ueb faqet, figuron vetëm emri i organizatës, titulli i projektit dhe shuma. Si qytetarë të Maqedonisë kemi të drejtë, poqese kemi ndonjë problem ose dëshirojmë të kyçemi në ndonjë nga aktivitetet që i përkrah Qeveria, të dimë se ku të drejtohemi.

Në këtë kuptim kërkuam përgjigje nga sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë dhe morëm letër në të cilën Sekretari i përgjithshëm praktikisht nuk përgjigjet në asnjë pyetje qenësore.

Pa analizë të mëtejme edhe një herë do ta përsërisim qëndrimin e Komitetit i cili është i njëjtë si ai i vitit të kaluar:

          Organizatat joqeveritare ekzistojnë që t’ju ndihmojnë qytetarëve në realizimin e nevojave të tyre të cilat nuk mund t’i përmbush shteti. Në Republikën e Maqedonisë për fat të keq ende nuk është i vendosur mekanizëm përmes të cilit sektori joqeveritar do të merr përkrahje mbi kritere objektive të cilat do ta mundësojnë vlerësimin e aktiviteteve të organizatave joqeveritare pa ndikesë politike të atyre që janë në pushtet. Kjo është edhe më tepër e nevojshme në kohën kur përkrahësit e jashtëm të sektorit joqeveritar ngadalë, por në mënyrë të sigurt tërhiqen nga ndihmesa që ua japin shoqatave të qytetarëve dhe fondacioneve të Maqedonisë, ose ato për vitin e ardhshëm kanë paraparë strategji të përmbylljes së aktiviteteve të tyre në Maqedoni. Qeveria e Republikës së Maqedonisë e cila në mënyrë paraduese lëvduese shpall strategji bashkëpunimi me sektorin joqeveritar, si dhe plan aksionar për periudhën 2007-2011, pikërisht me vendosjen e këtij mekanizmi dhe assesi ndryshe do të ndihmojë që organizatat joqeveritare ta gjejnë vendin e tyre dhe t’i realizojnë përpjekjet e tyre në shoqërinë tonë. Qeveria duhet t’i respektojë dokumentet që i ka sjellë si shembull për sundimin e të drejtës.

1.3. Komisioni i Venedikut e konfirmoi qëndrimin e Komitetit të Helsinkit për legjislacion anti diskriminues në Maqedoni!

       Pa marrë parasysh se Komiteti i Helsinkit gjatë pesë viteve të kaluara theksonte se ka nevojë për sjellje urgjente të një ligji të posaçëm për mbrojtje nga diskriminimi i cili do të jetë i qartë dhe jo i dy kuptimtë, si dhe në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me nevojat e qytetarëve; pa marrë parasysh që Komiteti i Helsinkit gjatë vitit 2005 përpiloi dhe ja parashtroi një propozim ligj të tillë parlamentit; pa marrë parasysh se Komiteti i Helsinkit rregullisht e alarmonte opinionin në Maqedoni për nevojën e formësimit normativ në këtë sferë si dhe në ekzistimin e zbrazëtirës juridike dhe pamundësisë që qytetarët e Maqedonisë të jenë të mbrojtur .... bartësit maqedonas të pushtetit mbeteshin të shurdhër lidhur me këtë çështje dhe gjenin mënyra  që ta zvarrisin këtë proces.

          Me shkresën e datës 16 qershor të vitit 2008, z-ti Meshkov në cilësinë e ministrit të punës dhe të politikës sociale ka kërkuar ekspertizë nga Komisioni i Venedikut për propozim ligjin për mbrojtje nga diskriminimi. Si rezultat të kësaj përfaqësuesit e Komisionit të Venedikut në periudhën nga 24 deri më 26 nëntor e vizituan Maqedoninë dhe realizuan një hulumtim në lëmin e legjislacionit anti – diskriminues. Njëkohësisht u realizuan edhe takime pune me përfaqësues të Qeverisë, organizatat qytetare dhe ekspertët të cilët punojnë në këtë problematikë. Nga rezultatet e këtij misioni, në formë të raportit, vërejtjeve dhe informacioneve të cilat janë grumbulluar gjatë vizitës, në seancën e 77-të Plenare të Komisionit të Venedikut (Venedik, 12 dhe 13 dhjetor) është përkrahur “Mendimi” Komisioni i Venedikut i përshëndet dhe i inkurajon intencat e Qeverisë që të përpilohet ligj i përgjithshëm për mbrojtjen nga diskriminimi dhe me këtë rast konsideron se ky është një hap i rëndësishëm në luftën kundër diskriminimit dhe për përmirësimin e mbrojtjes ligjore kundër diskriminimit në Maqedoni. Por njëkohësisht konsideron se propozim ligji nuk i ngërthen në vetvete standardet ndërkombëtare dhe nevojat nacionale për mbrojtje efektive nga diskriminimi. Komisioni i Venedikut i rekomandon Qeverisë së Maqedonisë që ta modifikojë propozim ligjin aktual para miratimit të tij nga parlamenti, dhe me këtë rast të merren parasysh vërejtjet e Komisionit të Venedikut si dhe sektori civil të jetë i kyçur në mënyrë aktive në ridefinimin e propozim ligjit. Poashtu, njëri nga rekomandimet e shumta është që propozim ligji të jetë më i qartë dhe më preciz.

          Komiteti i Helsinkit sinqerisht shpreson se qytetarët e Maqedonisë do të përfitojnë ligj të cilin e meritojnë dhe se Qeveria e Maqedonisë do të bëjë përpjekje dhe aktivitetet e saja për sjelljen e ligjit për mbrojtje nga diskriminimi do t’i orientojë në pajtim me rekomandimet e Komisionit të Venedikut.

1.4. Poqese dita njihet nga mëngjesi...

          Tre ngjarje në këtë periudhë raportuese të Komitetit, që në shikim të parë nuk kanë lidhje mes tyre, vetëm e përforcojnë përshtypjen se mundet – kur pavarësia e medieve, liria e të vepruarit të OJQ, reformat në sferën e të drejtës penale dhe kur “rrumbullakësohen reformat në MPB” – gjendjet edhe më tej mund të keqësohen. Detajet për ngjarjet janë të zëshme dhe të qarta që edhe nuk meritojnë sqarim dhe koment. I shënojmë vetëm si ngushëllim të vetëdijes – e jona është vetëm të tërheqim vërejtjen se ku mund të shpijnë.

          Mesazhe nga Brukseli – Ambasadori Ervan Fuere e ftoi Qeverinë e Maqedonisë që të ndërpresë t’i stigmatizojë mediat dhe ta margjinalizojë sektorin joqeveritar në vendin tonë, për shkak se edhe të parët edhe të dytët janë të nevojshëm për shoqëri të shëndosha demokratike. Kërkesën e këtillë ai e dërgoi nga foltorja e parlamentit Evropian në seancën e Komisionit të politikës së jashtme në të cilën duhej të votohej raporti për Maqedoninë. ”Qeveria duhet të bëjë më shumë përpjekje që ta kyç sektorin joqeveritar. Kriticizmi ndaj qeverisë duhet të dëgjohet, e jo të margjinalizohet”, deklaroi Fuere para europarlamentarëve, duke i prezantuar sfidat kryesore për Maqedoninë sivjet, nga të cilat shumicën e ndërlidhi me zgjedhjet e ardhshme. Sipas tij, duhet të bëhen përpjekje të mëdha nga ana e gjyqësisë që para këtyre zgjedhjeve të dënohen ata që e shkelën procesin zgjedhor në zgjedhjet e qershorit, me çka do të dërgohet mesazhi se sjellja e këtillë është e palejueshme.       Si diçka kyçe, poashtu, ai e vlerësoi përmbushjen e rekomandimeve të OSBE-së rreth zgjedhjeve, si dhe dhënia e kompetencave dhe të resurseve Këshillit për radiodifuzion që ta vëzhgojë objektivitetin e medieve.

          Profesori Kalajxhiev i dëbuar nga seminari – Në fund të janarit, siç shkruan gazeta “Dnevnik”, “Shefja e Seksionit për drejtësi i ambasadës amerikane në Shkup, Sintija Li, e ka dëbuar profesorin e Fakultetit Juridik Gordan Kallajxhiev nga seminari për trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve të Maqedonisë, me arsyetim se me praninë e tij ka bërë presion mbi përfaqësuesit e pushtetit të tretë. Sigurimi i ambasadës amerikane e ka dëbuar profesorin Kallajxhiev edhe nga hoteli në të cilin ditën e enjte është mbajtur seminari”.

          D-r Kallajxhiev, krahas asaj që është profesor në Fakultetin Juridik në Univerzitetin shtetëror në Shkup, është edhe udhëheqës i grupit punues të Ministrisë së drejtësisë për ndryshimin e Ligjit për procedurë penale, të cilit i është dedikuar seminari dhe ai është njëri nga autorët e tij, e si përfaqësues i Shoqatës për të drejtën penale dhe si përfaqësues i Ministrisë, ka obligim t’i përcjell projektin dhe debatin për ligjin, ndërsa shoqatat e gjykatësve dhe organizatat  ndërkombëtare, si ajo OPDAT, kanë obligim që këtë ta sigurojnë.

          Kjo, me sa e dimë është rasti i parë i nxjerrë në opinion, nga i cili është e qartë se edhe ndihmësit e jashtëm të reformave tona kanë interesa të veta, por edhe mënyra efikase të zbatimit të tyre.

          Drejtoria për Zbulim dhe e Kundërzbulim (DZK) do të kontrollohet vetë – Mediat botuan, MPB nuk demantoi se përgatiten ndryshime të Ligjit për punë të brendshme sipas të cilave “Drejtoria për Zbulim dhe Kundërzbulim edhe në të ardhmen do të funksionojë pa kontroll si në vendet e zhvilluara demokratike”. Në sajë të të njëjtave burime, për hir të të vërtetës, është lënë mundësia që këtë ta bëjnë edhe komisioni kompetent kuvendor dhe Avokati i popullit, por pa mundësi për çfarë do qoftë hetimi.

          DZK, ndryshe, tanimë morri mundësi më të gjëra për përdorimin e masave të posaçme hetimore dhe buxhet të rritur në mënyrë rekorde edhe vitin e kaluar edhe sivjet.

1.5. Mosrespektimi i obligimeve dhe i detyrimeve ligjore nga ana e organeve shtetërore (Prokuroria Publike Themelore – PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës themelore Shkup 1 – Shkup)

Pa marrë parasysh se në raportin nga vizita e fundit nga 30 qershori deri më 3 korrik të Delegacionit të Komitetit Evropian për parandalimin e torturës dhe veprimit e ndëshkimit jonjerëzor ose poshtërues (KPT) rekomandohet – “të realizohet hetimi tërësisht i pavarur për deklarimet për keqtrajtim të personave të privuar nga liria gjatë “Stuhisë malore”, ende nuk ka ç’thurje përfundimtare.

          Nuk është e kontestueshme, por edhe i tërë opinioni i Maqedonisë ishte dëshmitar se personat Tafil Dauti, Flurim Ameti, Nevzat Ziberi dhe Hebib Ameti, të gjithë nga fsh. Brodec ishin të ekspozuar në torturim, veprim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues dhe ndëshkim nga ana e pjesëtarëve të policisë që ka qenë e autorizuar për veprim në aksionin policor të pagëzuar “Stuhia malore”. Por, përfaqësuesit e organeve shtetërore (PPTh dhe gjykatësi hetues pranë Gjykatës Themelore Shkup 1 – Shkup), e injorojnë obligimin ligjor të përcaktuar në nenin 142 paragrafi 1 dhe paragrafi 3[2] nga Kodi Penal.

           Komiteti i Helsinkit ju drejtua me shkresë institucioneve të lartpërmendura që të na informojnë se cilat janë shkaqet për të cilat nuk është vepruar në mënyrë formale nga ana e tyre, përkatësisht pse nuk është parashtruar aktpadi penale për veprën e kryer penale “Torturim dhe veprim ose ndëshkim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues”. Përgjigje ende nuk ka. 

          Pas pajtimit të marrë me shkrim nga ana e katër të akuzuarve në rastin e Brodecit, Komiteti i Helsinkit i parashtroi aktpadi penale Prokurorisë Publike Themelore në Tetovë kundër NN kryerësve, pjesëtarë të policisë të cilët kanë marrë pjesë në aksionin policor “Stuhia malore” në fsh. Brodec dhe në Stacionin policor “Gazi Babë” – Shkup, për një vepër penale “Torturim dhe veprim ose ndëshkim të vrazhdët, jonjerëzor ose poshtërues” në sajë të nenit 142 paragrafi 1 nga Kodi Penal dhe për një vepër penale “Maltretim në kryerjen e shërbimit” në sajë të nenit 143 të Kodit penal.

          Komiteti i Helsinkit ende konsideron se organet kompetente do të bëhen të vetëdijshëm për gabimin e bërë, se aktpadinë e parashtruar penale do ta përkrahin dhe për shkak të dukshmërisë së vërtetësisë së dëshmive do të zbatojnë hetime efektive dhe të njëmendta kundër të akuzuarve. Në të kundërtën kjo heshtje dhe mos ndërmarrje e obligimeve ligjore në të ardhmen mund vetëm ta rrisë përdorimin e tepër të forcës.

1.6. Vizita në Entin Publik (EP) qendra Ndërkomunale për punë sociale në Makedonski Brod dhe familjet përkujdesëse në fsh. Manastirec

          Përfaqësuesit e Komitetit të Helsinkit për të drejtat e njeriut në datën 25 dhjetor të vitit 2008 e vizituan Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod. Shërbimi profesional përbëhet vetëm nga dy persona – punëtori social dhe psikologu, i cili njëkohësisht është edhe Drejtor. Personeli teknik numëron katër persona të punësuar për kohë të pacaktuar, e ato janë: arkëtari, kontabilisti, vozitësi dhe operatori për vendosjen e të dhënave. Sipas Rregullores për sistematizim, në këtë moment në Qendrën mungojnë pedagogu, juristi dhe defektologu. Për shkak të problemit të dukshëm qartë i cili ekziston në lidhje me mungesën e kuadrit profesional, e është në kundërshtim me Ligjin për mbrojtje sociale[3], nga Qendra na informuan se në Ministrinë vazhdimisht parashtrojnë formular për nevojën e punësimit, por deri tani e njëjta nuk është realizuar. Në Qendrën nuk ka hapësirë përkatëse për takime kur është paraparë që takimet të realizohen në qendrën, nuk ka dhomë të posaçme për punë me të mitur në rrezik, kështu që aktivitetet zhvillohen në zyrën e Drejtorit. Poashtu, na u theksua edhe problemi i pamundësisë për shfrytëzimin e automjetit që është marrë si donacion nga UNICEF-i, për shkak të problemeve gjatë regjistrimit të tij.

          Vendosja në familje tjetër është njëra nga format e mbrojtjes jashtë institucionale të fëmijëve dhe personave në moshë madhore, e cila realizohet në kuadër të sistemit të mbrojtjes sociale. Qendra e përcjell dhe e koordinon vendosjen dhe strehimin e personit në familjen për përkujdesje. Familja për përkujdesje është e obliguar të veprojë sipas udhëzimeve të dhëna nga qendra, për përkujdesjen ndaj personit të vendosur dhe në kohë ta informojë qendrën për të gjitha ndryshimet dhe nevojat e personit të strehuar. Qendra në një familje përkujdesëse mund të vendos më së shumti pesë persona, duke i pasur parasysh kushtet dhe mundësitë për vendosje të familjes. Në Makedonski Brod dhe në fsh. Manastirec ka 32 familje përkujdesëse, nga të cilat janë aktive vetëm 20 familje (7 në Makedonski Brod dhe 13 në fsh. Manastirec). Fëmijët të cilët janë të vendosur në këto familje më shpesh janë fëmijë me paralizë cerebrale dhe daun sindromën. Mosha e fëmijëve që janë të strehuar në këto familje është prej 1 deri 20 vjet. Nacionaliteti i fëmijëve është i ndryshëm dhe, pa marrë parasysh se shumica janë Maqedonas, ka edhe Romë, por edhe Shqiptarë. Të gjithë fëmijët kanë mjek amë në Makedonski Brod, e nëse kanë nevojë për kontrollim nga specialisti shkojnë në Prilep ose Kërçovë. Për raste urgjente thirret ndihma e shpejtë nga Makedonski Brodi. Në fsh, Manastirec në plan është ndërtimi i ambulancës, ndërsa në këtë moment mjeku e viziton fshatin një herë në muaj. Në fsh. Manastirec është themeluar edhe Qendër fëmijërore në të cilën punon punëtor social i angazhuar me kontratë.

          Nga biseda me disa nga familjet përkujdesëse e morëm informacionin se përfaqësuesit e qendrave amë i vizitojnë fëmijët sipas nevojës, por më shpesh nga një deri tri herë në vit. Por, poashtu rregullisht kontaktojnë përmes telefonit me këto familje. Vetëm si shembull do të kishim dashur të vëmë në pah se nënat me të cilat biseduam na informuan se pa marrë parasysh se më parë kanë qenë më azhure, ekipi profesional nga Velesi nuk ka ardhur tanimë një vit. Një nga familjet për përkujdesje nuk ka marrë as libra pa pagesë për fëmijën, e për këtë shkak ata kanë qenë të detyruar t’i blejnë vetë. Familja e dytë e cila ka strehuar fëmijë përmes Qendrës për punë sociale të Kavadarit na informoi se disa herë i kanë lutur të vijnë, por nga qendra u janë përgjigjur se janë tejet të angazhuar. Ankesa më të mëdha kishte për punën e Qendrës për punë sociale në Shkup,  si për vizitat, ashtu edhe për raportin dhe bashkëpunimin. Ndërkaq, nënat na informuan se nga Qendra në Makedonski Brod vizitohen pothuajse çdo ditë.

           Në përgjithësi, vizita e bërë familjeve për përkujdesje na bëri përshtypje të mirë, por prapëseprapë Komiteti i Helsinkit konsideron se si problem paraqitet mbikëqyrja dhe kontrolli i cili patjetër duhet të zbatohet nga ana e qendrave amë për punë sociale. Pa marrë parasysh se as në ligjin e as në rregulloren nuk qëndron se sa herë duhet të vizitohet fëmija, prapëseprapë vizitat më të shpeshta janë në favor të interesit më të mirë të fëmijës. Poashtu, në lidhje me Qendrën për punë sociale në Makedonski Brod, urgjentisht nevojitet rrumbullakimi i ekipit profesional, krijimi i kushteve hapësinore për punë dhe blerja e automjetit funksional.

2. SHKELJE TË TË DREJTAVE EKONOMIKE DHE SOCIALE

2.1. Rasti Gjorgji Biljanovski

          Personi Biljanovski Gjorgji që në vitin 2006 i është drejtuar Inspekcionit Ndërtimor pranë komunës së Ohrit duke paraqitur nënpullaz të ndërtuar nga fqinji i tij pa leje ndërtimi. Pas parashtresës së tij, nga inspekcioni ndërtimor pranë komunës së Ohrit ka marrë përgjigje se është sjellë Vendim për mënjanimin e ndërtimit[4] si dhe Konkluza për përmbarim[5] për nënpullazin e ngritur në lartësi më të madhe nga ana e fqinjit të tij. Poashtu pala ka qenë e informuar se aktet kanë qenë të dorëzuara në Seksionin e përmbarimit.

Prej atëherë, në mënyrë të vazhdueshme gjatë dy viteve të kaluara, Biljanovski është në komunikim me organet kompetente të pushtetit qendror dhe lokal në Ohër në lidhje me ndërtimin e fqinjit të tij i cili gjendet nën regjimin e posaçëm të tërësisë së mbrojtur urbane Pjesa e Vjetër e qytetit të Ohrit. Por, edhe pas më shumë se dy vitesh, ndërtimi për të cilin tanimë ka Vendim për mënjanim dhe i njëjti është në seksionin përmbarues, ende nuk është mënjanuar.

Për rastin, Komiteti i Helsinkit ju drejtua Shërbimit Përmbarues të Inspekcionit Komunal Ndërtimor në Ohër, prej ku morëm përgjigje me të cilën na informojnë se investitori ka filluar procedurë për legalizimin e objektit të këtillë edhe përkundër faktit që vija e pullazit e objektit kontestues është për 35 cm më e lartë nga ajo që paraprakisht është miratuar.

          Duke pasur parasysh se bëhet fjalë për objekt i cili gjendet në rajon i cili është nën regjim të posaçëm mbrojtës, Komiteti i Helsinkit ju drejtua edhe Drejtorisë së trashëgimisë kulturore për informacion nëse ajo ka dhënë leje për ndërtimin e objektit kontestues, me ç’rast morëm përgjigje negative.

Prapëseprapë krahas kësaj përgjigje dhe përkrah gjendjes faktike në të cilën fqiu i palës ka ndërtim mbi lartësinë e lejuar në rajonin e mbrojtur të qytetit dhe pa leje nga Drejtoria për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, ai edhe më tej është në procedurë për legalizim?! Madje, edhe pas më tepër se dy vjet nuk e mënjanon objektin e ndërtuar pa leje, e me këtë rast institucionet ende heshtin.

          Komiteti i Helsinkit shfaq habinë nga sjellja e institucioneve (inspekcioni ndërtimor i Ohrit) inercia e tyre në zbatimin e ligjeve posaçërisht kur bëhet fjalë për rajon të mbrojtur me interes të posaçëm nacional, e njëkohësisht edhe për mbrojtje dhe shfrytëzim të pa penguar të pronësisë. Komiteti i Helsinkit i fton kompetentët që të përmbushin obligimet e tyre  ligjore për ta siguruar sundimin e të drejtës.

2.2. Ligji për qarkullim pagesor shkakton shkelje të të drejtave sociale të qytetarëve 

          Në raportin e vet mujor për muajin shkurt të vitit 2008, Komiteti i Helsinkit  e tërhoqi vërejtjen se ekzistojnë mëdyshje dhe paqartësi në pikëpamje të aplikimit praktik të Ligjit për qarkullim pagesor. Në nenin 22 të Ligjit për qarkullim pagesor është paraparë që nëse ndonjë person (juridik ose fizik) nuk ka mjete të mjaftueshme në llogarinë e tij në bankën përkatëse në sajë të të cilave do të duhet të realizohet vendim gjyqësor për pagesë të detyrueshme të obligimeve të tija të arritura në baza të ndryshme, banka e tij do duhej t’i informojë të gjitha bankat tjera që ta ndërpresin shfrytëzimin e parave nga llogaritë të cilat ky person i ka hapur në ato banka. Kryesisht vendimi i tillë ka mbështetje ligjore dhe është e arsyeshme. Por, problemi që këtu do të mund të paraqitej është nëse vendimi i tillë mund të aplikohet edhe ndaj llogarive në të cilat borxhliu – personi fizik paraqitet si tutor i dikujt, përfaqësues ligjor, shfrytëzimi i pensionit, si i autorizuar i bartësit të llogarisë e tjera. Me një fjalë kjo dispozitë kërkonte rregullim më specifik, e në kontekst të rruajtjes së veprimit social.

          Komiteti i Helsinkit u apelonte organeve kompetente që në kohë t’i sqarojnë këto dhe mdyshjet tjera me sjelljen e udhëzimeve të veçanta për zbatimin operativ të ligjit për qarkullim pagesor. Por, për fat të keq kjo ende nuk është bërë dhe në praktikë tanimë fillojnë të paraqiten raste konkrete.

2.2.1. Rasti Millka Simonovska

          Millka Simonovska është pensioniste e cila më 29 Maj të vitit 2008 ka marrë Urdhëresë përmbarimi me të cilën i përcaktohet ndalesë për 1/3 e pensionit. Dy muaj më vonë ose më saktësisht më 22 Qershor të vitit 2008 merr urdhëresë të dytë me të cilën tani nga e njëjta llogari transaksioni kërkohet që të përmbarohet kërkesa në para në lartësi prej 93.240,00 MKD.

          Pa marrë parasysh se ekziston obligimi ligjor për kufizimin e përmbarimit mbi pensionet sipas Ligjit për përmbarim deri në shumën nga një e treta e pensionit, Millka Simonovska ka mbetur pa të ardhurat e saj të rregullta për kënaqjen e nevojave të saja themelore jetësore.

2.2.2. Rasti Millosh Naumovski

          Gjykata e Apelit në Shkup ka sjellë vendim me të cilin ankesa e Millosh Naumovskit në rolin e debitorit (borxhliut) e ka refuzuar si të pabazë, ku Naumovski ka bërë parashtresë se llogaria e tij është e bllokuar nga 15 Qershori i vitit 2008, e kjo llogari shërben për pranimin e pensionit. Por, Gjykata e Apelit në Shkup në mbështetje të vendimit të tij ka theksuar – “Domethënë nga fletë urdhëresa del se i njëjti ka të bëjë me llogarinë në “Komercijallna Banka AD Skopje” dhe në te nuk është theksuar se mjetet do të jenë nga pensioni të cilin e realizon debitori. Madje edhe nga dëshmitë e dorëzuara si shtojcë e ankesës nuk mund të konstatohet se llogaria e transaksionit e debitorit të cilën e ka në “Prokredit banka”, e në të cilën është bllokuar pensioni i tij, se me këtë rast bazë e bllokimit është fletë urdhëresa e kontestuar e përmbaruesit”.

          Gjithsesi askënd nuk e intereson nëse Millosh Naumovski ka mbetur pa të ardhurat e tija të rregullta për kënaqjen e nevojave të veta themelore jetësore.

3. RASTE POLICORE DHE GJYQËSORE

3.1. Shkelje e vrazhdët dhe manipulimi i të drejtës së mbajtjes në polici

                Problematika e marrjes dhe mbajtjes së personit të privuar nga liria është e rregulluar me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, Ligjin për procedurë penale dhe Rregulloren për kryerjen e punëve të MPB, edhe atë në nenin 12 paragrafi 4[6] nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë, neni 3 paragrafi 3 nga LPP, neni 204 paragrafi 6[7] nga LPP, neni 50 paragrafi 1[8] nga Ligji për policinë dhe neni 44 paragrafi 5[9] nga Rregullorja për kryerjen e punëve të MPB.

Gjatë muajit dhjetor të vitit 2008 Komiteti i Helsinkit regjistroi dy raste mjaft specifike në të cilat pjesëtarët e policisë kanë dështuar në zbatimin e autorizimeve policore.

3.1.1. Rasti Todorovski Goce, Aleksovski Bllagojçe dhe Vellovski Sasho, Manastir

          Z–nja Tatjana Todorovska dhe z-nja Lidija Vellovska që të dyja nga manastiri na informuan për rastin/ngjarjen e të afërmve të tyre, Goce Todorovski dhe Sashe Vellovski, si dhe Bllagojçe Aleksovski.

Ne u informuam se në datën 26.10.2008 diku rreth orës 24 në rrugën regjionale Kratovë – Probishtip, në pompën e benzinës gjatë kontrollit të kryer rutinor të bërë nga policë komunikacioni, personat Goce Todorovski, Sasho Vellovski, si dhe Bllagojçe Aleksovski, janë marrë në stacionin policor Probishtip, ku janë mbajtur me arsyetimin se janë të dyshuar për kryerje të veprës penale Vjedhje e rëndë të bërë në Probishtip.

          Të tre të paraburgosurit janë mbajtur në Stacionin Policor në Probishtip. Të nesërmen, në datën 27.10.2008, Sasho Vellovski me automjet është dërguar në Shkup në krim – teknikën për shkak të ekspertizës, ndërsa është kthyer në mbrëmje rreth orës 21. Sipas pohimeve të nënave të të privuarve nga liria, pasi që ka kaluar afati ligjor prej 24 orësh nga momenti i marrjes së tyre, të privuarit janë dërguar në Stacionin Policor në Koçan, duke mos i nxjerrë paraprakisht para gjykatësit hetues. Edhe në këtë stacion policor janë marrë në pyetje dhe janë mbajtur 24 orë, e pas kësaj destinacioni i ardhshëm i tyre ka qenë Stacioni policor në Shtip.

          Në datën 30.10.2008 më në fund janë nxjerrë para gjykatësit hetues pranë Gjykatës Themelore në Shtip, ku u është shqiptuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Pas përcaktimit të masës paraburgim, të privuarit nga liria janë dërguar në Burgun në Prilep për ta vuajtur masën e paraburgimit.

3.1.2. Rasti Katerina Petro, Shkup

          Në datën 20.12.2008 në orët e hershme të mëngjesit njësia speciale policore me thyerje të derës hyrëse ka hyrë në shtëpinë e z-njës Katerina Petro. Sipas pohimeve të z-njës Petro ata nuk kanë pasur fletë urdhëresë gjyqësore për bastisje të shtëpisë. Pas dy orë marrje në pyetje dhe kryerjes së bastisjes, e njëjta është privuar në stacionin policor të Gazi Babës. Në të njëjtin stacion z-nja Petro është mbajtur nga ora 06:00 deri në orën 23:00. Mandej është dërguar në SP Çair, ku është mbajtur edhe 10 orë plotësuese. 

          Z-njës Petro i janë marrë dy telefona celular dhe një lap top, e për këtë gjë është përpiluar Vërtetim për sende që janë marrë dhe të njëjtat ende nuk i janë kthyer.

          Komiteti i Helsinkit, pas regjistrimit të këtyre dy rasteve, konstatoi se ekzistojnë indikacione se procedura e mbajtjes së personit dhe privimit nga liria nuk është respektuar nga ana e organit kompetent të përndjekjes, në rastin konkret Ministria e punëve të brendshme, përkatësisht stacionet policore ku palët janë shëtitur dhe sjellë vërdallë nga njëri në stacion tjetër.

          Në, të gjitha aktet e lartpërmendura, në aktet nënligjore – rregulloren dhe Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë në mënyrë të thuktë është theksuar se “personi i privuar nga liria duhet detyrimisht menjëherë, e më së voni 24 orë nga momenti i privimit nga liria,  të nxjerrët para gjykatës, e cila pa shtyrje do të vendos për ligjshmërinë e privimit” (neni 3 paragrafi 3 nga LPP) ose “pas skadimit të këtij afati personi i autorizuar zyrtar i Ministrisë së punëve të brendshme është i obliguar që personin e mbajtur ta lëshojë në liri ose të veprojë në pajtim me dispozitat ligjore” (neni 204 paragrafi 6 nga LPP).

          Në rastin e parë zotërinjtë janë mbajtur 3 herë nga 24 orë, që është absolutisht e palejueshme në pajtim me dispozitat ligjore, ndërsa në rastin e dytë z-nja Petro është mbajtur rreth 19 orë në SP Gazi Babë, por edhe 10 orë plotësuese në SP Çair. Me qëllim që të kuptojë shkaqet, Komiteti i Helsinkit  ju drejtua institucioneve kompetente[10] dhe nga çdo njëri veç e veç të informohet me detaje në të hollësishme për shkaqet e mbajtjes së pa zakonshme të shumëfishtë.

          Nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm kërkuam të informohemi para së gjithash a janë të njohur me rastin (pa marrë parasysh që palët tanimë i janë drejtuar të njëjtit), a kanë realizuar kontroll të brendshëm dhe hetim, dhe poqese e kanë bërë këtë, cili është rezultati i të njëjtave. Komiteti i Helsinkit kërkoi që të informohet nëse Sektori ka iniciuar procedurë kundër pjesëtarëve të policisë të cilët siç shihet, nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore dhe personin/personat e privuar nga liria i kanë mbajtur në stacionet policore më tepër se 24 orë, me ç’rast të njëjtit nuk i kanë nxjerrë para gjykatësit hetues qysh gjatë 24 orëve të para, përkatësisht qysh më datën 27.10.2008, kur zotërinjtë nga rasti i parë edhe është dashur të nxirren, ndërsa z-nja Petro të nesërmen qysh para se të transferohen në SP Çair ose duhej të njëjtit të lëshohen në liri siç parashikojnë dispozitat ligjore.

          Nga stacionet policore është kërkuar që të na informojnë për shkaqet për të cilat personat e privuar nga liria nuk janë nxjerrë para gjykatësin hetues në afatin e paraparë me ligj, por të njëjtit u janë dorëzuar kolegëve të tyre në stacione tjera policore. Stacionet policore të cilat i kanë pranuar personat e privuar nga liria dhe të njëjtit janë mbajtur edhe 24 orë shtesë, përkatësisht 10 orë shtesë në rastin e z-njës Petro, i lutëm të na informojnë për shkaqet për të cilat i kanë pranuar personat e privuar nga liria duke ditur se të njëjtit tanimë e kanë përmbushur periudhën 24 orëshe për mbajtje në SP. Dhe në fund, nga të gjitha institucionet kompetente kërkuam që të na informojnë vallë a janë ngritur procedura kundër pjesëtarëve të policisë të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore.

          Në lidhje me shkresat tona për rastin e parë, morëm përgjigje nga SP Probishtip dhe SP Koçan, të cilët na informojnë se rasti është vënë nën thjerrëzën e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe na udhëzojnë që të drejtohemi atje për të dhëna më të detajuara, gjë të cilën Komiteti e ka bërë qysh në fillim.

          Sa i përket rastit të dytë, nga Ministria e punëve të brendshme është marrë përgjigje e gjerë[11] në të cilin theksohen përpjekjet e Qeverisë për luftë kundër kriminalitetit, për transparencë të ministrisë si dhe llogaridhënie në punën. Njëkohësisht në shkresën e Ministrisë pa nevojë e fyejnë drejtorin e TV Alsat-M, duke bërë vështrim në përvojën dhe aktivizmin e drejtorit në gazetarinë dhe sektorin joqeveritar.

          Komiteti i Helsinkit pret se Sektori për kontroll të brendshëm dhe Ministria e punëve të brendshme nuk do të vazhdojnë me vënien në pah të arritjeve personale dhe politike, por do të përgjigjen në pyetjen konkretisht të parashtruar – cilat janë shkaqet për të cilat z-tërinjtë dhe z-nja, si persona të privuar nga liria janë mbajtur më shumë se 24 orë dhe janë transferuar nga një në të dytën e mandej edhe në stacionin e tretë policor.

          Komiteti i Helsinkit kërkon dhe pret se pas kontrollit të zbatuar, Sektori do të ndërmerr sanksione ndaj pjesëtarëve të policisë të cilët nuk i kanë respektuar dispozitat ligjore, me ç’rast shpresojmë se të njëjtat nuk do të sanksionohen vetëm me para përmes procedurës disiplinore por do të përndjekje penalisht për vepër penale “Privim kundërligjor nga liria” në sajë të nenit 140 paragrafi 4 vv me paragrafin 1[12] nga Kodi penal.

3.2. Rasti Vanço Georgievski

          Personi Vanço Georgievski nga Koçani ka marrë aktvendim gjyqësor[13] nga Gjykata Themelore Koçan me të cilën obligohet që i padituri Qarkullim dhe shërbime “Tutun” Sh.A. Shkup, ti paguajë atij në llogari të rrogave të papaguara për periudhën prej 01.11.1997 deri 28.02.2007 shumën prej 637.926,00 denarë si dhe kontribute për sigurim pensional dhe invalidor për të njëjtën periudhë. Ky aktvendim gjyqësor është bërë i plotfuqishëm dhe ekzekutiv në datën 10.07.2007.

          Poashtu me aktvendimin gjyqësor[14] e cila është bërë ekzekutive në datën 24.04.2006 Gjykata e Apelit në Shtip e ka obliguar të paditurin që paditësit Vanço Georgievski t’ia zhdëmtojë shpenzimet e procedurës gjyqësore në lartësi prej 173.420,00 denarë.

          Me që të dyja aktvendimet gjyqësore janë ekzekutive pala në mënyrë të rregullt ka parashtruar Kërkesë për përmbarim[15] tek përmbaruesi i cili është përmbarues për rajonin e Gjykatës Themelore në Koçan. Mirëpo, pa marrë parasysh që përmbaruesi ka obligim ligjor[16] si dhe mjete që të procedojë për Kërkesën për përmbarim edhe pas taksës së paguar në mënyrë të rregullt për administrimin e lëndës nga pala ai edhe pas dy vitesh ende nuk i ka inkasuar kërkesat e veta.

          Nga shkaku që, në pajtim me lajmërimin nga përmbaruesi, llogaria e debitorit është e bllokuar, ai ka kërkuar informacion nga MPB – DPB Shkup për evidencën e automjeteve të regjistruara motorike në emrin e debitorit. Pa marrë parasysh se nga MPB ka marrë informacion se në emrin e debitorit janë të regjistruara tetë automjete, përmbaruesi me proces verbal ka bërë regjistrim dhe vlerësim të sendeve të luajtshme që gjenden tek personi i tretë. Gjatë kontrollimit të lejeve të komunikacionit ka konstatuar se dy automjetet që gjenden tek personi i tretë janë në pronësi të tij, ndërsa për automjetet tjera të theksuara në informacionin nga MPB, drejtori i personit juridik ka deklaruar se ato nuk gjenden në autoparkun e mjeteve motorike të firmës dhe se nuk ka njohuri se ku janë ato. Me këtë ka përfunduar edhe procedimi i përmbaruesit lidhur me këtë lëndë i cili ka kaluar procedurë të gjatë gjyqësore që të arrijë në vendimin e plotfuqishëm gjyqësor. I përcjellë me shpenzime gjyqësore, shpenzime për avokat, shpenzime për përmbarim me taksë për përmbaruesin, por pa përmbarim!

          Në këtë rast, përmbaruesi kompetent jo vetëm që nuk ka proceduar në sajë të kërkesës për kthyerje në punë në të cilën punëtori ka pasur të drejtë, por i njëjti as që ka bërë përpjekje të grumbullojë të dhëna për gjendjen pronësore të debitorit, pronën e tij të luajtshme e posaçërisht të pa luajtshme me që firma debitore ende është aktive, gjë e cila e paraqet obligimin E TIJ ligjor[17][18]. Që të jetë absurdi edhe më i madh, përmbaruesi përkatës, regjistrimin dhe vlerësimin e pronës së luajtshme e ka kryer vetëm në sajë të deklaratës së personit të tretë se nuk e ka të njohur se ku janë automjetet tjera, duke mos u udhëhequr nga informacioni zyrtar nga MPB që t’i gjejë dhe t’i merr automjetet e debitorit.

          Për fat të keq ky shembull nuk është i vetëm në labirintin juridik në këtë shtet që e imponon pyetjen vallë a gëzojnë qytetarët e R. Maqedonisë siguri juridike e cila do t’i bind se edhe pas bredhjes së gjatë nëpër gjykata prapëseprapë do të mund t’i plotësojnë kërkesat e veta?! Ose të gjitha reformat gjyqësore bëhen në emër të qytetarëve dhe të drejtësisë por vetëm në letër?!

          Komiteti i Helsinkit me këtë rast rikujton se Ligji për përmbarim u jep autorizime të mëdha përmbaruesve pikërisht me qëllim që të arrihet efikasitet më i madh i të përmbarimit e jo të sigurohet dispozicion më i madh personal. Prandaj e fton Ministrinë e drejtësisë që të bëjë përcjellje më të azhurnuar dhe më aktive të punës së përmbaruesve, me qëllim që palët të mos i lihen vetvetes dhe vullnetit të përmbaruesve.

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Teokracia është formë e rregullimit shtetëror në të cilin sundon Zoti përmes klerit ose përmes kryesues laik si përfaqësuesi i tij. Marrë në përgjithësi, besimi, përkatësisht religjioni e ka rolin kryesor me vendimet që janë sjellë dhe me menaxhimin në shoqërinë teokratike.

[2] Neni 142 paragrafi 3 – Ligji për procedurë penale

Çdokush është i obliguar të paraqesë vepër penale e cila ndiqet në sajë të detyrës zyrtare.

[3] Ligji për mbrojtje sociale (teksti i pastër) 

Neni 77

Qendra për punë sociale (në tekstin e mëtejmë: qendra) themelohet si ent publik për mbrojtje sociale me autorizime publike për shkak të kryerjes së punëve nga mbrojtja sociale.

Qendra mund të themelohet, poqese janë të përmbushura kushtet e përgjithshme për themelimin e entit publik për mbrojtje sociale nga neni 55 i këtij ligji dhe në mënyrë të obligueshme i ka së paku profilet vijuese arsimore: punëtor social, psikolog, pedagog ose pedagog specialist për parandalim dhe risocializim dhe jurist të diplomuar.

Personat me profilin arsimor nga paragrafi 2 i këtij neni, duhet të kenë së paku arsim të lartë.

Qendra mund të themelohet për rajonin e një ose më tepër komuna.

[4] Vendim për mënjanimin e ndërtimit me Up. nr. 25-1734/6 të datës 01.02.2006

[5] Konkluza për përmbarim me Up. nr. 25-1734 të datës 02.02.2006.

[6] Neni 12 paragrafi 4 – Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë dhe neni 3 paragrafi 3 nga Ligji për procedurë penale 

Personi i privuar nga liria duhet patjetër menjëherë, e më së voni në afat prej 24 orësh nga momenti i privimit nga liria, të nxjerrët para gjykatës, i cili pa shtyrje do të vendos për ligjshmërinë e privimit nga liria.

[7] Mbajtja mund të zgjasë më së shumti 24 orë, llogaritur nga momenti kur personi është privuar nga liria. Pas skadimit të këtij afati personi zyrtar nga Ministria e punëve të brendshme është i obliguar që personin e mbajtur ta lëshojë në liri  ose të veprojë në pajtim me dispozitat ligjore.

[8] Nëpunësi policor mund të mbajë person për të cilin ekzistojnë baza të dyshimit se ka bërë vepër penale për të cilën ndiqet në sajë të detyrës zyrtare, nën kushtet dhe në mënyrën të përcaktuara me ligj të veçantë, me ç’rast mbajtja mund të zgjas më së shumti 24 orë.

[9] Mbajtja  mund të zgjasë më së shumti 24 orë, e pas kësaj personi i autorizuar personin e mbajtur e lëshon në liri ose e dërgon tek gjykatësi më i afërt hetues.

[10] Për rastin e zotërinjve nga rasti i parë Komiteti i Helsinkit ju drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm pranë MPB – Shkup, Stacionit Policor Koçan, SP Probishtip dhe SP Shtip, ndërsa për rastin e z-njës Petro, Komiteti i Helsinkit ju drejtua Sektorit për kontroll të brendshëm të SP Gazi Babë dhe SP Çair.

[11] Shkresa qarkullon edhe deri te Këshilli për radiodifuzion, Ervan Fuere – përfaqësuesi i posaçëm i BE në RM dhe Filip Riker, ambasador i SHBA në RM.

[12] Privimi kundër ligjor nga liria – Nenin 140 – Kodi penal

(4) Nëse privimin kundër ligjor nga liria e bën personi zyrtar me keqpërdorimin e pozitës ose autorizimeve zyrtare, do të ndëshkohet me burg prej tre muaj deri pesë vjet. 

(1) Ai që do të paraburgos tjetrin në mënyrë kundërligjore, do ta mbajë të mbyllur, ose në mënyrë tjetër do t’ia merr ose kufizojë lirinë, do të ndëshkohet me dënim në para ose me burg deri në një vit.

[13] P. nr. 241/2006

[14] GZh nr. 2959/05

[15] Neni 27, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës 18.05.2005 

Parashtrimi i kërkesës për përmbarim

(1) Kërkesën për përmbarimin e dokumentit përmbarues kreditori ja parashtron përmbaruesit.

(2) Përmbaruesi është i obliguar të procedojë për kërkesën për përmbarim.

(3) Me dorëzimin e dokumentit përmbarues përmbarimi i të cilit kërkohet, përmbaruesi është i autorizuar të zgjedh mjete të përmbarimit dhe sende të kreditorit për shkak të përmbarimit të plotë të dokumentit përmbarues. 

[16] Neni 27, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës 18.05.2005 

Parashtrimi i kërkesës për përmbarim

(1) Kërkesën për përmbarimin e dokumentit përmbarues kreditori ja parashtron përmbaruesit.

(2) Përmbaruesi është i obliguar të procedojë për kërkesën për përmbarim.

(3) Me dorëzimin e dokumentit përmbarues përmbarimi i të cilit kërkohet, përmbaruesi është i autorizuar të zgjedh mjete të përmbarimit dhe sende të kreditorit për shkak të përmbarimit të plotë të dokumentit përmbarues.

[17] Neni 40, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës 18.05.2005 

"(1) Përmbaruesi i ndërmerr veprimet vijuese:

…- grumbullon të dhëna për gjendjen pronësore të debitorit në funksion të përmbarimit;…

- bën regjistrim, vlerësim, marrje dhe shitje të sendeve të luajtshme, të drejtave dhe gjërave të paluajtshme, pranon mjete nga debitori, dorëzon në zotim ...;

-  e bën shpërnguljen dhe veprime tjera përmbaruese të nevojshme për zbatimin e përmbarimit të përcaktuara me ligjin dhe aktet nënligjore;…

- kryen edhe veprime tjera të parapara me ligj …."

[18] Neni 24, Ligji për përmbarim, G. Zyrtare e R.M. nr. 35/05 e datës 18.05.2005 

Lëndë e përmbarimit

"Lëndë e përmbarimit për shkak të shlyerjes së kërkesës në para mund të jetë çdo send i debitorit ose e drejtë pronësore e tija, që nuk janë të përjashtuara me ligj nga përmbarimi, përkatësisht poqese përmbarimi mbi ato nuk është  kufizuar me ligj.”"


Twitter Facebook
Normal_banner-free-sq Normal___________alb Normal_banner-lgbti Normal_banner-ws-sq Normal_screenshot_2017-10-24_13.29.57